Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si e ushqen EDI RAMA Mafien e Ndërtimit

Bilderberg

Anëtar i ri
Intervistë me kreun e ZMK-së, Altin Goxhaj: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndërtimit dhene Gazetes Standard publikuar ne dt 17 Mars 2009

Altin Goxhaj, drejtuesi i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, rrëfen përmes gazetës “standard” peripecitë dhe vështirësitë që po has duke protestuar kundër Bashkisë së Tiranës. Ditët e fundit ai është angazhuar në një reagim qytetar në lidhje me 30 leje ndërtimi që kryetari i kësaj bashkie i ka dhënë Mihal Delijorgjit, një prej të akuzuarve nga drejtësia shqiptare si shkaktar i tragjedisë së Gërdecit. Goxhaj kërkon që Rama të shpjegohet për këto leje ndërtimi që kapin shifrën e 100 milionë dollarëve dhe çfarë pjese të kësaj shifre ka marrë ai. “Këto leje që kemi publikuar ne, tregojnë pikërisht se kush është mafia e ndërtimit që po shkatërron qytetin tim, tregojnë se si është ushqyer nga Bashkia Tiranë kjo mafie që vrau 26 vetë dhe ngre pyetjen kryesore: Sa përqindje ka përfituar Edi Rama nga këta 100 milionë dollarë?”, - shprehet kreu i ZMK-së.



Z. Goxhaj, ZMK-ja ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, z.Rama se ka pasur marrëdhënie me një prej shkaktarëve të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji. Ku konsistojnë akuzat e ZMK-së?

Gjithkush ka të drejtë të marrë një leje ndërtimi nëse plotëson kushtet, por këtu pyetja që shtrohet, është se si ka mundësi që megjithëse bizneseve të ndërtimit dhe qytetarëve që u duhet të presin me vite për të marrë një leje ndërtimi, Delijorgjit i janë dhënë jo një, jo dy, jo tre, por 30 leje ndërtimi që të gjitha bashkë kapin një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Këto leje që kemi publikuar ne, tregojnë pikërisht se kush është mafia e ndërtimit që po shkatërron qytetin tim, tregojnë se si është ushqyer nga Bashkia Tiranë kjo mafie që vrau 26 vetë dhe ngre pyetjen kryesore: Sa përqindje ka përfituar Edi Rama nga këta 100 milionë dollarë?
Raportet e ngushta të Edi Ramës dhe të mafies delijorgjiane përtej thashethemeve vërtetohen në mënyrën më të qartë tek 30 lejet e ndërtimit me të cilat Rama ka shpërblyer Delijorgjin. Vetëm këto tri leje që janë dhënë dy muaj para shpërthimit të Gërdecit tregon se kush janë klientët dhe miqtë e afërt të Edi Ramës dhe klanit të tij. Këto ditë ka hasur disa debate mbi uzinën “Dinamo” dhe ndërtimin e shkollave aty. Unë mbetem i çuditur se si ka mundësi që prej 8 vjetësh në Tiranë nuk është ndërtuar nga Bashkia Tiranë asnjë shkollë dhe pikërisht këto ditë bashkia po ngre disa pretendime për uzinën “Dinamo” për punë ndërtimi të një shkolle dhe ndaj dhe ngre një pyetje për Edi Ramën: ا’lidhje ka debati për uzinën “Dinamo” me një leje që ka Delijorgji në uzinën “Dinamo”? A mos po bëhet këto ditë Bashkia Tiranë avokate e pronave të Delijorgjit?



Lejet e ndërtimit që ju përmendni, në çfarë periudhe janë dhënë nga Bashkia e Tiranës?

Lejet që kam botuar i janë dhënë Delijorgjit vetëm dy muaj para shpërthimit të Gërdecit. Unë kam 1 vit që po protestoj kundër betonizimit të qytetit tonë nga politika antiqytetare e Bashkisë Tiranë dhe po 1 vit nga protesta që kam bërë për vënien para bankës së drejtësisë së shkaktarëve të Gërdecit. Një vit më parë kujtojmë fytyrën e Delijorgjit, duke qeshur kur hipte shkallët e gjykatës dhe sot ne kemi fakte për 30 leje ndërtimi që ky njeri ka marrë nga kryetari i Bashkisë Tiranë. Të qeshurat e tij i kuptojmë sot, kur shohim se si ky njeri merrte edhe tri leje ndërtimi në ditë në një kohë kur bizneset e ndërtimit presin me vite edhe për një leje të vetme ndërtimi. Fakti se si një monstër si kjo ka marrë jo një, dy, tre, por 30 leje ndërtimi (që kapin një vlerë prej 90 milionë dollarësh) tregon se kush është mafia e ndërtimit që ka betonizuar qytetin e Tiranës, që po shkatërron çdo hapësirë të gjelbër, çdo hapësirë sportive dhe çdo hapësirë publike.


Jeni treguar shpeshherë kritik ndaj performancës së Bashkisë së Tiranës, kryesisht me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe mungesën e hapësirave publike...

