Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Aren

Anëtar i Respektuar
myslo-300x213.jpg

Besimtarët të cilët si zë hapësira brenda xhamisë, janë ulur para portës, përgjatë një trotuari të mbuluar me ***hde. Zëri i klerikut dëgjohet përmes tyre deri në rrugë.
Në lutjet e të xhumasë në xhaminë kryesore në Prishtinë, kryeqytetit të Kosovës, nuk ka më vend për të gjithë besimtarët, të cilët kishin ardhur ta dëgjojnë predikimin e imamit.

“Armiqtë e Allahut po e prishin rininë myslimane”, paralajmëron kleriku. Ai përmend alkoolin, drogat dhe ndikimin e rrezikshëm të internetit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për “të penguar hovin e Islamit”.
“Imoraliteti është në ngritje”, ua kujton, ai dëgjuesve. “Kjo s’duhet lejuar. S’mund t’i mbyllim sytë karshi kësaj dukurie”.
Nuk ka nevojë të ecet shumë larg për të kuptuar shenjat e imoralitetit, të cilit i referohet kleriku. Jo shumë larg nga xhamia, kafeteritë moderne janë të mbushura përplot me të rinj e të reja, të përzier, që pinë kafe e birra.
Aty afër janë përmendoret që tregojnë historinë jo të largët të Kosovës. Një statujë e madhe bronzi e Bill Clintonit, me dorën e ngritur në triumf ose përshëndetje, stolis bulevardin që mban emrin e tij. Ish-presidenti amerikan është hero këtu, i brohoritur për nisjen e avionëve të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Një skulpturë tjetër, model gjigant i fjalës angleze “Newborn” [I Porsalindur], feston një gurthemel në procesin e vënë në lëvizje nga ato sulme ajrore të NATO-s – shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Mirënjohja ndaj Shteteve të Bashkuara – dhe aleatëve të saj në fushatën e bombardimeve – mbështet vizionin e këtij territori si komb i lirë në vete. Por, një tjetër pasojë indirekte e atij konflikti tani po shihet me dyshim.
537547_573657179327960_1922956139_n.jpg

e rreptë e Islamit po tërheq besimtarët anembanë Kosovës. Rritja e saj është sfiduese ndaj traditave dhe aspiratave të një shoqërie që është përkufizuar më pak nga besimi Islam dhe më fort nga etniciteti shqiptar dhe pro-amerikanizmi.
Të padëgjuar deri në vitin 1999, konservativët dhe fanatikët fetarë janë një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah, me ndjekës në gjithë qytetet e mëdha dhe në disa nga pjesët më të varfra të fshatrave.
Zyrtarë të sigurisë i thanë Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që format më të rrepta të besimit kishin zënë rrënjë pas luftës, duke ndjekur fluksin e organizatave islamike të ndihmave dhe shkollimin e klerikëve vendas në vendet arabe.
Të intervistuar nën kushte anonimiteti, zyrtarë të sigurisë thanë se ata besojnë së deri në 50 000 njerëz në vend, kanë filluar të ndjekin forma më konservative të Islamit.
Nuk ka mënyrë të pavarur të konfirmohet kjo shifër, që përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së përgjithshme në Kosovë, e llogaritur të jetë rreth 1.8 milion banorë.
Rritja e konservativëve i ka alarmuar kosovarët sekularistë si dhe klerikët e rrymës më të moderuar Islame. Megjithatë, konservatorët gjithashtu ankohen se kundërshtarët e tyre shumë lehtë të gjithë – dhe gabimisht – i akuzojnë ata për lidhje me ekstremistët e dhunshëm.
BIRN-i mund të konfirmojë që disa nga klerikët dhe besimtarët kanë tërhequr vëmendjen e agjencive të brendshme të inteligjencës. Por, nuk ka parë ndonjë dëshmi që të sugjerojë se ata përfaqësojnë ndonjë kërcënimi për sigurinë e vendit.
“Standardet Europiane”
Brezi i ri i konservativëve fetarë thonë se kushtetuta laike e Kosovës diskriminon besimtarët e devotshëm. Ata kanë kritikuar ligjet që e pengojnë shprehjen e Islamit në arsim.
Ata duan edhe lehtësimin e kufizimeve të simboleve fetare në shkollat publike, që i pengojnë vajzat dhe gratë myslimane të mbajnë mbulesë.
Klerikët konservativë po kërkojnë të drejtën e praktikimit të besimit të tyre lirisht. Pasuesit e tyre, ndërkohë, thonë se përballen gjerësisht me diskriminim në shoqëri, veçanërisht në tregun e punës.
“Pas luftës, fillova të mësoja më shumë për Islamin”, thotë një vajzë e re, e cila mbante mbulesë teksa udhëtonte në një autobus lokal të Prishtinës, por e cila nuk pranoi t’i bëhej publik emri.
399250_573657309327947_642261943_n.jpg

“Mendoja se jam e lirë nga regjimi serb dhe mund ta praktikoj besimin tim pa frikën e paragjykimit”, thotë ajo. “Por njerëzit prapëseprapë më ngulin sytë për shkak se mbaj mbulesë. ثshtë e vështirë të gjej punë, apo të aplikoj për ndonjë vend pune në sektorin publik, për shkak të mbulesës”.
Megjithatë, ankesat e konservativëve i kanë bezdisur shumë gra me botëkuptim laik.
“Jam myslimane, siç kemi qenë gjithmonë”, thotë Linda, 27-vjeçare e ulur në një kafeteri në qendër të Prishtinës, e cila tregoi vetëm emrin. “Por nuk shkoj në xhami. Jam vërtet e shqetësuar për këtë Islam të ri që erdhi pas luftës”.
“Nuk kishim parë të rinj me mjekra dhe pantallona të shkurta deri atëherë”, thotë ajo, duke iu referuar pamjes dhe veshjes së aplikuar nga shumë besimtarë të formave më strikte të besimit.
Marrëdhënia mes shtetit dhe konservativëve karakterizohet nga pasiguria dhe trazimi. Të dyja palët kanë nxjerrë në tavolinë dispozitat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ose si mbrojtje për pozicionin e vet, ose si pengesë kundër veprimit.
“Nëse dikush thotë se ne kemi liri fetare, kjo nuk është e vërtetë”, thotë Shefqet Krasniqi, kleriku udhëheqës, apo imami, i xhamisë kryesore në Prishtinë. “Ne kërkojmë të njëjtat të drejta që kanë myslimanët në Londër apo ShBA”.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, thotë se shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut i kanë penguar përpjekjet e tij për të frenuar veprimtaritë e fanatikëve të dyshuar islamistë. Ai i tha BIRN-it se është përpjekur të promovojë një ligj kundër “sekteve radikale”, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i vendit, nëntë vjet më parë.
Por, ai tha se iu pre rruga nga “ndërkombëtarët” – zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara që administroi Kosovën nga viti 1999 deri më 2008.
“I pyeta ata se a do t’i toleronin sektet fetarë të rrezikonin shtetin e tyre. Ata u përgjigjën se këto ishin standardet evropiane”.
Zyrtarët e misionit të OKB-së në Kosovë thonë se në atë kohë nuk ka pasur nevojë për masa të tilla.
“Bazuar në një vlerësim sigurie nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë për atë kohë, nuk ka pasur nevojë për ligje kundër grupeve radikale myslimane”, thotë Olivier Salgado, zëdhënës i misionit.
Behxhet Shala, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj), tha se rreziku i ekstremizmit është nënvlerësuar nga zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë.
“Ndërkombëtarët janë këtu sot, por do të ikin nesër. Ata po na e lënë bombën e pashpërthyer”, ka thënë Shala për BIRN-in. Sipas tij, varfëria dhe kufijtë lehtë të kalueshëm të Kosovës e bëjnë atë një vend të përshtatshëm për radikalizëm.
Megjithatë, zyrtarët e huaj sugjerojnë që kërcënimet e mundshme të sigurisë të mos mbivlerësohen që të rrezikojnë shkeljen e lirive individuale.
Jean-Francois Fitou, ambasadori francez në Prishtinë, thotë se këto kushte nuk janë unike vetëm për Kosovën. Ai tha se të gjitha kërcënimet e mundshme duhen marrë shumë seriozisht. Por, shtoi se, edhe përgjigja duhet të peshohen kundër çdo dëmi të mundshëm ndaj lirive individuale.
“ثshtë gjë e ndërlikuar. Gjithmonë është çështje balanci”, i tha ai BIRN-it, duke vënë re se edhe Franca – vendi me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore – kishte provokuar debate të ashpra pas miratimit të ndalimit të bartjes së mbulesës nëpër shkolla.
Rezistimi ndaj “sekularizmit”
Shpërbërja e Jugosllavisë socialiste u shoqërua nga një ringjallje fetare në rajon. Kishat katolike dhe ortodokse në Kroaci e Serbi tani janë më të forta nga ç’ishin para luftërave të viteve 1990-të.
As Kosova s’është përjashtim. Anembanë vendit janë ndërtuar xhami të reja, shpesh të financuara nga donatorë prej vendeve islamike.
Por, ashtu si pjesa tjetër e rajonit, nacionalizmi i ka dhënë formën të shkuarës së afërt, më fort sesa besimit. Popullsia etnike shqiptare, më e madhja në Kosovë, shpesh e shihte veten si pakicë të persekutuar brenda Jugosllavisë së sunduar nga serbët.
Në fund të viteve1990-të, ata në mënyrë masive mbështetën një luftë guerile kundër serbëve. Ndërhyrja e NATO-s i zgjeroi synimet e asaj përpjekjeje dhe bindi shumë shqiptarë se aleatët e tyre më të ngushtë ishin në Washington dhe Bruksel.
Shumica e kosovarëve janë myslimanë dhe praktikojnë një formë të butë të Islamit, me ngjyra nga tradita otomane dhe sufiste mistike. Shumica prej tyre duan ta shohin vendin e vet si një vend laik brenda Bashkimit Europian, ashtu siç është e definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
Për ata që nuk shohin ndonjë kontradiktë mes besimit dhe vlerave liberale, shtimi i fanatikëve fetarë është trazues.
“ثshtë e turpshme që të thuhet se kemi radikalë në mesin tonë, sepse shumica e kosovarëve nuk i mbështesin të tillët”, thotë Luljeta Shala, ekonomiste në Prishtinë. “Jemi pro-amerikanë, siç e dinë të gjithë”.
281750_573655592661452_158770632_n.jpg

Fanatikët duket se ndikohen më shumë nga interpretimet arabe të besimit, sesa nga traditat osmane, që janë më të zakonshme në Kosovë. Ata shpesh quhen vahabistë apo salafistë, megjithëse shumica e tyre i hedhin poshtë këto etiketime.
Këta terma rrjedhin nga sektet e Arabisë Saudite që janë bërë sinonime të Islamit puritan. Fanatikët priren ta përshkruajnë vetveten si mbrojtës të besimit që i kundërvihen imponimit të sekularizmit “perëndimor” mbi Kosovën.
Fuad Ramiqi, përfaqësues i lëvizjes “Bashkohu”, thotë se grupi i tij favorizon protestat publike dhe rezistencë jo të dhunshme për të theksuar kërkesat e veta. Ata janë ankuar për ndalimin e mbulesës në shkolla, si dhe për rëndësinë që u jepet përmendoreve të krishtera në Prishtinë.
“Ne i kërkojmë klasës politike… të respektojë të drejtat e shumicës myslimane në Kosovë”, i tha ai BIRN-it. “Ata po diskriminojnë shumicën, duke u përpjekur ta paraqesin veten si pro-perëndimorë”.
“S’mund të jetë demokratik një shtet që ma imponon sekularizmin”.

Ramiqi thotë se së pari e konsideron vetveten si mysliman, e pastaj si kosovar. Ai ka luftuar në Bosnjë gjatë viteve 1990-të dhe ishte në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u zbulua nga ushtria izraelite në vitin 2010, teksa dërgonte furnizime humanitare te palestinezët në Gaza.
Ramiqi është tejet kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës. Megjithatë, ai këmbëngul që grupi i tij nuk e pranon dhunën dhe nuk përbën kërcënim për askënd.
“Jemi të kujdesshëm, sepse armiqtë tanë duan të na portretizojnë si faktor destabilizues për rajonin”, thotë ai. “Nuk ka absolutisht asnjë rrezik në dhënien e të drejtës dhe lirisë njerëzve për të praktikuar besimin e tyre fetar”.
548853_573657415994603_408433538_n.jpg

gazetatema
 
Pe: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Na lodhët me këto LLOKOPENDRAT!

Secili njeri është i lirë të vendos çfarë
do të besojë!
Nëse i del mirë, askush mos të ndalet.

Nesër mund të del edhe një lëvizje e re
dhe sipas ligjit secili është i lirë të ushtrojë
besimin që ai preferon.
Arëherë, hani bukën e juajë nëpër shtëpiat
e juaja, dhe secili shikon punët e veta.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Me knaqin keto shkrime :D per arsyjen se i shoh duke plase anti - islamistet , kurse e shoh qe eshte duke lulezu Islami se per ndryshe sdo mirrenin me shkrime te tilla :D

Une si musliman pa mjekerr as selefist e as vehabist po Hanefij jam pro mbuleses ! at'here pra spaska te beje asgje vetem selefistet apo vehabistet apo ekstremistet qe e deshirojne mbulesen !!

