Historiani, Prof. Dr. Marenglen Verli, flet për nismën e Ministrisë së Arsimit rreth lëndës së edukimit fetar, si pjesë e programit shkollor (në ato 9-vjeçare dhe gjimnaze). Teksa shprehet skeptik përsa i përket këtij projekti, shton se, deklaratat dhe prononcimet zyrtare që janë bërë deri më tani, nuk ofrojnë informacion të mjaftueshëm për dhënë mendimin te plotë lidhur me çështjen.
Pavarësisht qëllimit të mirë që qarqet politike në pushtet mund të kenë, sipas historianit, ata llogarisin dhe të dhëna që publiku i zakonshëm nuk i njeh. Teksa shtron pyetjen, a do të bëhet historia e feve apo e dogmave fetare, për këtë të dytën shton se, nuk ka vend në shkollat tona, pavarësisht se në mënyrë individuale mund të studiojë kushdo, në literaturën përkatëse që ndodhet mjaftueshëm edhe në gjuhën shqipe, ose duke ndjekur predikimet pranë institucioneve fetare. Prandaj, sipas tij, shteti nuk mund të marrë përsipër të trajtojë në shkolla dogmat fetare (në rastin e Shqipërisë janë më shumë se një), sepse as vetë teologët nuk kanë unitet në trajtimin e dogmave fetare, në çdo lloj feje. Por ato masa, të cilat realisht mund të zgjidhin problemin, përkatësisht të parandalojnë radikalizimin dhe përfshirjen e individëve në veprime ekstremiste fetare janë forcimi i shkollës, veçanërisht i lëndëve shoqërore, ngritja në përgjithësi e nivelit arsimor dhe kulturor të shoqërisë, si dhe e standardit të jetesës, në planin ekonomik, etj.
Profesor, cili është mendimi juaj për nismën e fundit, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rreth futjes së lëndës së edukatës fetare në shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnaze?
Qëllimi sipas prononcimeve zyrtare politike lidhur me përfshirjen e fesë në shkolla, duket i mirë. Por si do të arrihet tek ky qëllim? Nëse është fjala për të shtuar informacionin historik rreth fesë, për këtë, në tekstet shkollore nuk mungojnë edhe sot të dhënat, është folur dhe shkuar më parë. Mund të rishikohen programet e historisë, sociologjisë apo dhe ndonjë lëndë tjetër në profilin shoqëror, ku mund të trajtohen këto probleme për të shtuar informacionin sipas grupmoshave. Por kjo mund të arrihet pa krijuar një lëndë të veçantë në kurrikulën shkollore. Mendoj se shkolla laike e një shteti laik, nuk e ka për detyrë që të trajtojë dogmën fetare.
Për këtë projekt duhet fillimisht një parapërgatitje?
Pa dyshim. Para se të publikohet qoftë edhe në fazën e parë një projekt duhet një konsultë e gjerë brenda vendit, sepse kur flitet për një projekt me shumë variabla të panjohur, si projekti në fjalë, dalin shumë probleme në vetvete duhet një parapërgatitje shumë serioze. Konsultimi me profesorët apo akademikët vendas, të cilët e njohin situatën dhe terrenin ku do të zbatohet projekti është domosdoshmëri e pa anashkalueshme. Pastaj mund të llogaritet edhe konsultimi me një institucion të huaj sepse është e diskutueshme sesa është njohja e botës shqiptare prej tij dhe po ashtu e diplomatëve, të cilët shpesh e shikojnë vetëm në aspektin politik problemin. Shmangia e konsultimeve paraprake me botën akademike shqiptare, që në fillim më bën të kuptoj, që ka një mangësi nisma e ndërmarrë.
Problemet e fesë në vendin tonë i njihnin edhe rilindësit...
Sikurse e theksova më parë, problemi në vetvete ka shumë vështirësi, të cilat nuk janë të sotmet, sepse ato i njihnin mirë në të kaluarën dhe rilindësit tanë. Pikërisht për këtë, Pashko Vasa, para dy shekujsh u shpreh se: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. E kanë njohur mirë problemin dhe shqiptarët e mëvonshëm që nga Ismail Qemali, Ahmet Zogu etj. Prandaj në forume parlamentare dhe kabinete qeveritare, qysh atëherë, janë bërë përpjekje, që të sigurohej autoqefalia e institucioneve fetare në Shqipëri. Për këtë u investua qysh në fillim të viteve 1920 në shtetin e porsangritur shqiptar.