Ky qytet po vdes ngadalë çdo ditë prej 9 vjetësh, duke marrë formën e një Gërdeci betonizues që u merr jetën qytetarëve të Tiranës çdo ditë e nga pak. Tirana e sotme është një lloj Gërdeci që po shkatërrohet nga Delijorgji dhe Delijorgjët e tjerë të Bashkisë së Tiranës dhe të Edi Ramës.
Tirana sot është në krizën më të madhe të historisë së vet. Asnjëherë Tirana nuk ka qenë më keq se tani. Edhe në kohën e bombardimeve të forcave aleate Tirana kishte shpresë që një ditë mund të bëhej një qytet, por sot Tirana është betonizuar kaq keq dhe janë zhdukur dhe po zhduken të gjitha hapësirat e gjelbra dhe publike në atë përmasë sa pas disa dekadash, ky qytet do të braktiset masivisht nga qytetarët e vet, pasi jetesa po bëhet e pamundur. Mjafton të shohësh “Komunën e Parisit”, këtë lagje absurde që të kujton disa filma distopianë që të kuptosh se çfarë do të thotë vizion urbanistik i Edi Ramës. “Komuna e Parisit” është një lloj Gërdeci i betontë ku çdo ditë e çdo natë shkurtohet nga pak jeta e banorëve të vet nga stresi i ngjeshjes demografike, i dendësisë urbane më të madhe jo vetëm në Evropë, por në nivel botëror. Askund nuk gjen një lagje si “Komuna e Parisit” në asnjë vend të botës. Dhe për më tepër që kryetari Rama planifikon që pikërisht në atë zonë të rrisë edhe më tej sipërfaqen e betonuar për klientët e tij të afërt duke shkatërruar Liqenin Artificial, kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, kompleksin sportiv “Dinamo”. Askund si tek Parku i Liqenit Artificial nuk ndërthuren në mënyrë kaq komplekse të gjitha shkatërrimet e mundshme që i janë bërë Tiranës: shkatërrimi i ambientit, i hapësirave sportive dhe argëtuese, shkatërrimi i hapësirave publike dhe shkatërrimi i historisë së këtij qyteti. Dhe pas tyre qëndrojnë si gjithmonë interesat e ngushta, private dhe korruptive të klanit Rama dhe të delijorgjëve të tij.


Ju keni protestuar disa herë lidhur me këto dukuri. اfarë përgjigjeje keni marrë nga bashkia?

Sa herë ne protestojmë apo paraqesim kërkesa pranë Këshillit Bashkiak për transparencë apo për interpelanca, bashkia vetëm hesht apo sulmon. Ashtu si çdo herë tjetër, kur unë protestoj kundër bashkisë, del papagalli i bashkisë dhe seç përrallis për LSI-në, a thua se protestat e qytetarëve s’mund të jenë të qytetarëve, por vetëm të kundërshtarëve politikë të Ramës. Ajo që s’kupton bashkia, është se qytetarëve të Tiranës u ka ardhur thika në kockë dhe vjen një ditë kur qyteti zgjohet. Deri më sot bashkia jo vetëm që nuk pranon të përgjigjet ndaj pyetjeve mbi korrupsionin betonizues të qytetit, por mbi të gjitha ushtron presione nga më absurdet deri edhe duke më vënë gjoba mua dhe familjarëve të mi për të më mbyllur gojën. Unë personalisht kam hedhur në gjyq Bashkinë e Tiranës për gjoba absurde që i kanë vënë familjes sime në shenjë presioni për të më mbyllur gojën, por unë as që kam ndërmend të ndalem dhe në ditët në vazhdim do të shihni hapa të tjerë në mbrojtje të qytetit nga mafia e ndërtimit e klikës së kryebashkiakut.


Bashkia e Tiranës thotë se e ka gati planin urbanistik të Tiranës, po ende nuk e ka dorëzuar në KRRTRSH. A përbën kjo shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe konsumatorëve shqiptarë në të drejtën për të pasur një plan urbanistik?

Unë nuk besoj që Bashkia Tiranë ka pasur ndonjëherë ndonjë plan urbanistik. Një plan urbanistik ishte një nga premtimet e para të Ramës në vitet 2000-2003 dhe unë në atë kohë kam qenë një ndër përkrahësit e tij, por sot prej 9 vitesh në drejtim të Bashkisë së Tiranës ky njeri nuk ka lejuar kurrë realizimin e një plani rregullues, sepse një plan rregullues do të thotë më pak betonizim i hapësirave publike dhe të gjelbra, më pak konkurse të trukuara holandeze për të shkatërruar qendrat e këtij qyteti, do të thotë më pak korrupsion miliardash.
Rama s’ka asnjë plan rregullues. Ai ka vetëm disa faqe të printuara me ngjyra të cilat i përdor për të mashtruar qytetarët. Do ta shihni vetë kur të detyrohet t’i dorëzojë qeverisë planin rregullues që të kuptoni se çfarë paçavureje është ajo.

Intervistoi AURORA THOMOLLARI
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top