sa i perket kesaj pjeses se pare

"“Armiqtë e Allahut po e prishin rininë myslimane”, paralajmëron kleriku. Ai përmend alkoolin, drogat dhe ndikimin e rrezikshëm të internetit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për “të penguar hovin e Islamit”.
“Imoraliteti është në ngritje”, ua kujton, ai dëgjuesve. “Kjo s’duhet lejuar. S’mund t’i mbyllim sytë karshi kësaj dukurie”.
Nuk ka nevojë të ecet shumë larg për të kuptuar shenjat e imoralitetit, të cilit i referohet kleriku. Jo shumë larg nga xhamia, kafeteritë moderne janë të mbushura përplot me të rinj e të reja, të përzier, që pinë kafe e birra.
Aty afër janë përmendoret që tregojnë historinë jo të largët të Kosovës. Një statujë e madhe bronzi e Bill Clintonit, me dorën e ngritur në triumf ose përshëndetje, stolis bulevardin që mban emrin e tij. Ish-presidenti amerikan është hero këtu, i brohoritur për nisjen e avionëve të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999.
Një skulpturë tjetër, model gjigant i fjalës angleze “Newborn” [I Porsalindur], feston një gurthemel në procesin e vënë në lëvizje nga ato sulme ajrore të NATO-s – shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Mirënjohja ndaj Shteteve të Bashkuara – dhe aleatëve të saj në fushatën e bombardimeve – mbështet vizionin e këtij territori si komb i lirë në vete. Por, një tjetër pasojë indirekte e atij konflikti tani po shihet me dyshim. "

sic duket ky qe e ka shkru kete shkrim paska qene ne xhami dhe paska fal xhuman qe i paska ndegju keto gjana me aq perpikmeri por bjen posht e gjith ky tekst ketu qe nenvizova sepse s'eshte permend emri i klerikut as xhamia ne cillen e ka ndegju sepse i bie qe po genjen !!
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Une keta gazetar i quaj ''Gazetar Homo****ualesh '' !
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

I paska djeg miza disave , po kur sillni tema , ose prralla nga e kaluara , un dhe shum te tjer themi jo , ju thoni po , kurse per tema qe shum thone po 3 kokrra thone jo , sepse jan genjeshtra thon ato 3 kokrrat , Pse ju djeg xhanem , mu si te vdesin myslimant si kristiant si ortodogset si deshmitaret e jehovait, e ndac te bohen gay , e trn****uala , mu sme behet vone fare .vejini gishtibn kokes dhe besoni ne zot jo ne fe , se fene e ka shpik njerezimi , dhe feja do jet shkatarrimi .Zoti esht 1 dhe besojini atij .
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Shtimi i Muslimaneve i alarmon o Angel Devil : ateiste , pabesimtaret , shpirtliget , injorantet , homo****ualet , laviret , te droguarit , te alkoolizuarit , te korruptuarit etj . E Islami te gjithe keto i lufton , e te gjithe ata qe shkruajn kunder per ISLAMIN dhe muslimanet identifikohen me ato cilesi qe i ceka .

Nje ISLAM eshte , Islami nuk ndahet sipas qefeve e tekave te injranteve ! Nuk ka as ISLAM liberal , e as konservativ , as minimal as maksimal . Por sic e thash ne fillim te fjalis , eshte nje ISLAM . Po keshtu eshte me ata qe ALLAHU ja ka mbyllur syte e nuk din ta dallojn te miren nga e shemtuara !
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

mbuluar me ***hde

Cf eshte kjo me yje se nuk di ta kuptoj??
Pastaj qenka nje grua me shami aty uiii sa e zeza..une si kam menduar aq te zi kosovaret.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

E para dhe e dyta mund tejen ber ne ks tjerat jo ato grat ne fot,e par dhe te fundit nuk jan ber ne ks.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

nje pyetje kisha: dikur kur ishte Kosova, ish Jugosllavi ka qene feja myslimane si tani e perhapur dhe e ushtruar apo ne keto kohe po shtohet me shume?

E pse tani me shume, se mesa di une ne ish Jugosllavi nuk ka qene e ndaluar ushtrimi i fese?
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Ore Ado po me acaron.......
A je njeri qe e ha shqipen apo vec e gelltit pa ditur gje cf thua?
Shiko o robo une 3 rreshta shkruaj ti merr zjarr direkt
Po qetesohu mo vlla se ste ka kush borxh.
Edhe nese eshte rome prap kosovare mbetet edhe ta riperseris meqe syte e te nuk shohin qarte
shohin vetem cf ti don... nuk e dija qe ne Kosove ka rom
Per ne Shqiperi e dija
Tani sipas mendjen tende gjithmone do pres 30 komente nga nje shqiptar pse them se ka rom ne Shqiperi

Wooooooooooooooww!
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

nje pyetje kisha: dikur kur ishte Kosova, ish Jugosllavi ka qene feja myslimane si tani e perhapur dhe e ushtruar apo ne keto kohe po shtohet me shume?

E pse tani me shume, se mesa di une ne ish Jugosllavi nuk ka qene e ndaluar ushtrimi i fese?

Nuk ka qene aq shume e perhapur, me mire te themi, s'eshte praktikuar lehte si sot, per shkak te regjimit. N'disa ceshtje me mire i kemi pasur punet me serb, se sa me shqiptare sot.

