Si do të votojnë delet këtë vit?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
28986_normal_0.jpg

Kur jua ka prerë për herë të fundit rrugën një lopë? E kam fjalën, lopë me 2 këmbë, me pantallona ose fustan, vetëm ose në grup? Sado politikisht jo-korrekte mund të duket, nuk besoj se ka shofer (në Tiranë të paktën) që nuk ka shfryrë duke përdorur fjalinë “ja si e presin rrugën, si lopë” për bashkë-qytetarët e vet këmbësorë që hidhen në mes të rrugës pa menduar, pa procesuar asnjë lloj informacioni, me GPS-në e brendshme të prishur që në lindje.

Por, a jemi ne një popull lopësh? Sigurisht që jo. Ata që kanë bërë rrugë të gjata mes fshatrash e dinë që problemi më i madh në rrugë nuk janë lopët, por delet.

A jemi ne një popull delesh?

Përgjigja e kësaj pyetjeje, vjen vetëm duke hapur televizorin e duke dëgjuar në daç lajmet, në daç emisionet me analiza politike. Mënyra sesi trajtohet populli televiziv është ajo prej delesh.

Delet, sidomos kur janë në numër të lartë, nën komandën e një bariu të lig ose të paaftë, mund të bllokojnë trafikun dhe për orë të tëra. Bjeri sa të duash burisë, delet, nuk lëvizin dot për të hapur rrugën, sepse shtyjnë e bllokojnë njëra tjetrën. Imagjino 1 milion dele!

Edhe nëqoftë se një dele ka frikë nga makinat, nuk e lënë të tjerat të dalë nga rreshti. Deleve, duhet t'u vësh qen që t'i mbledhësh. Qeni, është ai që leh (a nuk dëgjoni shpesh të lehura nga TV juaj?). E lehura e qenit për delet është komandë e brendashkruar në kodin gjenetik, ato duhet thjesht të binden.

Deleve, ua marrin fëmijët (pronën e tyre) që të vegjël dhe delet binden, mendojnë që ai i madhi (sipas rastit, lexo: i gjati, i shkurtri dhe i bukuri) e di më mirë atë punë. Ose, thjesht pranojnë fatin që u ka rënë (filozofia bastarde urbane: “kur u ndanë, kaq na ranë”).

Delet, duan vetëm të hanë bar dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër (unë njoh njerëz që hanë vetëm lajme e bukë thatë). Nuk kanë pretendime.

Delet, milen çdo ditë (nga qumështi që duhej t'u shkonte fëmijëve të tyre të dërguar në thertore) dhe rrinë të urta, me kokën ulur. Janë mësuar të përdoren.

Deleve nuk u intereson në ç'haur i vënë (Tirana e krejt Shqipëria është kthyer në një haur të madh arikitekturor, urban e mjedisor).

Delet lindin në të njëjtën tufë ku kanë jetuar dhe prindërit e tyre (parti), nuk e zgjedhin atë. Deri ditën që i shesin tek një tufë tjetër, sipas interesit të bariut.

Delet dielli i fortë i shushat, i ngordh. Nuk e mbajnë dot iluminimin.

Delet, janë një qënie pa të ardhme: çunat në thertore (në parti), gocat për të pjellë të tjera dele.

E vetmja gjë pra, që i dallon shqiptarët nga delet e vërteta, është që një herë në ca vjet, bariu u kërkon të shkojnë dhe në votime.

A e duan shqiptarët demokracinë?

Përtej folklorizmit, ka një çështje që më shqetëson seriozisht, thellësisht e thelbësisht. Një çështje, me të cilën duhet të përballemi përpara se të përpiqemi (ata pak që e bëjnë) të ndërtojmë një shoqëri normale njerëzore. اështja është, a e duan shqiptarët demokracinë? Përgjigja e kësaj pyetjeje mund t'i japë shpjegim edhe shumë problemeve shtetformuese e shoqërindërtuese që kemi, probleme që nuk i kemi kapërcyer dot në 100 e pak vjet. Duke gjykuar sjelljen politike të shumicës së shqiptarëve (që Ciniku e përmblodhi para 4 vjetësh me shprehjen: 1 milionë shpulla), dyshimi im është që shumica e shoqërisë shqiptare nuk e do demokracinë. Nuk është se nuk e njohin, sepse edhe më të pashkolluarit prej nesh kur dalin jashtë shtetit janë në gjendje t'i mësojnë shpejt, t'u binden e t'i përdorin rregullat e demokracisë. Thjesht, nuk e duan.

