Shuhet Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shuhet Helmut Kohl, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Helmut Kohl, ish-kancelari gjerman dhe arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Mediet gjermane raportuan se ai vdiq në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në landin gjerman të Rhineland-Palatinate.

Në vitin 2008, Kohl pësoi një rënie të rëndë dhe që prej asaj kohe përdorte një karrige me rrota, ndërsa shëndeti i tij sa vinte e përkeqësohej.

Ish-kancelari Helmut Kohl drejtoi Gjermaninë për 16 vite, nga 1982-shi deri në 1998-n, e atij i njihet merita e ribashkimit të Gjermanisë pas rrëzimit të Murit të Berlinit.

Bashkë me aleatin e tij francez, Francois Mitterrand, Kohl ishte përgjegjës për prezantimin e monedhës së përbashkët europiane. Kohl ishte kancelari që shërbeu më gjatë në Gjermani në shekullin e XX pas Bismarckut, ndërsa Angela Merkel, dikur nxënësja e tij, kërkon mandatin e katërt për të arritur rekordin e tij.

Kohl ishte një besimtar i bindur i integrimit europian dhe bindi gjermanët që të hiqnin dorë nga Marka e tyre e dashur në favor të Euros. Helmut Kohl u lind më 3 prill të vitit 1930, e kur ishte vetëm 12 vjeç ndihmonte në nxjerrjen e kufomave nga gërmadhat e fabrikave në Ludëigshafen, pas bombardimeve aleate.

Ajo që ai cilësoi si bekimi i një lindjeje të vonë e çliroi nga çdo njollë e mundshme e nazizmit. Kohl ishte një politikan model në Gjermani, derisa popullariteti i tij u dëmtua ndjeshëm pas skandalit të financimit të Kristian-Demokratëve të tij me donacione ilegale. Skandali u mor vesh pas vitit 1998, kur Kohl nuk ishte më në detyrë, por kjo solli edhe prishjen e raporteve me Merkelin.

Pavarësisht kësaj, Kohl vazhdoi të ishte popullor në vend, por mbase më shumë jashtë tij, e ngushëllimet për të kanë ardhur nga e gjithë bota. Mes tyre, ato të ish-presidentit amerikan George Bush, i cili tha se bota humbi një prej udhëheqësve më të mëdhenj të pasluftës në Europë dhe një mik të vërtetë të lirisë.

/ Top Channel
 
16 vjet kancelar nuk jane pak.
Fatkeqesisht si shumica e politikaneve te medhenj perfshire ketu mikun dhe kolegun e tij Miterrand cmimi i nje karriere te tille politike eshte shume i larte.
Fakti qe jeta e tij familjare ka qene shume e turbullt dhe plot ngjarje te pakendsme e deshmon me se miri kete gje.
E pabesueshme por e vertete qe ka qene nje njeri shume i turpshem dhe nuk e ka pelqyer kurre te qenit ne qender te vemendjes.
Aq e vertete eshte kjo gje saqe pasi dha direheqje nga politika ne 2001 ka marre pjese vetem dy here ne evente politike publike.
 
Back
Top