Psh pas luftes ne Kosove, jane hapur shume dyer dhe me lehte, qe te interesuarit per dituri Islame, kane shkuar me lehte jashte Kosove per studime Islame, dhe me kthimin e tyre ne vendlindje, besimtareve musliman, u eshte sqaruar feja me lehte dhe me gjeresisht. Pastaj, ketu luan rrol edhe perparimi i teknologjise, mjeteve te informimit, ku ne kete menyre edhe jane perhapur mesimet Islame, pervec ligjerates javore te se premtes, dites se shenjte (e xhuma).
 
Cilat jan kto ceshtje Loverboy mos ka te bej lidhur me fen ndoshta serbet ju kan mbeshtet me shum ne kte fakt apo cfar ?? Se nese do i kishit pas disa ceshtje me mir se me shqiptaret (Mos harro se dhe ti je shqiptar) Atere pse si vazhdoni kto ceshtje pse i lini per gjys kto ceshtje qe i keni pas me mir sesa me shqiptaret??

Sa i perket temes cdo kush esht i lir te zgjedh vet rrugen e tij ska nevoj te behet kaq shum jehon...
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Ndersa sa i perket artikullit, keto jane vetem informata te triullara nga sherbime sekrete te huaja te cilat kane tendence t'krijojne mentalitetin se kinse“grupet”fetare jane radikale dhe destabilizuese qe cenojne sigurine e vendit.

Sa per info, autorja e ketij artikullim, Arbana Xhara stimulohet me fonde te ardhura nga fondacioni Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation qe punojne nen petkun sic e quajnë ata“Mbeshtetje per zhvillimin e shoqerive ne Evropen Qendrore dhe Jug-Lindore”por qe agjenda e tyre eshte poshterimi i muslimaneve te Kosoves.

Fondacionet e Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation jane organizata ku ne krye te bordit keshilldhenes te organizates ERSTE FOUNDATION qendron Erhard Busek, qe eshte politikan nga partia katolike konservatore popullore austriake. Pra donatoret e Arbana Xharres jane fanatik katolike qe urrejne Islamin.

Kush ka qene ne rrjedha te ketyre, ka pasur rastin te shoh se gazetarja Arbana Xhara ka marrur cmime dhe bursa, nga keto 2 organizata ku eshte perzgjidhur fituese e “Burses Ballkanike per Shkelqesi ne Gazetari” nga Kosova per vitin 2012, e cila eshte organizuar per te gjashtin vit me rradhe nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese(BIRN), Robert Bosch Stiftung dhe Erste Foundation.

Ne si musliman, i tregojme asaj dhe padroneve te saj qe ne kosovaret jemi musliman prej 600 vitesh, dhe do te qëndrojme keshtu edhe nese shefat radikal te saj nga Vjena dhe Berlini nuk na deshirojne qe te jemi! :respekt:
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

ama prej tanit (prej shqiptarve), me pas sherr per fe, se kem prit, kur tshiqojsh tolerancen fetare qe ka mbreteruar me shekuj nder nesh

Lover se spo te citoj per te tj gjera..
Por ketu ke te drejte dua te them se gjithmone jemi respektuar me nj tj pavarsisht fese.
Dhe akoma keshtu eshte.
Thjeshte mos u nis nga forumi (mua tjetri e tjetri) per ide te kundert
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Aty e kisha fjalen Nicktjeter, sepse te kesh mendime te kunderta me njeri-tjetrin, eshte natyrshmeri e njeriut. Dhe tolerance apo mirekuptim dhe respekt quhet bash momenti kur ti respekton mendimin e kundert me mendimin tend. Por tani, ca plehra qe ne menyre te terthorte, ne emer te izmave te ndryshem dhe ne menyre tinxare qe mundohen ta prishin kete harmoni, kete pak e shohin, apo ndoshta nje pjese e tyre as qe deshirojne ta shohin, thjesht mbyllin syte dhe vazhdojne te ecin paushall, me tahmin qe themi ne.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

nje pyetje kisha: dikur kur ishte Kosova, ish Jugosllavi ka qene feja myslimane si tani e perhapur dhe e ushtruar apo ne keto kohe po shtohet me shume?

E pse tani me shume, se mesa di une ne ish Jugosllavi nuk ka qene e ndaluar ushtrimi i fese?

Nuk ka qene aq shume e perhapur, me mire te themi, s'eshte praktikuar lehte si sot, per shkak te regjimit. N'disa ceshtje me mire i kemi pasur punet me serb, se sa me shqiptare sot.

Sa per informim te mirefillt ne kohen e ish Jugosllavise, une mendoje, dhe kam fakte dhe argumente se krahasuar me numrin e banoreve, besimi Islam atehere ka qene shume me i perhapur se sa sot.