SHQIPTARثT NUK E DUAN DEMOKRACINث.

Pse nuk e duam demokracinë?

Arsyet mund të jenë të shumta.

Së pari,

ne vijmë nga tradita jo demokratike, një perandori e huaj; një mbret i huaj; Noli që erdhi me armë e iku me armë; një President i ardhur me armë të huaja që vendosi të bëhej mbret; një republikë e pas luftës që u piratua që në zgjedhjet e para të 46's për t'u shndërruar realisht në një diktaturë; dhe më pas, minidiktatorët e vegjël të pas 90-s: psikopati, kumarxhiu, hajduti, drogaxhiu. Pra, prapa na vjen jodemokracia.

Së dyti,

demokracinë ne nuk e ndërtuam (dhe zbuluam) përmes një procesi të gjatë e të dhimbshëm, përmes përpjekjeve e luftërave qytetare, por përmes një terapie shoku disa javore që na telendesi të gjithëve në 90'n. Demokracia jonë erdhi kryesisht prej falimentimit ekonomik të sistemit të mëparshëm dhe presionit nga jashtë, dhe jo prej shtysave të brendshme të një popullsie që para lirisë politike nuk vë asgjë tjetër. Ata pak njerëz që luftuan kundër sistemit politik, tani na japin mend nga jashtë shtetit.

Së treti,

demokracia kërkon njerëz me identitet të fortë qytetar. Por, xhungla jonë i ka skarcuar qytetarët. Ata kanë marrë rrugët e botës, të pamundur për ta përballuar ferrin e përditshëm. Tani, ligjin e bëjnë të fortët dhe qentë e tyre. Idealistët e 90's janë ose në mërgim, ose milionerë.

Së katërti,

iluminimi vjen përmes arsimimit. Dhe, ajo që kemi parë ndër vite është shndërrimi i arsimit në treg qepësh dhe shkatërrimi i çfarëdolloj komuniteti mendimi, vlerash, idealesh e idesh që do duhej të gjallonin në shkolla. Shkollat, duhej të ishin fabrika e qytetarëve në të vërtetë janë thertore qingjash.

Së pesti,

ne nuk kemi respekt për Republikën – ne kemi rrugë që mbajnë emra gazetash, emra anonimësh, deri edhe emra kriminelësh, por nuk kemi një bulevard a shesh me emrin e Republikës. Kjo është diçka e vogël por shpreh një mentalitet të thellë, Republika, sistemi ku populli është mbret është një koncept i huaj për ligjvënësit dhe delet e Shqipërisë. Ne kemi liderë (barinj) që në mitingje betohen në zot, por jo në Republikë. (Sa për kërshëri, Uruguai, një nga vendet më të zhvilluara e të demokratizuara të Amerikës së Jugut, me nivelin më të ulët të korrupsionit, etj., ka vetëm diçka që e dallon nga diktaturat e tjera jugamerikane: kultin e Republikës – Republika atje është një koncept i shenjtë). Pra, ne nuk jemi përpjekur kurrë, me aq sa kam unë kujtesë, të ndërtojmë në sistemin tonë të të menduarit një shoqëri të shumicës. Zgjedhja dhe të zgjedhurit, kanë funksionuar jashtë këtij sistemi vlerash.

Së fundmi,

tek ne kushdo e çdo gjë blihet. Dhe kjo, jo gjithmonë për arsye ekonomike. Shpesh ne shesim një gjë që është e pavlerë jo se jemi duke vdekur urie. Por, demokracia dhe blerja e saj nuk mund të ekzistojnë njëkohësisht. (Psh, ai që shet votën, nuk mund të justifikohet se është i varfër. Nëqoftëse nuk do ishte, kjo thjesht do rriste çmimin e votës, sepse ai e ka predispozitën për tregëti malli).

Kthimi te delet

Kur shoh fushatën e Ramës, Bashës e Metës (dhe nuk po llogaris bishtat, partitë e vogla me vetëm 1 anëtar-kryetar) e para gjë që më shkon ndër mend është formula që, disa lloje popujsh mjafton t'u japësh “bukë e cirk” që t'i shalosh për tërë jetën.

Personalisht, ndjehem tmerrësisht i ofenduar për mënyrën sesi po e (ri)trajtojnë Shqipërinë votuese, jo vetëm duke e mashtruar sy për sy, por dhe duke e tallur sheshit. Nuk dua ta zgjas argumentin këtu, sepse atyre që nuk janë dele nuk kam asgjë për t'u thënë që nuk e dinë. Mjafton të flasim me kode: 1 Prilli, blloku i Priftit, Rruga Durrës-Kukës, 11 janari, Vilma Nushi, Stadiumi, Plehrat, Parku, lejet e ndërtimit.

اështja është, që e tërë fushata e Ramës, Metës e Bashës nuk është ndërtuar për t'u bërë thirrje njerëzve të ndjeshëm e me integritet. Jo, fushata ka si synim të manaxhojë popullatën e deleve. Dhe, përderisa kjo ndodh, do të thotë që delet janë shumicë dërrmuese, me fjalë të tjera, janë masa kritike. Delet, do të zgjedhin dikë që qendron jashtë demokracisë, sepse, ato nuk e duan demokracinë. Ato duan një bari. Një bari që t'u japë barin, t'u marrë qingjat, t'u lëshojë qentë, etj. Delet, kanë dhjetëra argumente me të cilat duan t'i mbushin mendjen vetes dhe të tjerëve që bariu i tyre ka të drejtë, që alternativat e tjera janë plot të meta. Të flasësh me to, do të thotë të dëgjosh “beeee-beeee” nën stop.

Demokracia, si dele e zezë

E zeza qendron në faktin që fati jonë, fati i pakicës që ka zgjedhur demokracinë si mjetin për të ushtruar të drejtën e vet sovrane për të përzgjedhur llojin e qeverisjes e si pasojë formësimin e shoqërisë si liri alternativash, varet nga vota e deleve. Nga vota e deleve të bardha.

Demokracia nuk është me doemos, thuhet, alternativa më e mirë politike. Por, kakistokracia është zgjidhja që po aplikohet, falë manipulimit të mendjeve të deleve të bardha.

Liderët autokratë në botë ofrojnë diçka për të pasur mbështetjen e deleve. Ofrojnë një rritje ekonomike ose një përfitim individual për masën e deleve. Delet shqiptare, me aq sa gjykoj unë, nuk përfitojnë asgjë. Pra, edhe në specien e deleve, janë delet më të abuzuara. Dhe prapë, duke blegërirë me të madhe, mbështesin kakistokracinë.

Në këtë pikë, është gjithmonë dikush që pyet (shpesh dhe pa edukatë): “E çfarë zgjidhjesh na jep ti?“

Zgjidhja që ju jap unë është vetëm një, por si fillim duhet të bëni testin më poshtë për të verifikuar që nuk jeni dele.

Testi i deleve

Bën retweet, like dhe share të Ramës, Metës, Bashës e Veliajt dhe kopjativëve të tyre? (dele)

Ke kuptuar që lideri i Partisë nuk zgjidhet me vota reale brenda partisë, por nuk të duket problem? (dele)

argumenti yt i preferuar është se lideri yt “vërtet vjedh, por aman bën dhe punë”? (dele)

ke kuptuar që Parlamenti i fundit ishte plot me kriminelë, por nuk të duket arsye e mjaftueshme për të mos ia dhënë votën liderit suprem? (dele)

voton liderin, thjesht për urrejtje ndaj liderit tjetër? (dele)

Emocionohesh me përurime rrugësh e fasadash në TV, dhe je i bindur se Shqipëria po begaton? (dele dhe e droguar)

mendon se meqë punët e tua shkojnë mirë, Shqipëria po shkëlqen? (nuk je dele, je kalë)

në Instagram, të interesojnë më shumë videot me gafa sesa denoncimet e krimeve të pushtetit? (dele)

biznesi yt vuan, por prapë do votosh të njëjtët monopolistë, sepse “nuk ke kë voton”? (dele)

je i palumtur, por prapë do votosh të njëjtët hajdutë, sepse “nuk ke kë voton”? (dele)

je i pasigurt, por prapë do votosh të njëjtët kriminelë, sepse “nuk ke kë voton”? (dele)

financiarisht mezi ia del, por prapë do votosh të njëjtën listë deputetësh-milionerë, sepse “nuk ke kë voton”? (dele)

kërcen përpjetë po të kriktikuan ose shanë liderin? (dele, mbase dhe dhi)

të pëlqejnë shumë batutat e liderit gjatë fushatës? (dele)

nuk të bën përshtypje ose nuk e beson që e tërë Shqipëria vjet ishte e mbjellë në hashash? (dele)

