Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shteti i veçantë.... apo e veçanta e një shteti?

Shteti i veçantë.... apo e veçanta e një shteti?



Dhjetëvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës të gjithëve na ndalë për një çast nga dinamika e jetës, na kthen në një të kaluar e cila ndërlidhet me të tashmen e që duhet të paraqitet po në këtë formë edhe më të ardhmen e këtij vendi.

Duke e kujtuar këtë histori, mu kujtua edhe një anekdotë e lexuar kaherë: “Një natë Nastradini, ndërsa flinte, shtyu me nxitim të shoqen dhe thirri, aman o grua, shpejt më jep syzet. Për çka i do në këtë orë o lum? – ia pret gruaja. Po e shoh një ëndërr të mirë, mirëpo janë disa gjëra që nuk i dallojë mirë, prandaj i dua syzet që ëndrrën ta shikoj siç është”.

Anekdota tregon thelbin e politikës dalluese në Kosovë, pasi disa aktorë të saj veprimin politik e nxjerrin nëpërmjet kujtesës dhe parashikimit siç do të dëshironin duke harruar realen e mënyrës së veçantë të bërjes së shtetit të Kosovës. Ky fokusim të bënë ta humbasësh të sotmen. Po harrojnë se petku për Kosovën qepej më herët, qepej tek numri i pamjaftueshëm i ushtarëve të lirisë dhe hyzmeti i saktë që i bëmë si popull. Petku sot për Kosovën është i veçantë, kolorit, pasi ky ishte hyzmeti ynë gjatë bisedimeve të Vjenës e i pasqyruar mjeshtërisht në dokumentin e ish-presidentit Ahtisaari. Shikuar historikisht Kosova në vitet e fundit të perandorisë osmane ishte njësi e veçantë administrative dhe se ky fakt përkundër përpjekjeve nuk ishte i mjaftueshëm për të arritur dhe bërë shtet ashtu siç bënë të tjerët. Vitet më pas njihen si vite ku jetonte një popull i shtypur në një territor të kontestuar. Në këtë gjendje Kosovën e gjeti edhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e që ish-Jugosllavia ia bashkoi territorit të vet.

Vite më vonë, hegjemonizmi serb në të tendencë për krijimin e Serbisë së madhe, solli shpërbërjen e krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi. Shqiptarët në Kosovë e shihnin si mundësi për të ecur drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Kriza e kësaj krijese për herë të parë u shfaq në demonstratat e vitit 1981 dhe reagimi serb karshi kërkesave të shqiptarëve.


Orientimi pro-perëndimor i rezistencës civile dhe ushtarake në Kosovë krijoi kushte për shtetin e Kosovës

Kriza e Kosovës u rishfaq në vitet 1988 – 89, kur dhe u shfuqizua statusi juridik i saj nga hegjemonizmi serb. Shqiptarët në këtë kohë fuqishëm u përcaktuan në orientimin perëndimor për liri, demokraci dhe shtet të pavarur. Në aspektin e gjeo-politikës kishte lëvizje pozitive në realizimin të këtij synimi. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shfaqja e Amerikës si superfuqi e vetme botërore, ishin rast i mirë në realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Synimi i diplomacisë amerikane, për mbështetje të popujve që jetojnë në institucione të lira dhe demokratike përputheshin me kërkesat e shqiptarëve në Kosovë.

Më parë kemi parasysh vitet e dështimit të politikës parandaluese të konflikteve nga diplomacia europiane dhe amerikane në Ballkan përgjithësisht, e në Kosovë veçanërisht karshi synimit të qartë të hegjemonizmit serb. Në këto vite, Serbia për ti arritur objektivat e saja përdori aparteidin dhe gjenocidin ndaj popullit në Kosovë, gjë që rezultoi me luftën e armatosur. Drejtuesit e luftës nga shqiptarët arritën qartë ta drejtonin këtë rezistencë në vlerat pro-perëndimore. Tendenca e Serbisë që në Kosovë të bëjë spastrim etnik solli ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare nga NATO dhe përzënien e trupave militare të Serbisë nga Kosova.

Më 9 qershor të vitit 1999, u arrit marrëveshja ushtarake – teknike në mes të NATO-së dhe Serbisë për largimin e të gjitha forcave serbe. Kjo luftë mori fund pas 78 ditë bombardimi. Një ditë më pas, Këshilli i Sigurimi i OKB-së miratoi rezolutën 1244, që precizonte shumë kufizime për statusin e ardhshëm juridik të Kosovës. Kapitulli i veçantë në rrugëtimin e shtetit të Kosovës shënohet me fillimin e administrimit ndërkombëtar nga OKB-ja e më pas procesi i pavarësisë së mbikëqyrur dhe pavarësia e Kosovës si projekt i realizuar i politikës vendore dhe ndërkombëtare.



Në dhjetëvjetorin e pavarësisë kujtojmë kontribuesit e saj

Orientimi pro-perëndimor i rezistencës civile në Kosovë shënon një kthesë historike për të arritur mbështetjen e duhur politike nga drejtuesit e saj, dhe ky fakt konsiderohet të jetë kontribues në krijimin e shtetit të Kosovës. I tillë ishte edhe përkushtimi i rezistencës së armatosur, andaj lufta, dëshmorët e saj, konsiderohen kontribuuesit kryesorë të lirisë. Rol të veçantë të arritjes së mbështetjes në kërkesat politike të shqiptarëve të Kosovës pati shteti i shqiptarë e pastaj edhe mërgata e jonë. Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë s’ka se si të mos e kujtojmë kontributin e kongresmenëve amerikanë si: Tom Lantos, Bob Dole, Eliot Engel, Joe Biden, John MeCain pastaj John Kerry William Walker etj.

Kujtojmë diplomatin amerikan Holbrook e veçanërisht sekretaren Albright dhe rolin aktiv të saj në Konferencën për Kosovën në Rambuillet. Kujtojmë politikanin e rryer që konsiderohet se e rrumbullakësoi tërë këtë proces – Marti Ahtisaarin. Kosova duke kaluar nëpër këto procese ka kufizimi të shtetësisë së saj, e të cilat mund të tejkalohen me politikë aktive vendore dhe në bashkëpunim me ata që ndihmuan në krijimin e këtij shteti.


Bahri Bivolaku




Eko, Prishtine
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back