Si i falsifikoi notat e fakultetit Hashim Thaçi!

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Krejt karrirerën e filloi me një falsifikim Hashimi!
Sali Rexhaj
Ishte viti 1991 kur u hap konkursi për postin e zberazët të Prorektorit Student në UP. Rektor në këtë kohë ishte Ejup Statovci dhe çdo gjë zhvillohej nën mbikëqyrjen e tij.
Për këtë post kishin konkurruar studentët më të mirë, pasi ishte i vetmi post i studentëve, i cili merrte pagë mujore.
Mes tjerash kishte konkurruar edhe Naim Gjergji, student i shkencave matematiko-natyrore me notë mesatare 10.
Hashim Thaçi nuk i kishte notat e mira, mori certifikaten e notave dhe e futi në ujë të nxehtë, ajo doli e pastër pasi certifikatat në këtë kohë plotësoheshin vetëm me ngjyrë. I shkroi notat e reja krejta 10-she.
Me përkrahjen e UP-së të cilin e kishte në dore shoku i tij Fisnik Cukaj, i cili nuk e dinte punën e falsifikimit, u zgjodh Hashimi Prorektor student.
Puna shkoi mirë deri në vitin 1993 kur nga fakulteti i Historisë në adresë të Rektorit Statovci arriti një peticion i studentëve të historisë, i cili e informonte Rektorin për falsifikimin.
Nga vjeshta e vitit 1991 studentët e profesorët ishin në objekte private pasi ishin përzënë nga objektet e tyre nëpër fakultete me masa të dhunshme të pushtetit serb.
Rektori Statovci mori kontakt me referentin e fakultetit të historisë dhe e siguroi certifikatën origjinale, e ftoi Hashimin në takim dhe e shkarkoi menjëherë. Pa diskutim.
Kurrë më nuk e takova Hashimin, derisa e pashë në takim në tetorin e vitit 1998 me ambasadorin Hill në fshatin Dragobil si përfaqësues i UاK-ës.
Mu ngritën flokët përpjetë.
Tjerat i dimë të gjithë.
Fati e deshti që Ejup Statovci ndërroi jetë në kohën kur Hashimi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. La vetëm një porosi me shkrim. Varrimi të behej vetëm në prani të familjarëve.
hashimi-1-1.jpg
http://www.shqiptari.eu
 
Nuk mund te ishte edhe ky ndryshe nga politikanet shqiptare nga memedheu.
Nje mjalte jemi ne, si ketej, si andej kufirit.
 
I vetmi dokument i bere publik ku ky ka shkruar me doren e vet eshte formulari i deklarimit te pasurise.

Ne dy fjali 19 gabime. Dhe eshte president.
 
I vetmi dokument i bere publik ku ky ka shkruar me doren e vet eshte formulari i deklarimit te pasurise.

Ne dy fjali 19 gabime. Dhe eshte president.

Firma ka rendesi, aty mos bej gabime...
Duhet ta kemi ne Gen kete cilesi se ska shance
 
Back
Top