Nuk të shqetëson fakti që do votosh të njëjtin lider edhe pse nuk ka realizuar asgjë nga gënjeshtrat që të tha para 4 vitesh? (dele)

Voton përsëri një parti që ka qenë të paktën 1 herë në pushtet gjatë këtyre 25 viteve? (dele)

Voton një parti se ke shpresë që po fitoi do të të japin punë të mirë, do të të rregullojnë patentën, do ndërtosh lokal pa letra, do të të legalizojnë? (dele)

Të kujtohet që Lul Basha i është shmangur gjykimit Durrës-Kukës me procedurë, edhe që ka qenë Ministër Mbrojtjeje i 21 janarit, por prapë do votosh për të? (dele)

Mendon vërtet se Rama është Skënderbeu? (dele, ose qen që leh)

Mendon vërtet se Rama ka bërë shtet (që ia paska shkatërruar LSI)? (dele)

Komenton poshtë artikujve me gabime drejtshkrimore dhe duke sharë artikullshkruesit personalisht? (dele dhe analfabet)

Urren për vdekje Lubonjën? (dele)

Pasi të kesh verifikuar që nuk je dele, nuk ke nevojë për këshilla se çfarë duhet bërë.

Nëqoftë se thirrja e deleve është shumë fortë për të të lënë të qetë të mendosh, mund të të jap një sugjerim: shko dhe voto një parti që nuk ka qenë kurrë në pushtet. Mund të mos jetë zgjedhja perfekte. Mund të mos jetë fituese. Mund të mos kalojë dot asnjë deputet. Por, të paktën, është votë kundër partive të deleve. Mund dhe të të tradhëtojë më vonë. Por, ti do i japësh vetëm një shans. Sepse ti nuk je dele./Lapsi.al
 
si votohet kur jeton jasht shqiperise??
 
shko dhe voto një parti që nuk ka qenë kurrë në pushtet

Te votojm Ben Blushin po thua?-po mire,kush tha qe Beni nuk do jete po aq bari i keq???!!
Gjithsesi,ti artikull shkruesi,qenke rehat me veten se,mes 1 milion delesh,paske dalur DHI :p
 
Aaaa Sa kisha pa e pa Koloreton.
Rralle shkruan ndonje gje ky.

Koloreto jo jemi Dele...po nga ato te perdhunuara nga barinjte...
 
Nuk do kete ndonje ndryshim, te njejtet barinj jane....
 
E di qe eshte e drejte dhe detyrim i cdo qytetari te votoje por sic e tha folesi me lart barinjte jane gjithmone te njejtet dhe me e keqja jane te gjithe njesoj.
Beni m...n ne fleten e votimit.
E mbi te gjitha mos prisni asnje ndryshim kushdo qe te fitoje.
 
Nuk mund te votosh Jana..duhet te jesh vete prezent per votuar

perse sjepet mundesia ne konsullata ambasada...apo eshte?? perse jo edhe online perderisa egziston id (identificazione digitale) ....
 
perse sjepet mundesia ne konsullata ambasada...apo eshte?? perse jo edhe online perderisa egziston id (identificazione digitale) ....

Kane thene qe zgjedhjet e ardhshme do behet i mundur votimi per rezidentet jashte Shqiperise.
Te shohim.
 
perse sjepet mundesia ne konsullata ambasada...apo eshte?? perse jo edhe online perderisa egziston id (identificazione digitale) ....

Nje pyetje kam ndoshta e infantile.
Ti jeton ne itali, paguan taksat atje, dhe perfiton cdo benefit atje.
Per cfare te nevojitet te votosh ne Shqiperi kur nuk ke asnje te drejte ligjore qe te te lidhi me vendin e origjines...?
 
