Shiko fotografinë 1750321
Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qejf të egledisemi pas miteve heroike të dy luftërave botërore, por jemi më pak të prirur të kujtojmë aspektet më të këqija të perandorisë, tregtinë e skllevërve, apo varfërinë degraduese që prekur jetën e aq shumë britanikëve të epokës viktoriane, sidomos në lagjet e Londrës Lindore.
Disa nga këto histori janë harruar, pasi ato përzihen me narrativat më komode që ne ndërtojmë për të kaluarën tonë. Disa harrohen, pasi janë shumë të tmerrshme për t’u mbajtur mend. Atëherë, si do ta kujtojmë pandeminë e Covid-19?
Ndërsa vendi është rihapur, dhe njerëzit janë dyndur pabeve apo plazheve, po zbulohet ndjenja dominuese, se shumica e tyre duan thjesht që të shohin përpara. Dy rastet e para me Covid-19 në Britani u diagnostikuan më 31 janar të këtij viti, pikërisht ditën kur ne u larguam zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.
Që atëherë, janë infektuar të paktën 300.000 njerëz dhe 44.000 prej tyre kanë vdekur, një numër ky më i madh vdekjesh në 6 muaj, sesa nga bombardimet e gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por ndryshe nga ajo ngjarje shumë e përkujtuar, nuk ka të ngjarë që kriza e koronavirusit të ketë të njëjtin fat. Përkundrazi, po duket sikur ne do të përpiqemi edhe një herë të harrojmë, ashtu si herën e fundit kur një pandemi na gjunjëzoi.
Armiku i padukshëm
Në fund të verës së vitit 1918, ndërsa Lufta e Parë Botërore po shkonte drejt fundit të saj të hidhur, një armik i padukshëm filloi të vriste pa dallim në të dyja anët e Frontit Perëndimor. Kjo ishte vala e dytë e virusit H1N1, që kishte kaluar thuajse pa u vënë re nëpër Evropë në pranverën e po atij viti.
Në muajt që do pasonin, ajo do të shndërrohej në sëmundjen më vdekjeprurëse të transmetueshme në historinë e regjistruar. Ndërsa “Gripi Spanjoll” vazhdoi të përhapej nëpër llogore, ushtria amerikane pati më shumë jetë të humbura nga virusi, sesa në aksion kundër armikut.
Më shumë se 340.000 trupa u shtruan në spital. Treçereku i francezëve, dhe gjysma e të gjithë trupave britanike u sëmurën. Simptomat përfshinin rrjedhjen e pavullnetshme të gjakut nga hundët dhe veshët e viktimave. Pacientët që kishin simptomat më të rënda, pësonin një ndryshim të ngjyrës së lëkurës në vjollcë ose blu.
Në shtator 1918, gripi e kapërceu ‘Tokën e Askujt’, dhe depërtoi në ushtrinë gjermane. Brenda disa javësh, dhjetëra mijëra burra u sëmurën ose vdiqën, në atë që ishte në fakt goditja përfundimtare për Fuqitë Qendrore. Më 11 nëntor, një Gjermani e rraskapitur e pranoi humbjen, duke çuar në nënshkrimin e Armëpushimit.
Pandemia globale
Lufta mbaroi, por gripi po përhapej më tej. Ushtarët e bartën virusin në shtëpitë e tyre, dhe në muajt që pasuan, vdekja dhe sëmundja përfshiu mbarë botën. Shumica e vendeve ishin të ngadalta në vlerësimin e shkallës së emergjencës, që është një nga paralelet e shumta të pakëndshme midis 1918-ës dhe pandemisë aktuale.
Atëherë ashtu si tani, pandemia e tronditi besimin e qytetarëve tek qeveritë, dhe çoi në trazira civile. Trazirat racore në SHBA-së, të nxitura nga vdekja e adoleshentit zezak, Eugjen Uilliams në verën e vitit 1919, u nxitën edhe më shumë nga mungesa e kujdesit shëndetësor për afro-amerikanët gjatë pandemisë.
Në Britani, kryeministri Dejvid Lloid Xhorxh u sëmur dhe gati vdiq. Spitalet u mbingarkuan, teksa u vunë në zbatim karantinat dhe distancimi social. Shkollat dhe fabrikat u mbyllën. Pamjet e kohës në San Françisko Ditën e Armëpushimit, tregojnë njerëz me maska në fytyrë, në përputhje me ligjet e rrepta të miratuara në Kaliforni, por “libertarianët” e kohës e kundërshtonin, dhe krijuan një “Lidhje kundër maskave”.
