Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri

Pesë zakonet tona
albtrad (1).jpg


Nuk ka rëndësi cilit besim fetar i përkisni, nëse vazhdoni të besoni në magjinë e festave të fundvitit apo thjesht i konsideroni si ditë të zakonshme ku të gjithë vrapojmë pas konsumizmit, Viti i Ri vazhdon të mbetet i preferuari i shqiptarëve. Krahas festimeve, të cilat nisin që nga trokitja e gotave gjatë dollive të ndryshme e deri tek plasja e ‘’municionit’’ të kapsollave e fishekzjarrëve, shqiptarët kanë disa tradita që i dallojnë nga fqinjët e tyre.

1. Pastrimi i shtëpisë në çdo cep: Nëse menduat se do të mund të pushonit ditët e fundit të vitit gaboheni, pasi tradita e nënave dhe gjysheve nikoqire shqiptare kërkon që të pastroni çdo gjë në mënyrë që 2018-ta t’ju gjejë sa më mirë. Kështu që përgatituni të lani xhamat, tapetet dhe të gjithë perdet e shtëpisë.

2. Sallata ruse: E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë sallatë ruse? Mos u mendoni gjatë, ka qenë pikërisht gjatë darkës së fundvitit të 2016-ës. Eh pra, sallata ruse shfaqet dhe zhduket nga tryeza vetëm një herë në vit.

sallate-ruse.jpg

3. Mish dhe vetëm mish: Gjeli i detit është krenaria e tryezës, por nuk mjafton me kaq pasi krahas tij në tryezë ka vend edhe për qofte shtëpie, mish viçi, qengji dhe dhie. Për të mos harruar rostot klasike dhe biftekun. E dimë që nuk mund t’i hani të gjitha në një ditë, por ato duhet të jenë aty.

mish.jpg

4. Edhe një gotë, edhe një gotë: Në tryezë nuk mungon asnjë markë alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jenë aty.

nje-gote-768x434.jpg

5. Leku në byrek: Një tjetër traditë e këndshme e tryezës festive të Vitit të Ri është leku i fshehur në byrek, kush do ta marrë dhe a do t’i sjellë fat vërtetë? Kureshtja arrin deri në atë pikë sa të prishni formën e rij vetëm për të gjetur ku fshihet monedha.



leku-te-byreku.jpg

Dita
 
Dikur po. C'lezet ka patur kur ishim te varfer
Eh, eh lengjeve u shtonim uje per te mos u shpenzu :censored:

Sot me shume gjuajme ne shporte se sa hame e pime :(
 
Eh, eh lengjeve u shtonim uje per te mos u shpenzu :censored:

Sot me shume gjuajme ne shporte se sa hame e pime :(
Po jo vec kjo.
Mbaj mend 2-3 dite para hapeshin petet ne gjithe divanet. vendoste mami me gjyshen cercfet e bardhe e linin petet te thaheshin. Kur behej bakllavai une me tezen e vogel mezi prisnim brumin qe e hiqnin me thike anash tepsise. benim kulac dhe e piqnim ?. Pastaj u beja dhurate gjithe kusherinjve 1 qese ku fusja; 1 molle 1 portokall 2-3 bombone, kartolinen dhe 1 pale corape ?.
Me i dhene sot fmive kto ti japin mbrapsht ??
 
Boo c'pyet aman kallaballek hesapi hahahha sidomos ne tavoline..mania per ta mbushur plote..a thua se kemi aq vend ne stomak per ti mbajtur?..
Gjithsesi ajo ceshja e lekut ne kulac me bene si femije te lumtur..sidomos kur leku me bie mua..eci me mendimin se me pret fat i madhe hahaha
U bene 4 vjet qe s'me bie dhe thoja...iku dhe nje vite tjeter kot...hahahaha
 
A jam une e vetmja qe se ha sallaten ruse? :D
 
Pastrimi i shtëpisë në çdo cep: Nëse menduat se do të mund të pushonit ditët e fundit të vitit gaboheni, pasi tradita e nënave dhe gjysheve nikoqire shqiptare kërkon që të pastroni çdo gjë në mënyrë që 2018-ta t’ju gjejë sa më mirë. Kështu që përgatituni të lani xhamat, tapetet dhe të gjithë perdet e shtëpisë.
lere lere ?,vdiqem ? femra e shkret thuaj ?...ja ne pune e siper jemi ????
 
Personalisht nuk kam pase kurre Nji Gezim te madh per kete feste
edhe kur kam qene femije
tash qe jam rrit
po me merzit kjo feste dhe a dini perse
Sepse me iku dhe nji vit nga jeta ime
Por bashkohem me shumicen dhe une ca do bej
 
Mua me ze viti ri perhere mbi projektin apo ndonje dorzim te ri. sh e cuditshme ama e vertete. Ndjesi kshu sme percjell fare me. Nga festat vetem ditelindja me merzit pak. Madje as nuk e festoj. Cte festosh?! Qe te iku jeta me 1 vit
 
Mua me ze viti ri perhere mbi projektin apo ndonje dorzim te ri. sh e cuditshme ama e vertete. Ndjesi kshu sme percjell fare me. Nga festat vetem ditelindja me merzit pak. Madje as nuk e festoj. Cte festosh?! Qe te iku jeta me 1 vit
Edhe bakllavate ne autocad i projektokan ne turqi? :p
 
...vitin e ri e pres me nje gote vere ulur prane oxhakut. E vetmja feste qe une mbaroj i vetem nje shishe vere.
 
Nr 3 ma shpif cdo vit!
 
Ca diete dhe palestre kemi bere gjithe vitin vene dem se i hyjme ushqimit sikur do jete hera e fundit qe do hame.... lol lol
 
1500 kalori i merr vetem naten e nderrimit te viteve , 500 naten e dyte dhe nga 300 per cdo cope bakllava deri sa t'maroje tepsia lol
Mos harro colat e fantat, qe pihen ne vend te ujit... lol
 
Me mungojne festat dhe menyren sesi e festonim atehere.Rrinim tere diten pa ngrene per te ngrene ne darke .Dikur ne cdo feste mbizoteronte harmonia ,edhe pse sot mundesite jane me te shumta dhe te larmishme asgje ste fal ate lloj kenaqesie
 
Me nje cop mish ne pjate,7 patate te skuqura,nje spec jeshil, gjysem veze te zier ( po ishe me fat te vinin dy gjysma ne pjate) , dhe gjysem domate te prere .Hajt na befte mire dhe gezuar vitin e ri.???????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top