Shumica e vendeve arabe nё anёn e Kosovës

Gjatё qёndrimit nё New York, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni ka pasur edhe disa takime me përfaqësues të vendeve të akredituara në OKB – nga të cilët ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Në këtë kuadër, Hyseni është takuar me pёrfaqёsuesin e Ligёs sё Shteteve Arabe nё OKB, Yahya A. Mahmassani, të cilin e ka njoftuar pёr zhvillimet mё tё fundit nё Kosovё, ka pёrsёritur kёrkesёn pёr vendosjen e linjave tё rregullta tё komunikimit, si dhe ka folur pёr rёndёsinё e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga shtetet e Ligёs Arabe.

Nga ana e tij – siç theksohet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës - ambasadori Mahmassani ka thёnё se çёshtja e Kosovёs ёshtё diskutuar nё Ligёn Arabe dhe e siguroi ministrin Hyseni se do tё ketё lёvizje graduale, pasi “shumica e vendeve arabe janё nё anёn tuaj”.

Nё New York, Hyseni ka pasur njё takim edhe me pёrfaqёsuesen e pёrhershme në OKB tё Bahamas, ambasadoren Paulette A. Bethel. Nё këtë takim, ai ka folur pёr pёrparimin qё ka bёrё Kosova, pёr themelimin e institucioneve demokratike, tё mbёshtetura nё standarde evropiane, dhe pёr anёtarёsimin nё organizata ndёrkombёtare politike dhe financiare.

Ministri Hyseni po ashtu, ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs. Ambasadorja Paulette A. Bethel - siç thuhet në komunikatë – ka thёnё se do t’ia pёrcjellё Qeverisё sё saj tё gjitha informatata dhe kёrkesёn e sёrishme pёr njohje.

Edhe nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Mozambikut nё OKB, ambasadorin Filipe Chidumo, Hyseni ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohje nga Mozambiku.

Nga ana e tij, Chidumo ka uruar Hysenin pёr tё arriturat e shumta të Kosovës dhe e ka siguruar atё se çёshtja e njohjes ёshtё diskutuar dhe vazhdon tё mbetet nё agjendёn e Mozambikut. Po ashtu, ai e ka siguruar shefin e diplomacisë kosovare se do t’ia pёrcjellё sёrish kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top