Ne kete konkludim timin me dergojne shume fakte konkrete:

- Deri vone eshte perdorur mbulesa,
- Deri vone ne fshatra kemi shkuar ne xhami dhe kemi mbajtur edhe mesim fetar
- Deri vone ne shumicen e fshatrave nga vi une, pervec qe agjerohej me shumice Ramazani, secili nga fshatrat organizonin dhe paguanin nje person qe me daulle, ne momentin qe e njoftonte hoxha, te jepte njoftimin se erdhi Iftari apo Syfyri.
- Gjate Ramazanit gjithe fshati me radhe e mbanin hoxhen me ushqim (nga nje syfyr e Iftar) dhe ne shtepuine me te madhe mesohej edhe per fe gjate asaj kohe.

Kjo eshte e verteta per atehere.

Sot keto gjera nuk organizohen dhe nuk kemi organizime te tilla ne ate mase. Po flas nga rajoni ku vi une, por ne pergjithesi dhe krahasuar me numrin e popullates, atehere ka qene me i perhapur si forme por ndoshta jo si dije.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

atehere ka qene me i perhapur si forme por ndoshta jo si dije.

Ketu e kisha fjalen une.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Ketu e kisha fjalen une.

Lover, ndoshta e kishe fjalen aty, por te kthehesh ne citatet tua e shef se je duke shkruar me plot mllef dhe ti e din mire se kur shkruan me mllef bene edhe gabime.

Ne kohen e serbit Lover as te ka shkuar ty as mua mendja te falemi ne rruge, jo per tjeter por nuk na e ka mbajtur, qe besa as te krijojme OJQ qoft krishtere e Islame me financime te huaja, andaj kujdes kur bene krahasimet.
Pastaj Lover, kur te shkruash per Jeta Xharren dhe kapot e saj do ishte mire ta vazhdosh edhe nja dy rreshta te shkruash edhe per ca tjere dhe kapo tjere.

Une e kam pranuar ne disa raste se ne Kosove ka gara mes OJQ se kush po terhjek me shume njerez (kryesisht njerez te varfer) dhe kjo nuk eshte e mire per vendin tone.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

“ثshtë gjë e ndërlikuar. Gjithmonë është çështje balanci”, i tha ai BIRN-it, duke vënë re se edhe Franca – vendi me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore – kishte provokuar debate të ashpra pas miratimit të ndalimit të bartjes së mbulesës nëpër shkolla.

ثshtë e vërtet që pati reagime dhe është mëse normale mendoj të ketë nga ana e besimtarëve në fund të fundit janë të drejtat e tyre të besimit të tyre të vishen si të duan .. por nuk mendoj se shkoi keq në Francë pasi u pranua dhe respektohet nga myslimanët që jetojnë këtu .. gjithashtu kam parë që akoma vishen të mbuluara dhe pse më pak se më parë.. gjë që do të thotë se dhe shteti bën tolerime .. dmth ka një bilanc të mirë në Francë midis muslimanëve dhe francezëve.. tani ndodh dhe që i gjykojnë se mohoj këtë por përsëri i kanë pranuar bashkjetesën me këtë religjion ..

Tani sa për Kosovën shpesh gjërat ekzagjerohen nëse janë 5 ekstremista i bëjnë 15 si gjithmonë tashmë jemi mësuar me ekzagjerimet e gazetarëve..

Unë personalisht përveç trajtimit të femrës në kurhan dhe në besimin musliman asgjë tjetër nuk më shqetëson dhe gjithmonë këtë kam kundërshtuar veshjet e femrave muslimane ... deri në pikën e mbulimit të fytyrës gjë që më irriton shumë..
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Ne kohen e serbit Lover as te ka shkuar ty as mua mendja te falemi ne rruge, jo per tjeter por nuk na e ka mbajtur,

Kiterr, si mund t'bejsh krahasim te tille ? Para lufte nuk ka pasur aq shume muslimane qe praktikojne Islamin si sot, apo jo ? Edhe nese ka pasur, te moshuarit kane qene ata qe dominonin, ndersa sot eshte ndryshe, eshte shtuar nr i te frekuentuarve neper xhamia, kryesisht te rinjete me shume tani, ndaj edhe xhamiat nuk mjaftojne, dalin rrugeve. Ky fakt e rrezon ate faktin tend qe e permend, se s'na ka shkuar mendja t'falemi rruges n'kohen e shkaut, s'eshte logjike, sepse s'ka pasur nevoje atehere.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Kiterr, si mund t'bejsh krahasim te tille ? Para lufte nuk ka pasur aq shume muslimane qe praktikojne Islamin si sot, apo jo ? Edhe nese ka pasur, te moshuarit kane qene ata qe dominonin, ndersa sot eshte ndryshe, eshte shtuar nr i te frekuentuarve neper xhamia, kryesisht te rinjete me shume tani, ndaj edhe xhamiat nuk mjaftojne, dalin rrugeve. Ky fakt e rrezon ate faktin tend qe e permend, se s'na ka shkuar mendja t'falemi rruges n'kohen e shkaut, s'eshte logjike, sepse s'ka pasur nevoje atehere.

Lover mos me luaj kukafshetas se nuk kam merak une. Per menyrat si e kemi ushtruar islamin para luftes e ke te postimi i meposhtem. Krahasuar me numrin e banoreve atehere ka pasur me shume. Edhe te rinje ka pasur me shume. Eshte e verete qe ska pasur xhami por edhe per kete te tregova si e kemi bere. E kemi organizuar dhe mbajtur neepr shtepi. Edhe faljen edhe mesimin fetar.

Sa per ne rruge Lover ateehre as qe ka guxu me na shku mendja Lover. Tjeter muhabet eshte kan Lover ateehre. Xhami nuk kemi pas por e kemi fal ne shtepi se ne rruge s'te ka lan kush me dal e me ba ate pune. Harroje.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Te duket ty se luaj kukafshehtas, se di une kete loje, ndoshta u nise nga vetvetja, nejse !

Sidoqofte, une nuk pajtohem me ty ne kete pike. Une jam falur edhe para lufte, kam qene ne xhami edhe para lufte. E di kush eshte falur, te moshuarit apo rinia me shume, andaj nuk eshte e vertete se perpara ka pasur musliman me shume qe e praktikojne Islamin si sot.
Mesimi fetar eshte mesuar edhe neper xhamia, nuk e di tek ju andej ndoshta jo. Por une shkronjat arabe i kam mesuar se pari ne xhamine e Podujeves qe eshte edhe sot, madje mbaj mend cdo te diele shkonim dhe mesonim edhe besim fetar.

Une jam falur hon e don qe thote populli n'xhami, sidomos Bajramin. Te premteve kam shkuar me ca fqinje te mi, pra edhe ketu te kundershtoj. Ti mund ta kesh te drejte, dhe mund t'flasesh per vendin ku ke rritur dhe ke kaluar kohe me shume, sepse per rrethet ku kam shkuar vet ne xhami me te tjeret, s'ke cfare t'me flasesh.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Te duket ty se luaj kukafshehtas, se di une kete loje, ndoshta u nise nga vetvetja, nejse !

Sidoqofte, une nuk pajtohem me ty ne kete pike. Une jam falur edhe para lufte, kam qene ne xhami edhe para lufte. E di kush eshte falur, te moshuarit apo rinia me shume, andaj nuk eshte e vertete se perpara ka pasur musliman me shume qe e praktikojne Islamin si sot.

Mos ban frrka! E kuptoj se nuk e pranon por frrka mos beje.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mos ban frrka! E kuptoj se nuk e pranon por frrka mos beje.

lool, i cuditshem je kiterr. Ja ke bere si serbet kur thonin "JA SAM JA". Por s'ka problem, une e le me kac, t'lshoj udhe, si shenje respekti, jo se pajtohem, duke mos humbur kohe me shume ne kete pike me ty.

T'pershendes, ika n'xhami per aksham.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

lool, i cuditshem je kiterr. Ja ke bere si serbet kur thonin "JA SAM JA". Por s'ka problem, une e le me kac, t'lshoj udhe, si shenje respekti, jo se pajtohem, duke mos humbur kohe me shume ne kete pike me ty.

T'pershendes, ika n'xhami per aksham.

Flm, shume une po shkoje se kam nje aheng me shumice pjesh e ushqimesh. Ka edhe per ty.

Hajde se me mire te bjen!
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Sa per informim te mirefillt ne kohen e ish Jugosllavise, une mendoje, dhe kam fakte dhe argumente se krahasuar me numrin e banoreve, besimi Islam atehere ka qene shume me i perhapur se sa sot.

Ne kete konkludim timin me dergojne shume fakte konkrete:

- Deri vone eshte perdorur mbulesa,
- Deri vone ne fshatra kemi shkuar ne xhami dhe kemi mbajtur edhe mesim fetar
- Deri vone ne shumicen e fshatrave nga vi une, pervec qe agjerohej me shumice Ramazani, secili nga fshatrat organizonin dhe paguanin nje person qe me daulle, ne momentin qe e njoftonte hoxha, te jepte njoftimin se erdhi Iftari apo Syfyri.
- Gjate Ramazanit gjithe fshati me radhe e mbanin hoxhen me ushqim (nga nje syfyr e Iftar) dhe ne shtepuine me te madhe mesohej edhe per fe gjate asaj kohe.

Kjo eshte e verteta per atehere.

Sot keto gjera nuk organizohen dhe nuk kemi organizime te tilla ne ate mase. Po flas nga rajoni ku vi une, por ne pergjithesi dhe krahasuar me numrin e popullates, atehere ka qene me i perhapur si forme por ndoshta jo si dije.

