legjenda
Tetova
Në skenë të improvizuar brenda Kuvendit shumica e re parlamentare po voton për zgjedhjen e kryetarit, njofton Gazeta Express.
Pasi që deputetët e VMRO-së e shpallën të mbyllur seancën, shumica e re parlamentare ka votuar kandidatin për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferrin. Duke qëndruar në këmbë deputetët kanë votuar "PRO" kandidatit të shumicës parlamentare. Ndërkohë jashtë Kuvendit janë mbledhur mijëra protestues për të kundërshtuar këtë veprim. Në këto momente lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediumet./Gazeta Express/