Shumica e re parlamentare do t’i dorëzojë garancione presidentit Ivanov

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emër të shumicës së re parlamentare shumë shpejt do t’i dorëzojnë presidentit Gjorge Ivanov garancitë e kërkuara për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re. LSDM, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët përmes një deklarate të përbashkët do t’i garantojnë presidentit unitaritetin e shtetit.

Sipas burimeve partiake të LSDM-së, garancionet personallisht Zoran Zaevi do t’ia dorëzojë presidentit, ndërsa kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme ose më së voni deri më 19 maj.

Shumica e re parlamentare ditëve të fundit po realizojnë takime me ambasadorët e huaj me të cilët së bashku po saktësojnë përmbajtjen e garancioneve.

Sipas disa informacioneve, të gjitha partitë shqiptare janë pajtuar për të nënshkruar një garancë, përveç Aleancës për Shqiptarët, të cilët thuhet se kanë qenë kundër kësaj garance.
auto_ivanov1494521755.jpg
http://www.botasot.info
 
Back
Top