Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shtetet e Ballkanit mbyllin kufijtë në efekt domino

Teksa Sllovenia mbylli kufijtë e vet për migrantët të martën në mbrëmje, shtetet e saj fqinje si Kroacia, Serbia dhe Maqedonia kanë nxituar të bëjnë të njëjtën gjë, duke krijuar rrezikun e mbledhjes së migrantëve në Greqi.

“Itinerari i Ballkanit për refugjatët nuk ekziston më,” tha kryeministri slloven Miro Cerar në një intervistë televizive të martën pasi qeveria e tij lajmëroi shtetet e tjera se po mbyllte kufirin për “imigrantët e parregullt”.

Lëvizja e Sllovenisë pasoi përfundimin e një marrëveshje mes BE-së dhe Turqisë në Bruksel në lidhje me kufizimin e valës së migrantëve nga Lindja e Mesme në Europën Perëndimore nëpër Ballkan, gjë që do t’i kthejë në masë azilërkuesit e dështuar në Turqi. Këshilli i Europës pritet të miratojë marrëveshjen javën e ardhshme.

Sipas Cerar itinerari i përdorur nga migrantët e Lindjes së Mesme po mbyllej jo vetëm prej rrezikut që përfaqësonte për sistemin Shengen pa pasaporta, por edhe për hir të vetë refugjatëve që do të jenë më afër shtëpisë sapo të kthehen në Turqi.
Sllovenia tha se do ta hiqte gardhin në kufi me shtetin fqinj Kroacinë sapo të ishin kushtet e përshtatshme.

Në një shenjë të efektit “domino” pas vendimit të Sllovenisë, ministri i brendshëm kroat, Vlaho Orepiç të martën tha se meqë Sllovenia kishte prezantuar kontrolle më të rrepta në kufi, vetëm njerëzit me pasaporta të vlefshme do të lejoheshin të hynin në Kroaci.

Kroacia nuk do të ndërmarrë asnjë masë të jashtëzakonshme në kufi, por autoritetet janë gati të reagojnë, tha ai.

Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Poposki të martën tha se Maqedonia gjithashtu do të ndalonte hyrjet e reja në kufirin me Greqinë.

Ai tha se ky vendim do të mbetej në fuqi deri për sa kohë rreth 1500 migrantë të mbeten të bllokuar në kufirin e Maqedonisë me Serbinë.

Poposki akuzoi Greqinë se ka grumbulluar me qëllim 13,000 refugjatë në kurimin me Maqedoninë për të ushtruar presion mbi vendin e tij.

Lëvizje e koordinuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor pas samitit të Brukselit kanë bërë që më shumë refugjatë të përballen me perspektivën e një pritjeje të gjatë në Greqi. Rreth 13,000 persona presin në kampin Idomeni të Greqisë, ndërsa 100,000 të tjerë pritet të mbërrijnë në ishujt grekë deri në fund të marsit.

Më shumë se një milionë njerëz kanë kaluar Detin Egje për të mbërritur në territorin grek dhe për të përparuar drejt BE-së vitin e shkuar.

Nga ana tjetër mbyllja e kufijve pritet të ndikojë vendet si Bullgaria, që gjithashtu po merr masa paraprake për të kufizuar valën e refugjatëve të parregullt.

Grupet e të drejtave të njeriut e quajtën marrëveshjen e arritur më 8 mars me Turqinë nga ana e BE-së si në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se dëmton shumë shanset e azilit për refugjatët.

BIRN
___________
08-24-2015FYROM_Greece.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back