Pra ky i bie te jete nje perzierje dele qen bir deleje lope gomarovic?
Dele se edhe ky ka te drejten te votoje
Qen sepse po na leh nepermjet lajmeve (apo patok se po na shkruan?)
pra qen ose patok dal nga nje dash dhe nje dele, ku edhe prinderit e tij votojne ose kan votuar.
Por edhe lope na qenka se nuk ka njeri qe nuk i ka prere rrugen ndonje makine.
Por edhe gomar na qenka me keto gomarlleqe qe po shkruan.

Cfare eshte politikisht jo korrekt ne shqip ? Se ne anglish ka kuptim, po ne shqip ku e gjejne kuptimin keta njerez qe perdorin fjale te huaja?
 
Jo ai shkruan nje te vertet te madhe bazuar ne ate cka ne jemi.....nje kope qe na kane keputur kokat...
 
Jo ai shkruan nje te vertet te madhe bazuar ne ate cka ne jemi.....nje kope qe na kane keputur kokat...

nese do e mendojme ashtu atehere te gjithe popujt kope jane, pavareisht sistemit te qeverisjes.

Por nuk i drejtohet nje populli te tere ne kete menyre, e kuptoj ne moment e siper ne nje bisede mes miqsh, por nje gazetari nuk i lejohet.
 
Ok ketu ke te drejte nese do kishim nje gazetari te mirfillte dhe te pa politizuar.
Koloreto hyn tek ata qe jane te lire ne mendime.....prandaj e vleresoj.
Pasi cdo fjale e tija vjen nga brenda tij duke futur e veten....jo e ndikuar politikisht apo nga interesi.
Sistemin e kemi lejuar ne te jete i tille....fajtor jemi ne, prandaj cilesohemi edhe dele.....ndryshe do ishim luener
 
une gjithmone te drejt kam :p edhe kur jam gabim te drejte kam, jo sepse jam gabim, gabim jam si e percjell keq cfare ate qe dua te them, dhe behet e paqart :p

te gjithe jane te lire ne mendime, problemi qendron se zgjedhin nje ane . :p

Te gjithe popujt kope delesh jane po te shkojme sipas llogjikes ketij. Ti thua do ishim luan, mund te ishim luan ndaj njeri tjeterit por perpara nje te huaji prape dele do dukemi. :)

Kendveshtrimi :p
 
Do e shkundja voten por kushton ajo dreq bilete dhe nuk ja vlen qe te harxhoj aq shume per kete shkerdhatokraci politike dhe keta prostituta politikane...

O popull bejuni te zgjuar mos votoni fare, do e kuptojne me pas se nuk kane me vlere tek ju. Bejini te kuptojne se pa programe serioze dhe pa premtime te mbajtura do marrin te gjatin.
Bojkotoni, Bojkotoni....
 
Ju emigrantet sikur te mos.llapnit shume se ca te bejme ne ketu do ishte mire. Ja ca na bete heren e fundit duke na thene te votojme rilindjen. U zhytem ne krize. Hajt shikoni jeten andej nga jetoni e mos beni skur i di i te gjitha.
 
Paske komplekse per emigrantet mesa shoh... mgjth une dhashe nje opinion personal dhe ty ne te pelqen mire ne mos akoma me mire... Opinioni I'm eshte se sikur emigrantet te kishin te drejte vote atehere do ta ndienin peshen dhe pergjegjesine politikanet. Ju qe keni votuar per 27 vjet ata qe keni akoma aty prap ne kurriz do I keni sa tju pine edhe piken e fundit jo me te gjakut por edhe palcen e kurrizit. ;)
 
Nje pyetje kam ndoshta e infantile.
Ti jeton ne itali, paguan taksat atje, dhe perfiton cdo benefit atje.
Per cfare te nevojitet te votosh ne Shqiperi kur nuk ke asnje te drejte ligjore qe te te lidhi me vendin e origjines...?

asnje lidhje ligjore??!! kam nenshetesine shqiptare pastaj ate it.. dhe eshte e drejte e cdo nenshetasi vota... pastaj jo pak mga ne kan nne llogari aty.. mbase ka nga ata qe kan shtepin apo pronat atje.. mbase per ato pushime qe i bejm aty.. mbase sh nga ne kan ardhur ne it te medhenj e kan kontributet.. sh te tjer kan ide te rikthehen.. sh te tjere thjesht i duan te miren e kan at deshiren te kontribojne ne iden vetjake qe sipas secilit mund te ket ndryshim...
pse deshiroj te votoj??
se sado jam nga dekata larg prap nne pjes e imja esht aty e ndihem e juja!
 
