“Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Provimet-e-maturanteve-231x300.jpg



Matura shtetërore

Në shkolla do të instalohen 365 aparatura që bllokojnë valët e celularëve dhe kufjeve


Masat - MASH do të instalojë rreth 365 aparatura që do të bllokojnë valët e celularit, për të eliminuar çdo mënyrë kopjimi
Shkeljet - اdo vit, në periudhën e Maturës Shtetërore, janë regjistruar raste kur nxënësit kanë kopjuar apo mësues që i kanë ndihmuar
Qëllimi - Ndërprerja e valëve, nëpërmjet disa pajisjeve me teknologji të avancuar do të ndërpresë çdo mënyrë komunikimi



Shpresa Mezini

Matura 2012-2013 do të jetë më e rrepta, krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme. Specialistët e Arsimit sqarojnë se masat e sigurisë që do të vihen në dispozicion të këtij procesi do të jenë të një cilësie të lartë. Për herë të parë, në përvojën e procesit të Maturës Shtetërore, në shkolla, përveç administratorëve të sekretimit apo atyre që monitorojnë zhvillimin e testeve, do të instalohen aparaturat e posaçme, për të bllokuar valët e telefonave celularë. Burime në MASH sqarojnë se kjo është e vetmja mënyrë për të eliminuar mënyrat e kopjimit, që sa vijnë e bëhen më të sofistikuara, jo vetëm nëpërmjet celularëve, por sidomos nëpërmjet kufjeve me bluetooth, të cilat syri nuk arrin t’i shikojë, për shkak të teknologjisë së avancuar. Nëse deri më tani, këto praktika pune, kanë rezultuar të suksesshme, mësohet se duke nisur nga ky vit, kjo do të jetë e pamundur. Pasi valët do të bllokohen nga disa aparatura, të cilat ndërpresin automatikisht çdo mënyrë komunikimi.

Aparaturat

Ndriçim Mehmeti, përgjegjësi i sektorit të monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë në MASH, thotë se janë rreth 365 aparatura, të cilat do të instalohen në shkolla për të bllokuar të gjitha mjetet e komunikimit, praktikë që do të sjellë një administrim më të mirë të provimeve, por që do të shmangë edhe tentativat për kopje.

“Kemi menduar që në të gjitha zonat që do të kemi provimin të vendosim bllokues për mjetet e komunikimit elektronik. Komunikimi nuk është vetëm përmes celularit, po mund të ketë kufje të fshehta që montohen sikundër thonë në organet e dëgjimit dhe është e pamundur të shihen me sy”, sqaroi Mehmeti.

Ai tha në rregulloren e hartuar për maturën e këtij viti, janë shtuar kriteret, që duhet të plotësojnë mësuesit që do të mbikëqyrin zhvillimin e testimeve, të cilët, sipas tij, në jo pak raste janë akuzuar se nuk i kanë respektuar si duhet pikat e këtij dokumenti. “Së pari, ka edhe nga ata që janë treguar korrekt gjatë gjithë procesit të maturës, kështu që ata përjashtohen. Së dyti, administratorë do të merren ata që nuk janë të kompetentë të lëndëve përkatëse, që do të thotë se në testin e letërsisë nuk të merren mësues të kësaj lënde. Ndërsa kur ka lëndë me zgjedhje bëhet rishpërndarja e tyre në mënyrë që ata të mos bien në lëndën që ata kanë”, theksoi përgjegjësi i sektorit të monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë në MASH.

Abuzimet

Në muajin korrik të vitit të kaluar, njësia antikorrupsion në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, arrestoi 4 mësues të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamzë, për shkak se komunikonin me maturantët, që i kishin paguar, duke i dhënë të gjitha përgjigjet e sakta gjatë kohës së zhvillimit të testeve.

Mësueset u akuzuan se pasi siguronin çelësin e përgjigjeve të testeve të Maturës Shtetërore, i shpërndanin përgjigjet me mesazhe nëpërmjet telefonave celularë te prindërit e nxënësve që u kishin dhënë ryshfet. Hetimet nisën pas zhvillimit të provimit të letërsisë, testit të parë të Maturës Shtetërore, kur disa maturantëve u kishte gënjyer fytyra, ndërsa mësuesit i kanë kontrolluar, për shkak të tensionit që përcillnin, gjatë kohës kur kopjonin. E megjithatë, ky nuk është i vetmi rast. Vetë specialistët e arsimit pohojnë se ka edhe raste të tjera, duke mos përjashtuar edhe mbikëqyrësit, të cilët herë pas here bëhen palë me nxënësit./Shqip
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

Aman si bejne sikur skane kopjuar keto vete...
Nje maturant mund te mbeshtese gjithe jeten aty ne ato provime , ia qe jemi edhe ne Shqiperi cdo beje pastaj
te sillet si barbin rrugeve.
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

Mir e bojn se na u bon gjith injorantet me universitet.
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

le ti marrim te gjithe maturantet

dhe ti rregjistrojme neper universitete private

Lol
 
Pe: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

Te them te verteten un kam kopjuar,
jo nje her... por shume here dhe pa celular.
Me celular nuk bohet dot gje dhe sme pelqen... kopjimi eshte art, jo te gjith mund ta bejne.
Mu pershembull sme kan kapur asnjeher sepse duke qen nxenese e mir nuk dyshonin se ndonje her e beja... fundja kur me pyesnin me goj kam qen e pergatitur gjithmone dhe kam mar maximumin.
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

Në shkolla do të instalohen 365 aparatura që bllokojnë valët e celularëve dhe kufjeve
Mire do bejne, edhe pse nuk eshte zgjidhje tamam, se kush do te kopjoj...prap do kopjoj!

E kur lexova titullin, thash se do flisnin dhe per faktin qe mund te shurdhojne vertet keta qe kopjojne me hands-free, sepse shpesh here e fusin aq thelle ne vesh, sa cpojne cipen e timpanit.....
Dihet, kur eshte sezon provimesh, eshte radhe tek mjeku veshit (per ti hequr hands-free ose per ti kuruar).
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

po me celular skuptohet gje jan me fat ato qe u bin nxenes te mire ne klas.
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

Po ata qe din te kopjojn e bejn si me celular dhe pa te.
 
Titulli: “Shurdhohen” kopjacët, provimet këtë vit hi-tech

Mire ia bejne, ia cf prototipi doli Deudi duke kopjuar lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top