Si e kontrollon tretja Sistemin tuaj Imunitar?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
digestive-system-728x400-690x400.jpg



Ti përbëhesh 90% nga bakteret.


Mos u nxito ta kundërtosh për një moment…Vetëm mendo: për çdo qelizë në trupin tënd, ke 9 qeliza bakteresh që jetojnë brenda dhe jashtë trupit tënd. Mund të jetë pak e frikshme, kur e mendon tamam.

Shumica e baktereve po jeton brenda rrugëve të jashtëqitjes, të njohura ndryshe si “të brendshmet” (zorrët dhe stomaku). Shëndeti i këtij organizmi është kryesori në shëndetin e trupit tënd. Pse, pyet ti?

80% e sistemit tënd imunitar shpenzon kohën më të madhe përreth të brendshmeve tuaja. Shëndeti i baktereve që jetojnë në të brendshmet ka lidhje jetësore me sistemin imunitar. Kur bakteret në të brendshmet tuaja janë të ekuilibruara, sistemi imunitar është gjithashtu i ekuilibruar.

Shenja që tregojnë që sistemi imunitar është jashtë ekuilibrit janë: alergji nga ushqimet dhe nga stinët, pezmatime kronike, sinusit kronik, të ftohura dhe grip që zgjasin me javë të tëra.

Ato që janë të ndikueshëm prej ushqimeve të ndonjë lloji, janë një shenjë dhe shkak për çekuilibrimin e sistemit imunitar. Ushqimi, dhe specifikisht proteinat e patretura, i duken sistemit imunitar si baktere ose viruse dhe sistemi imunitar krijon antitrupa kundër tyre. Këto quhet ndikime nga ushqimet dhe shpeshherë shkaktojnë alergji, dhimbje dhe raste pezmatimi.

Proteinat e patretura kalojnë në rrjedhën e gjakut nëpërmjet një zorre “që rrjedh”. Kjo ndodh kur kanalet e tretjes janë të dëmtuar dhe lejojnë thithjen e copëzave të patretura në gjak. Këto proteina mund të stimulojnë për keq sistemin imunitar deri në 5 ditë. Kjo është arsyeja pse nuk dallohen lehtë ndikimet ose helmimet nga ushqimet. Edhe sasitë më të vogla të proteinave të papërpunuara ose patretura mund të mbi-stimulojnë sistemin imunitar dhe shkaktojnë simptomat kronike.

Mënyra më e mirë për të ekuilibruar sistemin imunitar është duke pasur një sistem tretës të fortë dhe të shëndetshëm dhe kjo do të thotë që bakteret që jetojnë në sistemin tretës duhet të jenë në ekuilibër. Kulturat tradicionale konsumojnë rregullisht ushqimet të fermentuara si kosi dhe turshitë, të cilat i ushqejnë bakteret tona të sistemit tretës. Kohët e fundit, me kulturën e re, kemi filluar të konsumojnë të kundërtën, ushqimet e përpunuara, me sheqer, me klor dhe antibiotikë, të cilat janë shkaqet kryesore për çekuilibrimin e baktereve.

Kur në të brendshmet tuaja jetojnë 75% baktere të dobishme, trupi yt (tretja, imuniteti, truri) janë në gjendje të krijojnë ekuilibër. Por kur bakteret mbizotëruese janë “të këqija”(baktere që nuk na ndihmojnë), ato lejojnë prodhimin me shumicë të thartësirës, mykut dhe kërpurdhave – si dhe shumë simptoma të tretes, si fryrje, gazra, dhimbje, kapsllëk, diarre dhe një “zorrë që rrjedh”.

Si ti mbajmë bakteret e të brendshmeve të ekuilibruara:

1. Ha ushqime të plota, të papërpunuara. Hek sheqernat dhe drithërat që ushqejnë bakteret “e këqija”.

2. Ha ushqime natyrore të fermentuara çdo ditë dhe merr shtesa probiotikësh. Probiotikët janë ushqyesa që kanë sasi të mëdha bakteresh të mira. -një pikë kryesore në gjetjen e ekuilibrit.

3.Kupto shkaqet e simptomave tuaja të tretjes dhe riekuilibroji ato. Të gjitha simptomat e tretjes janë shenja që ushqimi nuk po përpunohet si duhet dhe mund të ushqejë bakteret e “këqija”.

Mbaje sistemin tënd tretës dhe imunitar në punë më së miri duke mbajtur bakteret e kanaleve tretëse të shëndetshme dhe të lumtura!
Bletapertace.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top