Kane thene qe zgjedhjet e ardhshme do behet i mundur votimi per rezidentet jashte Shqiperise.
Te shohim.

u ben vite qe e thone ate... cdo vendi te zhvilluar ju jepet kjo mundesi.. durim gjithesesi...
 
asnje lidhje ligjore??!! kam nenshetesine shqiptare pastaj ate it.. dhe eshte e drejte e cdo nenshetasi vota... pastaj jo pak mga ne kan nne llogari aty.. mbase ka nga ata qe kan shtepin apo pronat atje.. mbase per ato pushime qe i bejm aty.. mbase sh nga ne kan ardhur ne it te medhenj e kan kontributet.. sh te tjer kan ide te rikthehen.. sh te tjere thjesht i duan te miren e kan at deshiren te kontribojne ne iden vetjake qe sipas secilit mund te ket ndryshim...
pse deshiroj te votoj??
se sado jam nga dekata larg prap nne pjes e imja esht aty e ndihem e juja!

Nuk e kuptove drejt pyetjen time...per mos thene qe e keqkuptove dhe e transformove duke e bere shume emotive dhe nacionaliste.

Jana ti vjen njehere ne vit me pushime, ke llogari bankare, ke shtepi por jeten ..investimet e tua i ben ne itali apo kudo qofte.
Duke ardhur e votuar ju qe jeni jashte shtremberoni vullnetin tone qe jetojme e mbi taksat tona ky komb zhvillohet.
Ti nisesh nga ajo cka prek njehere ne vit dhe ndikohesh dhe ia jep voten edit apo lulit apo kujdo qofte , por nuk je objektive pasi nuk jeton cdo dite ketu.
Ju beheni idealiste nga malli qe keni per vendin apo bazuar ne historite personale.
Dhe ne kete forme me detyron e mua te jetoj me zgjedhjet tende ...

Sdi sa do me kuptosh drejt por gjithsesi une tentova te shpjegoj kendveshtrimin tim.
Nuk te heq te drejten te jesh shqiptare por me duket jo e drejte qe ti dhe ata 2 milion shqiptare neper bote te vendosin per mua qe me prek ne menyre direkte ekonomia e vendit.
Ajo cka shkruajta me siper ska lidhje me forcat politike ne vecanti por me perceptimin tim mbi politikat ekonomike te nje populli.
 
Paske komplekse per emigrantet mesa shoh... mgjth une dhashe nje opinion personal dhe ty ne te pelqen mire ne mos akoma me mire... Opinioni I'm eshte se sikur emigrantet te kishin te drejte vote atehere do ta ndienin peshen dhe pergjegjesine politikanet. Ju qe keni votuar per 27 vjet ata qe keni akoma aty prap ne kurriz do I keni sa tju pine edhe piken e fundit jo me te gjakut por edhe palcen e kurrizit. ;)

Avash o bek se ka hendek.
Pjese e kesaj amullie ke qene e ti ....
Ai antari me siper ndoshta foli ashper por tha nje te vertet te madhe.
Ti ke ca vite ne nje shtet tjeter dhe ike per me mire jo se ishe per buken e gojes.....perkundrazi ishe shume mire!
Zgjedhja jote askush se gjykon.....por ske pse hakerrehesh pasi fati si perkedhel te gjithe e kte e dime.
Jetojme ketu per nje arsye a tjeter dhe na duhet ta mendojme mire ate dreq vote.
Kurse ty apo te tjereve pak ju ben kushdo qe ta drejtoj kete vend.
Tek e fundit punojme por ne fund diferencat i dime sa te thella jane.
 