Mbulesa eshte perdore deri ne kohen e komunizmit t'rrept ! pastaj jon bo shum presione qe te heket shamia nga X persona si nga komunizmi sllav me presion tek shqiptaret shpiuna te serbis :D
sidoqoft eshte mbajt edhe me pare edhe gjat komunizmit po sot po mbahet prap edhe inshAllah do te mbahet edhe ne te ardhmen.

arsyja e daulles tash pak ka dal jasht mode ajo por nuk ka qene per X arsyje te madhe por ka qene per arsyje se shum pak veta e kan pas nje takvim kur eshte tregu koha e sakt e hyrjes se akshamit ( iftarit ) e ai ka lajmru per gjith fshatin.

arsyja qe ke cek ti e mbanim hoxhen me ushqim nuk ka qene e gjitha per me i dhan me hanger sic e ke cek ti me USHQIM ! por ka qene qe gjdo familje ka mbajt hoxhen e ka marre ne shtepi per arsyje p.sh ne fshatin tim ska pas Xhami afer dhe ne ate kohe ske mujt me ik kur te duash ne qytet per ti falur teravit dhe hoxhen e kan marre gjdo shtepi gjdo nate dhe ne iftar dhe pastaj e falnin akshamin bashk dhe hoxha rrinte deri ne kohen e teravive qe jua falte atyre qe vinin per ti falur ne X shtepin me radhe qe e kishte hoxhen, pra nje nder arsyjet pse hoxha ka shku neper shtepi te X familja ka shku per kete gje.

Arsyja pse sot nuk behen eshte p.sh daullgjia s'eshte me shum i nevojsum sepse e ke takvimin nga 3-4 cope gjdo shtepi biles ! pastaj hoxha me nuk shkon sepse Xhami ka gjdo fshat edhe nese nuk ka gjdo fshat e ke afer tpakten ne qytet ne xhami te shkosh dhe e ke liri te dalesh kur te duash ne cilen do kohe te duash te shkosh . Pra kto jan nder arsyjet qe me pare kan qene me problem X gjana e tash jan shum me lete.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mbulesa eshte perdore deri ne kohen e komunizmit t'rrept ! pastaj jon bo shum presione qe te heket shamia nga X persona si nga komunizmi sllav me presion tek shqiptaret shpiuna te serbis :D
sidoqoft eshte mbajt edhe me pare edhe gjat komunizmit po sot po mbahet prap edhe inshAllah do te mbahet edhe ne te ardhmen.

Mbulesa eshte mbajte deri ne vitet '68 kur edhe jan hape shkollat e para normale dhe studimet universitare ne Prishtine. Pastaj filloi te hiqet shamia dhe mbulesa. Mos harro pyete ate axhen tende akademik se ti kallxon me mire ngjarjet. Kur filluan te shkollohen gjeneratat shqiptare ndryshoi qasje ndaj kesaj gjeje.
 
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Mbulesa eshte mbajte deri ne vitet '68 kur edhe jan hape shkollat e para normale dhe studimet universitare ne Prishtine. Pastaj filloi te hiqet shamia dhe mbulesa. Mos harro pyete ate axhen tende akademik se ti kallxon me mire ngjarjet. Kur filluan te shkollohen gjeneratat shqiptare ndryshoi qasje ndaj kesaj gjeje.

e ke krym komplet ! ti merr shembull vetem prishtinen ! mendon ti qe kan ardhur nga fshatrat si vin tash apo qytetet tjera ne prishtine per te studiuar ne ate periudh kohore femrat ! sot ne kete kohe qe jemi edhe shum nuk vin lere me ne ate kohe.
Ne shkollat publike dhe universitare shqiptare ne ate kohe ke pas femra vetem nga qyteti i prishtines ske pas femra nga fshatrat apo qytetet tjera ose nje numer ekstrem i vogel pra mbulesa ka qene edhe kur eshte hap universiteti eshte fakt qe serbia me shpiunat e saj shqiptar ka desht me jua hek shamiat sa qe kan dal me lloj lloj deklarate sikur burrat po i mbajn me zor apo X gjana tjera por qe une di shum raste qe vet burri i ka kerku nese don me hek por ajo ka than JO vet skam qene ne ate kohe por qe i kam mesuar nga personat qe kan qene e me kalimin e kohes pastaj.
Ti sdin send tjeter vetem me permend axhen tem ske faj duhet me mbush naj rresht , pastaj smu pergjigje per ato tjerat.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shtimi i islamistëve konservativë alarmon kosovarët

Eshte fakt qe serbia me ca hoxhallar te paguar nga serbia dhe rusia ishin te interesuar qe Shqiptaret te mos e heqnin kurre shamine.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top