Shuplaka e Freedom House: Korrupsioni në rritje, demokracia në rënie.

Shuplaka e Freedom House: Korrupsioni në rritje, demokracia në rënie. Shqipëria më keq se në vitin 2004

download-1.png


Organizata e njohur Freedom House ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Vende në tranzicion”, ku ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka njohur rritje të korrupsionit dhe rënie të demokracisë.

Përkeqësim ka njohur edhe qeverisja qendrore.

Tronditës është fakti se që nga viti 2004, procesi zgjedhor ka njohur vetëm rënie. Po ashtu rënie ka njohur edhe liria e medias nga ky vit.

Korrupsioni është njësoj si në vitin 2004, kur udhëhiqte Fatos Nano.

Kurse demokracia në total është më keq se në vitin 2004.

Gjyqësori është më keq se në vitin 2004, kurse qeverisja është shumë më keq se në vitin kur qeverisnin socialistët.

Në raport thuhet se Shqipëria është një regjim hibrid.

Në pjesën ku flitet për qeverisjen, thuhet: “Pas konflikteve politike dhe institucionale të vitit 2011, viti 2012 njohu një konsolidim të pushtetit nga Berisha dhe PD, duke larguar kundërshtarët nga pozicionet kyçe dhe duke i zëvendësuar me emërimet e tyre. Pavarësisht progresit sa i përket disa reformave legjislative, Shqipëria nuk mori statusin e kandidatit për në BE për të tretin vit radhas. Në përgjithësi treguesit ekonomik u përkeqësuan si rezultat i përpjekjeve të dështuara për të privatizuar kompanitë kryesore dhe investimeve të pakta të huaja”.

Sa i përket procesit zgjedhor, thuhet se fakti se nuk janë plotësuar brenda afateve disa përgatitje parazgjedhore, ka ngritur dyshimin nëse zgjedhjet do mbahen ashtu siç është planifikuar.

Në pjesën për shoqërinë civile thuhet se ky sektor mbetet i dobët, sidomos jashtë kryeqytetit. Megjithatë në raport thuhet se ka pasur disa shenja pozitive të rritjes së aktivizmit civil, sidomos sa i përket çështjes së ish- të burgosurve politikë, përmirësimit të kushteve të punës për minatorët, politikave të importimit të plehrave dhe të drejtave të grupimit LGBT.

Sa i përket medias, thuhet se pavarësisht numrit të madh, përmbajtja dhe diversiteti i medias është i dobët.

Në pjesën për gjyqësorin thuhet se ai vazhdon të vuajë nga presioni dhe ndërhyrjet politike. Në raport citohet largimi i kryeprokurores Ina Rama, duke theksuar se pati debat për interpretimin ligjor mbi afatin e mbarimit të mandatit të saj.

Sa i përket korrupsionit, në raport thuhet se për shkak të mungesës së vullnetit politik, rezultatet në luftën ndaj korrupsionit janë të pakta.

Në raport citohet gjyqi ndaj Ilir Metës dhe pushimi i çështjes. Po ashtu citohet edhe rasti i diplomës universitare të Renzo Bossi-t, duke theksuar se kjo nxori në pak kontrollin e dobët mbi sistemin arsimor.

Sa i përket vitit 2013, në raport thuhet se zgjedhjet do të jenë një test thelbësor për demokracinë shqiptare dhe funksionimin e institucioneve.
G.Tema
 
Titulli: Shuplaka e Freedom House: Korrupsioni në rritje, demokracia në rënie.

Ketu ska diskutuar askush se skan ku te marrin materiale se jan mesuar me copy paste.
Raporti i freedoom house per kosoven eshte edhe me keq se per shqiperin ku kosoven e krahason me vendet si Tagjakistanin ,sirin e libin nje vend gjysemautoritar ku po lulezon korrupsioni ose me sakte ku korrupsioni ka arritur majat.
Ku qeveria ka sistem autoritar edhe nuk respektohen organet e drejtesise per kosoven ky raport eshte i njejti dmtth sipas raportit i bie qe kosova qe nga 2004 e deri me 2012 nuk ka pase permiresime po vetem perkeqesime ...
Jan shume pika te ketij raporti qe duhet ta brengosin shume poppullin edhe qeverin e kosoves mas pari sepse ne nje raport te state departamentit ku thuhet se gjykata nuk funkisonon ka korrupsion ,nuk kemi zgjethje te ndershme duket se dite te keqija po vijne,.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top