Republic Of Kosovo
Ado !
Pjesëmarrja e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota në hapjen zyrtare të Panairit të 9-të Ndërkombëtar të Industrisë Ushtarake në Stamboll, ka bërë që ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, të braktisë sallën në shenjë revolte.
Të hënën në Stamboll të Turqisë u hap Panairi i 9-të Ndërkombëtar i Industrisë Ushtarake, në të cilin po merr pjesë ministri i Forcës së Sigurisë Fehmi Mujota bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi me bashkëpunëtorë
Në panair i cili organizohet nën patronazhin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Vecdi Gonul, po marrin pjesë mbi 80 shtete të ndryshme të botës në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe shefave të shtabeve të forcave të armatosura.
Në hapjen solemne të Panairit mori pjesë edhe kryeministri i Turqisë, Tayyip Erdogan, ndërsa në prerjen zyrtare të shiritit atë e shoqëruan ministrat e Mbrojtjes së shteteve pjesëmarrëse në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i FSK-së Mujota.
Në shenjë pakënaqësie për pjesëmarrjen zyrtare të ministrit të Forcës së Sigurisë Mujota, ministri serb i Mbrojtjes Shutanovac në momentin kur kryeministri Erdogan i ftoi ministrat pjesëmarrës për ta prerë bashkërisht shiritin dhe për një fotografi të përbashkët, e braktisi sallën në shenjë revolte, bëhet e ditur në një komunikatë të Zyrës për informim të Ministrisë së FSK-së. /Telegrafi/