Po te citoj vetem tek kjo qe te nenvizova sepse per te tjerat duhej te beja nje hartim me argumenta po nuk kam nge. ;)

Pse do e shtremberoje voten emigrant.. Nqs ka njeri qe do e beje me mire diferencen ne shtetin shqiptar ate e ben ai qe vjen nga jashte dhe I di mire standartet qe ka bota. Kur i shikon standartet e vendit tend nga pikveshtrimi i nje emigrant te vjen per te vjelle nga genjeshtrat dhe pallavrat qe thone zoterinjte tuaj atje. voten nuk ja u shtremberojne emigrantet pasi ata nuk genjehen me nje thes miell ose me xhinse te grisura, as me lek. Voten e shtremberoni ju qe keni zakon qe lepiheni per nje copez vendi pune dhe genjeheni me kacidhe duke i riduruar t'jau hyping prap cdo kater vjet. ;)

p.S mos e merr si personale, thjesht eshte efekt debati qe te citova.
 
Se marr personale jo....

Them e shtremberoni sepse alternativat kto jane.
Ka 27 vite qe po ne qark te mbyllur rrotullohemi.
Ti voton per pasion ....une sepse gjykoj se ky eshte e keqja me w vogel.
E mira ne asnje nga subjektet politike nuk ekziston ende.
 
Avash o bek se ka hendek.
Pjese e kesaj amullie ke qene e ti ....
Ai antari me siper ndoshta foli ashper por tha nje te vertet te madhe.
Ti ke ca vite ne nje shtet tjeter dhe ike per me mire jo se ishe per buken e gojes.....perkundrazi ishe shume mire!
Zgjedhja jote askush se gjykon.....por ske pse hakerrehesh pasi fati si perkedhel te gjithe e kte e dime.
Jetojme ketu per nje arsye a tjeter dhe na duhet ta mendojme mire ate dreq vote.
Kurse ty apo te tjereve pak ju ben kushdo qe ta drejtoj kete vend.
Tek e fundit punojme por ne fund diferencat i dime sa te thella jane.

une them qe pyetja kryesore ketu eshte per cfare ka mbaruar Monique? lol

Monique, te jetosh ne Peqin apo ne Pekin sdomethene qe nje ka me shume te drejt te votoj se tjetri.
Cdo njeri voton per interesat e veta, si ata qe jetojn brenda edhe ata jashte shtetit. Ndoshta disa nga jashte shtetit kane te njejta interesa ose mendim me nje perqindje qe jetojn perbrenda vendit, keshtu eshte kjo pune, nuk eshte se njerezit nga jashte votojne te gjithe per nje. Sic jane te ndare perbrenda vendit, jane edhe te ndare jasht vendit.
Ndryshimi se ju me llogjiken tende apo te shkruesit me larte ju skeni ku kapeni dhe thoni, me voten tuaj apo me mendjen tuaj hallet i perjetojme ne. Ja e zem se shqiptaret jasht vendit nuk dhane as edhe nje vote, nuk derguan as edhe nje para per ne shqiperi, mendoni ju se do jeni ne nje gjendje me te mire?

Hallet i perjetojne te gjithe, pavaresisht se ku ndodhesh ti e ku ndodhem une. Dikush me shume, dikush me pak, por keshtu eshte jeta.
 
Paske komplekse per emigrantet mesa shoh... mgjth une dhashe nje opinion personal dhe ty ne te pelqen mire ne mos akoma me mire... Opinioni I'm eshte se sikur emigrantet te kishin te drejte vote atehere do ta ndienin peshen dhe pergjegjesine politikanet. Ju qe keni votuar per 27 vjet ata qe keni akoma aty prap ne kurriz do I keni sa tju pine edhe piken e fundit jo me te gjakut por edhe palcen e kurrizit. ;)

Kshu esht kur skupton situaten. Ska rendesj kush qeveris. Ne sistemin e sotem po nuk pati ekujliber pozite opozite do tr na pije gjakun edhe sikur nen tereza te ishte kryeministre sepse nuk varet pushteti nga deshira e nje personi. Prandaj them mps fusni hundet ne pune qe nuk i dini. Mundoheni te ndihmoni e vetem sa prishni pune. Shpresoj qe kurre mos te keni te drejte vote dhe qe te afermit tuaj mos tu degjojne me.keshillat per ke te votojne. E keni pare ramen si thote. Nese nuk vini dot sigurini te pakten 10 vota me telefon. E ke idene ca eshte kjo? Sigurisht qe se me.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top