redi-
Anëtar i Respektuar
Shiko fotografinë 1728397
Një i sëmurë me parkinson, i detyruar të qëndronte shtrirë për dy vjet rresht, u ringrit në këmbë për një ditë. Ai që e ndihmoi nuk ishte doktori, por një robot. Quhet Hal dhe është në gjendje të vërë në lëvizje krahët, këmbët dhe bustin. Me sensorët e aplikuar në lëkurën e atij që e “vesh”, ky robot është i aftë të perceptojë stimujt me të cilat truri transmeton qëllimet e lëvizjes së muskujve. Duke interpretuar këto sinjale (ngarkesa të dobëta elektrike që arrijnë sipërfaqen e epidermës), Hal e kthen vullnetin në gjest dhe ecën, duke marrë me vete edhe pacientin që e mban veshur. Aktualisht Hal po provohet në 256 spitale japoneze dhe pretendohet që brenda tre vjetësh duhet të bëhet operativ. Krijuesi i tij, shkencëtari japonez, Yoshiyuki Sankai, inxhinieri gjenial i universitetit Tsukuba, e ka parashikuar përdorimin e tij për rehabilitim: “Po studiojmë një formë qiraje që spitalet mund ta bëjnë të tyrin për 1500 euro në muaj. Duke qenë se roboti përdoret mesatarisht nga pesë pacientë për një orë në ditë, kostoja e tij shkon 13 euro në orë”. Një budallallëk i vërtetë.
Në shërbimin tonë
Hal është një prej shembujve më të mirë se si robotët janë destinuar për të ndryshuar jetët tona në një të ardhme shumë të afërt. ثshtë një robot “shërbyes” që mund të ndihmojë njeriun në punët e vështira ose të rrezikshme, të bezdisshme dhe përsëritëse. Ndryshe nga robotët industrialë, që punojnë nëpër ishuj ku njeriu nuk mund të hyjë, për të shmangur aksidentet, robotët shërbyes mund të jetojnë me ne, të bashkëveprojnë, të kuptojnë urdhrat tona dhe t’i zbatojnë ato, por pa krijuar situata rreziku.
Fabrikë automatike
Robotët industrialë, aktualisht më të përhapurit në botë, janë të fuqishëm dhe të saktë, por nuk përdorin teknologji tepër të avancuara. Ekzistojnë prej disa dekadash dhe shumë shpejt mund të njihen me një zhvillim të ri për shkak të iniciativës së “FoxConn”, një grup industrial i Tajvanit që po projekton të prodhojë një milion robotë në fabrikën e tyre në Shenzen, në juglindje të Kinës: është parashikuar që brenda tre vjetësh makineritë e reja do të zënë vendin e pesëqind mijë punëtorëve kinezë, duke krijuar kështu fabrikën e parë totalisht të automatizuar. اështja ndryshon krejtësisht kur bëhet fjalë për robotët e shërbimit, për të cilët sot është shumë e vështirë të vlerësohet fuqia e tyre e zhvillimit. Ka nga ata që thonë se robotët duhet ta bëjnë mirë punën e tyre, që natyrisht duhet jetë edhe shumë funksionale. “Humanoidët janë robotë të ndërlikuar për t’u projektuar dhe shumë të kushtueshëm për t’u realizuar. Kjo është edhe arsyeja që kur menduam të krijonim një robot të tillë, projektuam një disk të lartë jo më shumë se dhjetë centimetra, që ishte në gjendje të spostohej me shpejtësi në të gjithë shtëpinë dhe të futet edhe poshtë divaneve dhe krevateve: një humanoid nuk do të ishte kaq i frytshëm”.
Në të gjitha shtëpitë
“iRobot” po merret me një projekt të ri që quhet “Evolve” dhe që ekspertët e përcaktojnë si “robot personal shtëpie”. Sipas tyre, shumë shpejt ky robot do të hyjë në të gjitha shtëpitë. “Bëhet fjalë për një robot ndihmues, që lëviz nëpër shtëpi duke shfrytëzuar sistemin e navigimit. Gjithashtu, do të ketë të inkorporuar në trup edhe teknologjinë ‘iPad’ për të kontrolluar në distancë shtëpinë ose zyrën. Përmes tij do të mund të lidhemi edhe me familjarët e kolegët tanë, edhe pse ndodhen mijëra kilometra larg”, - shpjegon eksperti. “Evolve” është një nga shumë robotët e krijuar kohët e fundit: falë teknologjisë së tyre, ata mund të gjenden njëkohësisht në shumë vende.