Besimet fetare në Shqipëri
Ndryshe nga vendet e tjera ku një komb zakonisht identifikohet me një fe të caktuar, në rastin e shqiptarëve ka qëlluar, që për shkak të ngjarjeve të ndryshme historike nëpër të cilat ka ecur populli dhe kombi shqiptar, të jenë të pranishme dy fe kryesore; krishtërimi dhe islamizmi. Besimtarët janë të ndarë në dy degëzime për secilën fe; përkatësisht: katolikë e ortodoksë dhe në syni e bektashi, por dhe në të tjera grupime më të vogla. Në këtë kuptim në këtë lloj mozaiku fetar në Shqipëri shtohet vështirësia e trajtimit të problemit. Përderisa janë këto vështirësi problemi duhet të studiohet për të parë vërtet se: اfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë? Ndoshta nëse, nga zbatimi i projektit me shpejtësi, ndërkombëtarët na shohin me sy pozitiv dhe ne mund të fitojmë një vlerë të momentit, nga mospërgatitja serioze mund të humbim më shumë se sa fitojmë.
Në rastin e shqiptarëve nuk përjashtohet që një numër i konsiderueshëm të jenë ateistë. Ka edhe nga ata që vetëdeklarohen si fetarë, për shumica e tyre nuk janë praktikantë. Shumë të tjerë kanë një interes minimal apo aspak interes për zhvillimet fetare. Për të gjitha këto raste, zbatimi i këtij projekti, do të ishte një imponim jashtë vullnetit të tyre. Prandaj nuk duhet ngutur në një rrugë, që nuk e ka të qartë perspektivën.
Luftimi i ekstremizmit, si mund të arrihet?
Për mendimin tim luftimi i ekstremizmit, produkti që synon ky projekt, mendoj se mund të arrihet me një forcim në tërësi të shkollës sonë, që është pranuar zyrtarisht se ka nivel të dobët, qoftë për sa i përket nxënësve, ashtu edhe mësuesve. Pra, me ngritjen e një niveli kulturor në tërësi në shkollë nëpërmjet lëndëve edukative dhe ngritjen e nivelit ekonomik mund të luftohet ekstremizmi. Ngritja e këtyre dy niveleve është ajo që mund t'i shmangë njerëzit nga ekstremizmi, sepse aty ku ka injorancë dhe varfëri është fare e lehtë që të shfaqen radikalistët dhe ekstremistët. Këta janë njerëz të gatshëm për të bërë çdo gjë, pavarësisht nëse këtë e bëjnë nën emrin e disa parimeve apo thjesht për arsye pragmatiste.
Literatura për fenë në histori deri më sot, a është e mjaftueshme?
Deri më sot literatura nuk është e paktë, qoftë në planin historik apo atë të dogmave të ndryshme fetare. Por detyra e shtetit është që të kontrollojë literaturën, sikurse çdo literaturë tjetër për predikimet fetare në libra apo në objekte kulti, që ato të përcjellin vetëm mesazhe bashkëjetese dhe mirëkuptimi, respekti dhe paqeje dhe jo të kundërtën.
Politika e viteve ’20 për fenë...
Qysh në vitet 1920 ekzistonte një legjislacion që në mënyrë taksative diferenconte fenë nga politika, ndalonte propagandat që cenonin unitetin kombëtar. Qeveria, e dalë nga Kongresi i Lushnjës disa muaj pas formimit të saj, konsideroi veprime antiligjore dhe të dënueshme nga ligji përzierjen e fesë me politikën, propagandimin kundër simboleve shqiptare; flamurit kuqezi, gjuhës me shkronja kombëtare etj. Jo rastësisht shteti u kujdes në atë kohë, që në bashkëpunim me klerikët atdhetarë të kohës, të krijohet autoqefalia e kishës dhe xhamisë shqiptare. Prandaj duhet ecur në këtë rrugë që të shkohet drejt arritjes së synimit që deklarohet për këtë reformë.
Pas rënies së komunizmit, nuk ka munguar liria në besimet fetare?
Sigurisht që ka pasur liri për besimet fetare në vendin tonë. Për këtë arsye gjithkush e ka gjetur veten aty ku ka dëshiruar, objektet e kultit janë ripërtërirë dhe shtrirë në të gjithë territorin e vendit. Krerët fetarë janë respektuar nga të gjitha institucionet shtetërore dhe kanë respektuar njëri-tjetrin, duke treguar një shembull pozitiv deri përtej kufijve të Shqipërisë. Kjo është vlerësuar shumë në botë, që nga krerët e politikës deri te njerëzit e thjeshtë të besimeve të ndryshme. Përfundoj duke thënë se shteti në të gjitha veprimet e tij duhet të shohë me përparësi çështjen e forcimit të unitetit kombëtar.
Shekulli online.

Last edited by a moderator: