Si eshte i ndertuar Trupi i njeriut.

Ervin Doda

Antar Aktiv
si prodhohet gjaku????

gjaku prodhohget nga kockat dhe kocka qe prodhon gjakun quhet palca.

a e din se nje trup nomal don 8000 deri ne 9000 litra ajer ne di; dhe minimumi i ajrit qe mund te jetojn esht 55mm hektogram
 
Last edited by a moderator:
Si eshte i ndertuar Trupi i njeriut.

Ne kte teme do mesoni se si eshte i ndertuar trupi i njeriut, disa gjera qe ndoshta nuk i dini, eshte mire ti mesoni se kur tju pyesin ne lidhje me kto gjera, atehere do jeni ju ata te cilet do jepni pergjigje te sakta, jo me hamendesime sic bejn shumica :D
Pra te lexojm edhe te mesojme me shume ne lidhje me trupin tone.

Trupi i njeriut


Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. اdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave.
·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.



UJI:

Uji përbën reth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg.

ELEMENTET:

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

GJAKU:

Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, Brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij.

LثKURA:

·Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht reth 18 kg lëkurë.

MUSKUJT:

·Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. ·Pesha e muskujve të një burri është sa 40% e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35%. ·Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet mbrenda veshit.

ZEMRA:

·Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. ·Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnjeje bën 130 rrahje në minut, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12 vjeçari 90 rrahje në minut.

KOCKAT:

·Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. ·Fëmijët e posalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. ·Kockat përbëhen 70% nga lëndë minerale dhe 30% nga material organik, qeliza të gjalla.

RRITJA:

Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. ·Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.
 
nqftse ka mundsi...vej dicka lidhur me pjeset e trupit dhe emrat e tyre..fatkeqsisht disa pjesè i dij ne IT e jo ne shqip :( :( :( po pranoj injorancen time ne kete lemi :( ..


ThnX :bye:
 
Ok, do i gjej edhe do i vendos.
 
nqftse ka mundsi...vej dicka lidhur me pjeset e trupit dhe emrat e tyre..fatkeqsisht disa pjesè i dij ne IT e jo ne shqip :( :( :(
ThnX :bye:

92735070303120139.jpeg


Po i perkthej ne shqip se ka shume pune me i modifikuar nga fotoja :)

Crâne = kafka.
Os frontal = kocka ballore.
Os zygomatique = kocka e mollezave, tek faqet.
Os nazal = kocka e hundes.
Maxillaire = maksilla ose pjesa se siperme te nofulles.
Mandibula = mandibula ose pjesa se poshtme te nofulles.
Tronc = trungu (pjesa e trupit qe fillon nga qafa deri tek legeni).
Clavicule : klavikul dhe ne shqip ( ose kocka qe lidh kraharorin dhe supin)
Omoplate = kocka e shpatulles.
Sternum = kraharori ( kocka qe mbron zemren dhe mushkerite bashke me brinjet).
Côtes = brinjet.
Colone vertébrale = shtylla kurrizore, vertebrat = rruazat.
Humerus = kocka e krahut dhe ne shqip me kete emer mesohet , ne bio.
Radius = rrezori.
Cubitus = (sme kujtohet per momentin) :s , sorry.
Carpes = karpi ose kyçi i dores.
Métacarpes = metakarpi ose pellemba (per kockat behet fjale gjithmone)
Phalanges = gishtat

Basin = legeni .
Sacrum = sakrumi , kocka e legenit( ne forme trekendeshi)
Iliaque = ilium ( ne gjuhe popullore sdi si quhet, eshte nje nga kockat e legenit dhe kjo)
Coccys = bishti :D

Fémur = femuri ( kocka e kembes, kocka me e gjate e trupit te njeriut)
Rotule ose Patella = gjuri.
Tibia = tibia
Péroné = Fibula
Tarses = kavilja
Métatarses = shputa e kembes (kockat e shputes)
Phalanges = Gishtat.


Disa nga emrat nuk jane perkthyer ne gjuhe popullore sepse nuk i di , por perktheva aq sa mbaj mend nga biologjia .:)
Nese ke ndonje fjale te dickaje ne italisht qe do ta perkthesh shkruaje ne forum dhe do mundohemi ta perkthejme ne shqip . :)
 
92735070303120139.jpeg


Po i perkthej ne shqip se ka shume pune me i modifikuar nga fotoja :)

