Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shtohen masat e sigurisë në Veri

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Gjashtë persona janë lënduar në dy shpërthime që kanë ndodhur të premten në mbrëmje në pjesën e banuar me shumicë serbe në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Policia thotë se shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të një kafeneje në veri të Mitrovicës duke dëmtuar shtatë makina.

Incidenti nxiti reagimin e dhunshëm të një grupi serbësh, të cilët i vunë flakën dyqanit të një shqiptari, në Lagjen e Boshnjakëve.

Shpërthimi i dytë ndërkaq ndodhi në këtë lagje, derisa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Tre nga të lënduarit nga ky shpërthim janë zjarrfikës.

Jeta e tyre është jashtë rrezikut, thonë mjekët e spitalit në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti nuk ka dhënë hollësi për motivet e dy shpërthimeve të mbrëmshme.

Situata është qetësuar pas shtimit të masave të sigurisë nga ana e paqëruajtësve të NATO-s dhe policisë së EULEX-it.

Ditëve të fundit, veriu i Mitrovicës është përfshirë nga një valë incidentesh të motivuara etnikisht.

Më 30 dhjetor, në dy incidente të ndara, një i ri serb dhe një i ri shqiptar u plagosën, ndërsa u dogjën disa dyqane dhe makina të shqiptarëve.

Autoritetet e Kosovës kanë dënuar incidentet në Mitrovicë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vetpërmbahen nga dhuna./bbc/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back