Shtohen kufizimet/ Rreziku i pandemisë, shtetrrethimi do fillojë që pas orës 18 00

18e4f3a23e482ab961cab20d412e841a.jpg

Numri konstant i vdekjeve, i cili po vazhdon me nga 20 viktima në ditë duket se do ta çojë bendin drejt masave më të forta kufizuese dhe drejt zgjarjes së orarit të shtetrrethimit. Shqipëria vazhdon të mbetet nga vendet e fundit në botë për numrin e lartë të viktimave dhe kurba e tyre që nuk po njeh dot uljeje po e çon qeverinë drejt marrjes së masave që rëndojnë ekonominë, ndonëse arka e shtetit është bosh për të përballuar këtë lloj goditjeje të bizneseve.
Por megjithëatë shpëtimi i jetëve po bëhet prioritet në një kohë që numri i viktimave vetëm për shkurtin i ka kaluar 300 vetë.
Lajmin se mund të ketë zgjerim të orarit të shtetrrethimit e dha fillimisht Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare gjatë takimit me mjeket e diasporës. Ai tha se mund të këtë kufizime të tjera, për shkak të situatës së pandemisë.

Ndërsa sot shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino që e cilësoi situatën si shumë shqetësuese konfrimoi nga qyteti i Kukësit, ku nisi procesi i vaksinimit, se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID. Ajo shtoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

Sipas burimeve të Lapsi.al, kryeministri Rama, me gjithë hezitimin e gjatë ka vendosur ta ngushtojë edhe me dy orë kohn e ndalim-kalimit. Pas komitetit teknik të së hënës ai pritet të fillojë pas orës 18 00, ku nuk do të ketë më lokale, dyqane dhe restorante hapur duke ndaluar njëkojësisht edhe qarkullimin në rrugë. Të vetmet aktivitete që do të vazhdojnë të lejohen janë shërbimet delivery dhe taksitë, por gjithnjë nëse klientët e tyre kanë justifikim të fortë për të lëvizur pas orarit.

©
Lapsi.al
 

Attachments

  • 18e4f3a23e482ab961cab20d412e841a.jpg
    18e4f3a23e482ab961cab20d412e841a.jpg
    54.1 KB · Shikime: 0
  • 18e4f3a23e482ab961cab20d412e841a.jpg
    18e4f3a23e482ab961cab20d412e841a.jpg
    54.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top