Rruajtje e kujdesshme
Një markë tjetër amerikane që ka krijuar një objekt të tillë është “Willow Garage”, qendër kërkimesh dhe inkubator teknologjish. Roboti i tyre, “PR2” arrin të ndihmojë një tetraplegjik; Henry Evans nuk është i aftë të lëvizë as duart dhe as këmbët. Roboti mund të marrë një sërë urdhrash të mësuara nga Henry përmes një zëri special, mund t’i afrojë dhe largojë sende, madje t’i rruajë edhe mjekrën me makinë rrojë elektrike. Robotët do të hyjnë në shtëpitë tona edhe për na zbavitur. Kostoja e tyre do të jetë e pranueshme nga të gjithë njerëzit. Në “Airlab”, një laborator robotësh në Milano, profesori Andrea Bonarini dhe stafi tij po studiojnë disa atome që bazohen në sistemin Kinect të Microsoft-it, por që është përshtatur në një sistem tredimensional dhe me rreze infra të kuqe, i cili ndihmon në perceptimin e lëvizjeve dhe vlerësimin e tyre në hapësirë.
Sot ekziston edhe “shtrati inteligjent”
Shumë robotë të shërbimit janë krijuar për të ndihmuar të sëmurët, madje edhe për t’i operuar ata. Në këtë fushë, më aktiv është “Itia” (Instituti i teknologjive industriale dhe automatizimit të ‘Crn’-së). “Struktura jonë përfshin shumë studiues dhe është e fokusuar më tepër te robotët kirurgë dhe aftësisë për t’i bërë ballë plakjes së popullsisë. Ky është një sektor i këndshëm, që kërkon makineri tepër efikase që të ndihmojë në vazhdim edhe mjekët”, - shpjegon një specialist. Nga kjo punë sot kanë lindur robotë që janë në fazë eksperimentimi. Njëri prej tyre është “Anymov”, një “shtrat inteligjent” që mund të anohet në pozicion vertikal dhe të vërë në lëvizje krahët dhe këmbët e pacientëve që janë në gjendje vegjetative. Një nga projektet më të rëndësishme në këtë fushë është “SmartHand”, dora robot. Ajo i përmbush të gjitha funksionet e krahut dhe dorës njerëzore në një sistem që kushton më pak se 100 dollarë. Laboratori që krijoi këtë aparaturë teknologjike po teston mënyrën për ta futur në trupin e personave që nuk kanë duar dhe vënien në lëvizje.
Detyra e robotëve humanoidë
Robotët që të ngacmojnë më shumë fantazinë janë humanoidët, ata që i ngjajnë njeriut. Shumë marka të “Sol Levante” kanë krijuar robotë të këtij lloji. E tillë është “Honda”, që prej pak kohësh ka prezantuar modelin e ri të robotit të saj, më i aftë dhe më i shkathët se roboti paraardhës që prodhoi para 11 vjetësh. Roboti i ri mund të bisedojë me tre persona njëkohësisht, madje është menduar që të përdoret edhe në centralin bërthamor të Fukushimës, ku ende njeriu nuk mund të futet për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit. “Disa studime të kryera në Japoni kanë treguar se ngjashmëria e madhe me qeniet njerëzore shkakton ankth. Vetëm një robot humanoid ka efekt të kundërt”, - shpjegon një ekspert i inxhinierisë informatike, i Universitetit të Palermos.
Binjakë apo të ndryshëm?
Modeli i studimeve të marrëdhënieve mes njerëzve dhe humanoidëve është Hiroshi Ishiguro, profesor në Universitetin Osaka dhe krijuesi i robotëve që ngjajnë identikë me njerëzit. Ishirugo ka krijuar në robot që i ngjan identik atij dhe e përdor për të folur me njerëzit me qëllim që të shohë reagimet e tyre. Nga studimet e tij janë krijuar edhe telenoidët, roboti me përmasat e një fëmije dhe me ngjyrë të bardhë që i lejon njerëzit të komunikojnë përmes “Skype”-it. Telenoidi riprodhon zërin e folësit dhe lëvizjet e kokës. Mund të përqafojë atë që i mbështetet sipër dhe ta përshëndesë me krah. “Për momentin po e provojmë në shumë situata dhe kemi marrë reagime të ndryshme: shpesh herë fëmijët tremben prej tij, ndërsa të rriturit preken, sepse përmes tij mund të dëgjojnë një të afërm që e kanë kilometra larg”, - thotë eksperti. Së shpejti do të hidhet në treg edhe telefoni “emocional”, që përveç zërit, është në gjendje të transferojë edhe ndjenjat.
/shqip/