Shteti që pati përmirësimin më të madh në vitin 2015.
Vlerësimi – Revista “The Economist” shpall shtetin fitues që arriti të bëjë ndryshimin më të madh gjatë vitit 2015. Ai nuk është një shtet i madh, por la pas me zhvillimet e tij vende si Rusia, SHBA-ja dhe Gjermania…
Revista “The Economist” ka traditën e përvitshme të dhënies së çmimit shtetit që arriti të ndryshojë veten, por edhe botën përmes ngjarjeve të zhvilluara në të. Këtë vit, përzgjedhja është tepër befasuese dhe për çudinë e të gjithëve, vendi i përzgjedhur nuk i përket një shteti të madh, me zhvillim ekonomik, social, kulturor apo teknologjik.
Nëse çmimi “shteti i vitit sipas nesh” do t’i shkonte vendit që doli më së shumti në lajme, Rusia do të ishte e vështirë për t’u mundur. Por ne nuk duam të nderojmë aventurën ushtarake, represionin vendas dhe kufizimin e djathit të huaj, në mënyrë që Vladimir Putin t’ia hedhë si me çmimin kinez të paqes që ai fitoi në vitin 2011.
Në të njëjtën mënyrë, Shteti Islamik pati një dalje të detyruar në lajme më shumë se shumica e vendeve në vitin 2015, por ai u skualifikua, sepse nuk është një shtet, por një grup urrejtjeje.
Ne parapëlqejmë të njohim një shtet që e ka bërë botën një vend më të mirë. Dhe pavarësisht se ka vende që dalin për keq në lajme, konkurrenca mes vendeve që kanë bërë mirë është e ngushtë.
Amerika, mes të tjerëve, legalizoi martesën gej. Gjithashtu rregulloi marrëdhëniet diplomatike me Kubën dhe arriti një marrëveshje bërthamore me Iranin.
Kina lëshoi pe në politikën e saj mizore të një fëmije. Të gjithë çiftet do të lejohen tani të kenë dy fëmijë. Dhe si shenjë e zemërgjerësisë së Partisë Komuniste, miliona fëmijë të lindur pa leje do të kenë së shpejti akses në shërbimet publike, prej të cilëve më parë ishin përjashtuar.
Nigeria votoi për herë të parë në mënyrë paqësore për zgjedhjen e një presidenti. Votuesit e zëvendësuan fatkeqin Goodluck Jonathan me Muhammadu Buhari, që ka treguar shenjat e luftës kundër korrupsionit dhe duket se ka ndërmarrë masa kundër xhihadistëve të Boko Haram.
Në Amerikën Latine, “vala rozë” e populizmit të krahut të majtë filloi të kthehet. Opozita e Venezuelës fitoi dy të tretën e vendeve në Asamblenë Kombëtare dhe mund të kufizojë veprimet e tepruara të presidentit Nicolas Maduro dhe regjimit të tij të kalbur autoritar.
Në Argjentinë, votuesit refuzuan trashëgimtarin e përzgjedhur të Cristina Fernandez de Kirchner për Mauricio Macri, që duhet të pastrojë trashëgiminë e saj të inflacionit, kontrollet ekonomike shkatërrimtare, statistikat e rreme dhe të rikthejë institucionet demokratike.
Në Guatemalë, shumë zyrtarë të lartë të elitës politike u arrestuan për korrupsion, përfshirë një ish-president. Jimmy Morales, një komedian, fitoi presidencialet me sloganin “as i korruptuar, as hajdut”.
Kolumbia mund të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së gjatë guerile në Amerikë.
Europa pa një rritje alarmuese të populizmit ksenofobik, por votuesit francezë nuk i dhanë pushtet Frontit Nacionalist të Marine Le Pen.
Gjermania, së bashku me Suedinë, mirëpriti shumë refugjatë sirianë. Irlanda, dikur e cilësuar si një fatkeqësi kelte, pati një rritje 7 për qind.
Simpati për sirianët
Lindja e Mesme pati një vit të vështirë, por nuk munguan shpërthimet e bujarisë. Jordania dhe Libani pritën më shumë refugjatë nga bombat, plumbat dhe prerjet e kokave prej Sirisë dhe Irakut se çdo shtet tjetër europian.
Në Jordani, ata përbëjnë rreth një të dhjetën e popullatës, në Liban, çerekun e popullatës. Por në asnjë prej këtyre vendeve, ata nuk lejohen formalisht të punojnë. Për më tepër, Jordania mund të kishte qenë pak më e sjellshme ndaj refugjatëve prej kohësh nga Palestina dhe Libani qeveriset aq keq saqë plehrat po bëhen grumbull në rrugë.
Për këtë arsye, fituesi, sipas revistës “The Economist”, është Mianmari. Pesë vite më parë, ai ishte një diktaturë hajdute ku edhe fotot e Aung San Suu Kyi, lideres së opozitës, ishin të ndaluara nga publikimi në gazeta.
Në nëntor, partia e zonjës Suu Kyi fitoi 77 për qind të votave. Ushtria, që ruan privilegje të mëdha, u shfaq e gatshme të ndajë pushtetin. Gjërat ende mund të shkojnë keq. Kjo sepse Mianmari vazhdon t’i trajtojë pa respektin e duhur minoritetet.
Por tranzicioni i vendit në diçka që i ngjan demokracisë ka ardhur më shpejt nga ç’mund ta imagjinonte kushdo. Për këtë arsye, Mianmari shpallet si vendi që pati përmirësimet më të shumta në vitin 2015.
*Burimi: The Economist.
g.shqip