Kur kaloi vala e katërt e pandemisë në marsin e vitit 1920, 1 në 3 njerëz në mbarë botën ishte sëmurur, dhe rreth 50-100 milionë njerëz (5.4 për qind e popullsisë globale) kishte vdekur. Ajo shifër ishte më e lartë se sa të gjitha vdekjet e civilëve dhe ushtarëve nga të gjitha vendet në të dyja luftërat botërore.
U harrua me lehtësi
E megjithatë kur mbaroi, përvoja jonë me gripin spanjoll u harrua me shpejtësi, dhe me qëllim. Britania ka një përmendore të madhe në qendër të Londrës për kafshët që kanë vdekur në luftë, por vetëm një pllakë bronzi për viktimat e asaj pandemie të tmerrshme.
Nuk pati asnjë përkujtesë zyrtare të 250.000 të vdekurve britanikë apo mijëra punonjësve
të shëndetësisë, që u përpoqën ta frenonin valën e pandemisë. Gripi Spanjoll nuk u kujtua as në art. Vitet 1920 ishin një epokë e artë e letërsisë amerikane dhe evropiane, e megjithatë ajo pandemi nuk përmendet gjëkundi.
Edhe ata pak shkrimtarë që e përmendën disi, përfshirë T.S Eliot, e bënë këtë në një mënyrë që e “shkrinë” pandeminë me përvojat e llogoreve. Dhe nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja. Mbi luftën ka një mori poezish të zymta; ku imazhet e radhëve të gjata të të rinjve simpatikë që marshojnë drejt Frontit Perëndimor, janë klishetë më mitike. Nga ana tjetër, vdekja nga gripi nuk ka asgjë lirike. Kështu, me shpejtësi tragjedia kolektive u bë pak më shumë sesa një shënim në histori.
Leksionet nga 2020-ta
A do të ndodhë e njëjta gjë me Covid-19? Ju sigurisht do të shpresoni që jo. Siç e tregojnë ngjarjet e viteve 1918-2020, historia ka një zakon acarues që e përsërit veten, dhe ka leksione të rëndësishme për të na mësuar, duke ia përcjellë ato brezave të ardhshëm.
Pandemitë e sfidojnë ndjenjën tonë të lindur të paprekshmërisë. Nëse politikanët veprojnë shpejt dhe me siguri, ata mund të na shpëtojnë nga efektet e tyre më të këqija. Por viruset, nga natyra e tyre, janë përtej kontrollit të cilitdo prej nesh. Ato ekspozojnë defektet thelbësore të qeverive, gënjeshtrën se gjithçka mund të zgjidhet, dhe më shumë se sa kaq:ato na bëjnë të gjithëve të kuptojmë se sa të brishtë jemi.
Ndikimi i këtij emergjence të kujdesit shëndetësor, do të zgjasë me vite të tëra. Ai do të jetë atje me degëzimet e veta afatgjata ekonomike, në efektin që ka pasur mbi një gjeneratë në arsimimin e fëmijëve, dhe në traumën kolektive të pashprehur të kësaj ngjarje.
Pandemia do të ndikojë padyshim në politikë-bërje për breza me radhë. Gripi Spanjoll çoi në thirrjet për një kujdes shëndetësor universal. Dhe sot asnjë politikan britanik nuk do të guxonte të sulmonte hapur Sistemin Kombëtar Shëndetësor (NHS).
Pandemia ka nxjerrë zbuluar mallkimin e arrogancës britanike, dhe valën e populizmit të Brexit. Kryeministri Boris Xhonson, mund të jetë shumë i aftë në fitimin e zgjedhjeve, dhe në paralelizmat që bën mes vetes dhe Uinston Çërçillit, por kur u përball me një emergjencë të vërtetë, ai u hutua dhe dështoi me shumë lehtësi.
Në ndjekje të një zgjidhje unike të Britanisë për atë që nuk ishte një krizë unike e Britanisë, i vetmi ekskluzivitet ishte numri më i madh i vdekjeve sesa i çdo vendi tjetër në Evropë. Prandaj, leksioni që nuk duhet ta harrojmë është ky:Jetojmë në një botë të bashkuar dhe të ndërvarur, dhe zgjedhjet tona kanë shumë rëndësi.
Premtimet boshe dhe parullat standarde tingëllojnë të bukura në kohëra të mira, por ato nuk kanë asnjë kuptim, kur vdesin dhjetëra mijëra bashkëqytetarë. Ndoshta “monumenti” më i përshtatshëm për trashëgiminë, dhe shkallën e humbjeve që po pësojmë nga koronavirusi, mund të jetë garancia që këtë herë të mos harrojmë.
/ “Politico.eu” – Bota.al