Shtohet urrejtja mes shqiptarëve e maqedonasve

Love

βeℓℓe â๓e
SHKUP- Komuniteti maqedonas dhe ai shqiptarë në Maqedoni urrehen gjithnjë e më shumë.

Maqedonia-300x176.png


Sipas konstatimit të fundit të Komitetit të Helsinkit, gjuha e urrejtjes në Maqedoni ka njohur rritje, më e theksuar ajo mes komuniteteve maqedonas dhe shqiptarë. Menjëherë më pas vjen urrejtja që kanë të dy komunitetet bashkë ndaj grupit të personave LGBT.

“Kemi një djalosh 13- vjeçar i komunitetit shqiptar në Maqedoni i cili u sulmua vetëm se nuk ka pranuar të puth një kryq që ia kishin dhënë 3 maqedonas që e kishin ndaluar në rrugë. Pas refuzimit të 13- vjeçarit, atë e rrahën dhe e prenë me thikë. Për fat të keq autorët e krimit ende nuk janë kapur dhe policia po vazhdon të hetojë rastin, siç po ndodh edhe me shumë raste të tjera kur bëhet fjalë për krime urrejtjeje. Një numër i madh huliganësh që i ikën policisë para qeverisë, të cilët u nisën drejt sheshit Maqedonia dhe me këtë rast sulmuan përfaqësues të bashkësive tjera në Maqedoni… Para syve tanë u rrahën përfaqësues të komunitetit shqiptar, kishte të përgjakur dhe disa të lënduar, arsye kjo pse disa ditë më vonë kishte protesta nga shqiptarët”, tha Voisllav Stojanovski nga Komiteti i Helsinkit, citon Alsat-M.

“Fjalori i urrejtjes i cili po shënon rritje në Maqedoni fillon të prodhojë edhe krime të motivuara nga urrejtja. Ishim dëshmitarë të ngjarjeve ku pikërisht aktivistë të Komitetit të Helsinkit u sulmuan. Ishte fjala për një krim, të kryer me pretekst të urrejtjes dhe për këto raste, Komiteti i Helsinkit tani ka nisur procedurat”, deklaroi Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Sipas këtij Komiteti, gjatë 3 viteve të fundit ka pasur vetëm 14 çështje nëpër mbarë gjykatat e vendit, numër i vogël krahasuar me incidentet reale të ndodhura gjatë kësaj periudhe, 35 të tilla.
Panorama
 
Titulli: Shtohet urrejtja mes shqiptarëve e maqedonasve

E sa e sa tjera qe kurkund nuk shkruhen... Ne perher kemi pas probleme me maqedonjet, mirepo kohen e fundit si shume dhe fajtori kryesor eshte politika jone...ata qe duhet te na mbrojn ata behen bahkfajtore se heshtin...
 
Titulli: Shtohet urrejtja mes shqiptarëve e maqedonasve

Maqedoni i mire eshte ai me gurmaz te prere ....Sikurse jan disa pseudopolitikan shqiptar qe bejne aleanca me ta ...Une mendoj se shqiptaret ne maqedoni per kete gjendje vet i kan fajet sepse ata duhet te bllokojne qdo shesh deri te respektohen te drejtat e tyre e jo te mirren me partia.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top