Crâne = kafka.
Os frontal = kocka ballore.
Os zygomatique = kocka e mollezave, tek faqet.
Os nazal = kocka e hundes.
Maxillaire = maksilla ose pjesa se siperme te nofulles.
Mandibula = mandibula ose pjesa se poshtme te nofulles.
Tronc = trungu (pjesa e trupit qe fillon nga qafa deri tek legeni).
Clavicule : klavikul dhe ne shqip ( ose kocka qe lidh kraharorin dhe supin)
Omoplate = kocka e shpatulles.
Sternum = kraharori ( kocka qe mbron zemren dhe mushkerite bashke me brinjet).
Côtes = brinjet.
Colone vertébrale = shtylla kurrizore, vertebrat = rruazat.
Humerus = kocka e krahut dhe ne shqip me kete emer mesohet , ne bio.
Radius = rrezori.
Cubitus = (sme kujtohet per momentin) :s , sorry.
Carpes = karpi ose kyçi i dores.
Métacarpes = metakarpi ose pellemba (per kockat behet fjale gjithmone)
Phalanges = gishtat

Basin = legeni .
Sacrum = sakrumi , kocka e legenit( ne forme trekendeshi)
Iliaque = ilium ( ne gjuhe popullore sdi si quhet, eshte nje nga kockat e legenit dhe kjo)
Coccys = bishti :D

Fémur = femuri ( kocka e kembes, kocka me e gjate e trupit te njeriut)
Rotule ose Patella = gjuri.
Tibia = tibia
Péroné = Fibula
Tarses = kavilja
Métatarses = shputa e kembes (kockat e shputes)
Phalanges = Gishtat.


Disa nga emrat nuk jane perkthyer ne gjuhe popullore sepse nuk i di , por perktheva aq sa mbaj mend nga biologjia .:)
Nese ke ndonje fjale te dickaje ne italisht qe do ta perkthesh shkruaje ne forum dhe do mundohemi ta perkthejme ne shqip . :)

ThnX Baby,,shumica qenka ashtu si i dija une..por mendova se isha me shum injorante ne kete lemi...fatmirsisht NUk qenakm :kercim::kercim::kercim::kercim:

:kiss :kiss
 
Organet e trupit te njeriut

Langue = gjuha
Epiglotte = epiglota ( qe ben ndarjen e rrugeve te frymemarrjes dhe te ushqimit)
Oesophage = ezofagu (fyti)
Diaphragme = diafragma (muskuli qe ben ndarjen e kafazit te kraharorit nga barku)
Foie = melcia
Vésicule billiaire = temthi
Pancréas = pankreasi.
Colôn ascendant = zorre ngjitese (zzora e trashe)
colône descendant = zorre zbritese.
Estomac = stomaku
Duodénum = duodenumi ose zorra 12 gishtore, zorre me gjatesi 12 gisht qe del nga stomaku.
Intestin grêle = zorra e holle
Coecum = zorra qorre.
Appendice = apandesiti.
Rectum = rektum (fundi i zorres se trashe )
 
Last edited by a moderator:
Organet e trupit te njeriut 2

Cerveau = truri
Poumons = mushkerite
Coeur = zemra
Estomac = stomaku
Foie = melcia
Rate = shpretka
Pancréas = pankreasi
Reins = veshkat
Vesicule billiaire = temthi
Gros intestin (côlon) = zorra e trashe
Intestin grêle = zorra e holle
Vessie = fshikeza e urines.
 
Last edited by a moderator:
Gjithmone me ka goditur ky fakti, qe njeriu naten rritet nje cm dhe e humb diten. Po sikur te rrije shtrire gjithe kohes . dmth mos ti nenshtrohet shume forces se gravitetit, cfare do ndodhi me trupin?
 
Trupi i njeriut ka dy kembe dy duar nje zemer etj
por me teper ka nje mendje me inteligjenc te pakufijshme por qe fatkeqesishte nuk di ta vere ne pune.
 
Pjase te tjera te trupit :)

Koka :

- floket
- balli
- truri
- temlat ( pjesa anesore e kokes, tek balli)
- hunda
- veshet
- vetullat
- syte
- qerpiket
- faqet (mollezat pjesa e siperme)
- buzet
- goja
- dhembet
- gjuha
- mjekrra

- qafa
- gusha (pjesa perpara) :)

Trungu :

- zemra
- mushkerite
- stomaku
- zorret
- brinjet
- sternumi
- melcia
- shpretka
- veshkat
- pankreasi
- temthi
- fshikeza e urines
- uterusi (mitra) tek femrat
- apandesiti
- prostata (te meshkujt)
- shpatullat
- shtylla kurrizore

Gjymtyret :

- krahu ( krahu , brryli, parakrahu, kyçi i dores, pellemba, gishtat).
- kembet ( kofsha, gjuri, pulpa e kembes (pjesa mbrapa poshte gjurit), kyci i kembes, shputa e kembes, gishtat)

Shpresoj mos kem harruar ndonje gje :D
 
perse si thua dhe ne greqisht -- shqip

Jua kam lene juve qe dini greqisht :p

PS: i kam vene ne frengjisht dhe shqip sepse ashtu jane emrat ne figure , keshtu eshte me e lehte per te gjetur vendndodhjen e tyre.
 
ca eshte
- shpretka
?????

ca mund te shtosh me jan glandet [gjendra thuhen apo si?] tiroida, salivaret[parotida, sublinguale,submandibulare], ....
ne rest i ke permbledhur te terat
 
92735070303120139.jpeg


Po i perkthej ne shqip se ka shume pune me i modifikuar nga fotoja :)

Crâne = kafka.
Os frontal = kocka ballore.
Os zygomatique = kocka e mollezave, tek faqet.
Os nazal = kocka e hundes.
Maxillaire = maksilla ose pjesa se siperme te nofulles.
Mandibula = mandibula ose pjesa se poshtme te nofulles. [E VETMIA KOCKE MOBILE E KAFKES ]
Tronc = trungu (pjesa e trupit qe fillon nga qafa deri tek legeni).
Clavicule : klavikul dhe ne shqip ( ose kocka qe lidh kraharorin dhe supin)
Omoplate = kocka e shpatulles. [nuk quhet dhe SKAPULA shqip?]
Sternum = kraharori ( kocka qe mbron zemren dhe mushkerite bashke me brinjet). kocka frontale e cila formom kutine torakale bashk me klavikulen dhe brinjte
Côtes = brinjet.
Colone vertébrale = shtylla kurrizore, vertebrat = rruazat.
Humerus = kocka e krahut dhe ne shqip me kete emer mesohet , ne bio.
Radius = rrezori.
Cubitus = (sme kujtohet per momentin) :s , sorry.
Carpes = karpi ose kyçi i dores.
Métacarpes = metakarpi ose pellemba (per kockat behet fjale gjithmone)
Phalanges = gishtat [kockat qe perbejne gishtat, per gishtat II-V jan ne nr 3 dhe per gishtin I jan vetem 2]

Basin = legeni .
Sacrum = sakrumi , kocka e legenit( ne forme trekendeshi)
Iliaque = ilium ( ne gjuhe popullore sdi si quhet, eshte nje nga kockat e legenit dhe kjo)
Legeni eshte i perbere nga ILION, ISKION DHE PUBIS

Coccys = bishti :D==>>kerbishti do thoja une...sepse coccys reprezenton nje adaptim te njeriut tek jeta bipede...dmthn kalimi...kafshet kan BISHT...kurse njerzit KERBISHT!

Fémur = femuri ( kocka e kembes, kocka me e gjate e trupit te njeriut)
Rotule ose Patella = gjuri. ==>>kocka qe perben gjurin e cila eshte ne forme rumbullake
Tibia = tibia
Péroné = Fibula
Tarses = kavilja
Métatarses = shputa e kembes (kockat e shputes)
Phalanges = Gishtat. [kockat qe perbejne gishtat, per gishtat II-V jan ne nr 3 dhe per gishtin I jan vetem 2]


Disa nga emrat nuk jane perkthyer ne gjuhe popullore sepse nuk i di , por perktheva aq sa mbaj mend nga biologjia .:)
Nese ke ndonje fjale te dickaje ne italisht qe do ta perkthesh shkruaje ne forum dhe do mundohemi ta perkthejme ne shqip . :)
disa kompletime te vogla
 
Langue = gjuha
Epiglotte = epiglota ( qe ben ndarjen e rrugeve te frymemarrjes dhe te ushqimit)
Oesophage = ezofagu (fyti)
Diaphragme = diafragma (muskuli qe ben ndarjen e kafazit te kraharorit nga barku)
Foie = melcia
Vésicule billiaire = temthi
Pancréas = pankreasi.
Colôn ascendant = zorre ngjitese (zzora e trashe)
colône descendant = zorre zbritese.
Estomac = stomaku
Duodénum = duodenumi ose zorra 12 gishtore, zorre me gjatesi 12 gisht qe del nga stomaku.
Intestin grêle = zorra e holle
Coecum = zorra qorre.
Appendice = apandesiti.
Rectum = rektum (fundi i zorres se trashe )

ke haruar dhe LARYINX ....laringi? apo si e ka shqip

dhe e di ca sdi me si i thone TISSUE ne shqip... shtresa lekure ne interiorin e trupit por sdi te ta shpjegoj tamam...mbase ma gjen fjalen shqip
 
Ju lumte, ju lumte, ju lumte per informacionet qe sillni.

Faleminderit goca se me kursyet pak kohe per te gjet te tilla informacione per SuRiAnA.. Kjo puna ne grup po me pelqeka :D

Flm
 
Ok po bej nje postim ku mund te dallosh se ku gjendet shpretka duke i rradhit ..

Shpretka
E vendosur ne anen e majte te abdomenit
Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI
Vie ne kontakt me lukthin, veshken e majte dhe zorren e trashe
Ka dy faqe:
Faqen viscerale
Faqen parietale
Hyrja ne shpretke - ilium
Ne prerje ka ngjyre te kuqe te mbyllet

Pankreasi
Organ tek i vendosur ne zgavren e barkut
Anatomikisht lokalizohet nen lakesen e madhe te lukthit, anash shpretkes dhe mbi duodenum.
Pankreasi perbehet prej tri pjeseve kryesore:
kokes
qafes
trupit dhe
bishtit

Neper mes te pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik
Kanali kryesor pankreatik derdhet se bashku me kanalin e perbashket te vrerit ne duodenum.
Demtimi i pankreasit shkakton diabetin.

Veshkat

Jane organe cifte
Te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut
Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit
Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit,ndersa e djathta prapa melqise dhe fshikezes se temthit.
 
Dmth eshte majtas gati ne fund te barkut.
 
Forma dhe madhësia e zemrës tek njerëzit

Shiko fotografinë 1793990

Topografia e Zemrës


Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus)

Zemër e shëndosh peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me



Ndërtimi

Zemra përbëhet prej dy pjesëve:

  • Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkerive(qarkullimi i vogël).
  • Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh).
Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri është, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës.
Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.
Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tِ zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.






Funksioni

Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aorte. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.



Zemra në numra

Gjatësia e zemrës 15 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi / min në qetësi 4900 cm3
Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000
Vlerat janë të dhëna mesatare.



 
Mushkëria


Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjeve dhe muskulit të diafragmes. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Ndërtimi i mushkërive të njeriut

Shiko fotografinë 1793992
Struktura e alveolave


Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkëriun e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemres i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula , kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjen e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më i vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.
 
Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht

Mund te ndodhet edhe ne anen e djathte? Kete se dija me te vertete!!
 
eshte "semundje " e quajtur SITUS INVERSUS...
Situs inversus është një term mjelsie për një situatë të rrallë dhe të veçantë por jo me vlerë si sëmundje, e cila përshkruan rastin në trupin e njeriut kur të gjitha organet e trupit ndodhen në anën e kundër prej gjendjes normale p.sh:shpretka ndodhet te ana e melcise dhe mëlçia në anën e shpretkës,zemra ndodhet në anën e djathtë, etj.

me pak fjale ter organet jan ne PASQYR!
 
Po kjo nuk krijon problem tek njeriu?

ps; me fal qe po te pyes kaq gjate, por eshte hera e pare qe e degjoj nje gje te tille, isha totalisht injorant deri tani se egzistonte dicka si kjo!!
 
ah po mboni me kujtu shkollen, qfar nostalgjije kur e honksha 2 se nuk disha qe zemra nuk ka formen bash ashtu qysh e vizatojm na ate zemren e dashnisLOL...kom pas gjithmon marak trupin njerzor, po menoj qe eshte nje nga ato pak argumente qe truni im thithke me knaqsi, dmth nuk regjistrojke fjalt e profesorit si "bla bla bla e bla":D...
 
Po kjo nuk krijon problem tek njeriu?

ps; me fal qe po te pyes kaq gjate, por eshte hera e pare qe e degjoj nje gje te tille, isha totalisht injorant deri tani se egzistonte dicka si kjo!!
asje prob per pyetjet
ne me te shumtat e rasteve nuk krijon probl...sepse ter organet jan pothuajse nje soj vetem qe jan ne pasqyr...
eshte ne pergjithsi nje difekt gjenetik autozomal recesiv

ps: nqs te intereson subjekti mund te te perkthej nje artikull me te gjere ne lidhje me kete teme!
 
ne me te shumtat e rasteve nuk krijon probl...sepse ter organet jan pothuajse nje soj vetem qe jan ne pasqyr...
eshte ne pergjithsi nje difekt gjenetik autozomal recesiv

ps: nqs te intereson subjekti mund te te perkthej nje artikull me te gjere ne lidhje me kete teme!

Jo, Jo mos u lodh me tej, me pak fjale ma shpjegove shume mire, dmth ska asnje problem qe organet i kan ne krahun e kundert. Kta jan te lindur ne kete menyre edhe trupi u funksionon normalisht (per cudi) .

Te faleminderit sweetzzinna.
 
perasgje njoni:)

e pash qe tek postimi i pare kishe shkruar qe jemi 70% uje....a e di se ku gjendet ne trup sasia me e madhe e ujit....dhe sasia me e vogel?
dhe sa % uje jemi kur krijohemi..dmthn ne stadiun e embrionit?:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top