Shtetet arabe po ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Në ditën e tretë dhe përmbyllëse të vizitës në Egjipt, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të partive politike, liderë shpirtëror dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ministri Hoxhaj mbrëmë po ashtu ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në këtë darkë kanë marrë pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Organizatës së Ligës Arabe dhe përfaqësues të Qeverisë së Egjiptit.
Ministri Hoxhaj ka falënderuar kryeministrin Erdogan për ndihmën që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e përmbylljes së njohjeve. Edhe në këtë takim, Kryeministri Erdogan ka kërkuara nga shtetet anëtare të Ligës Arabe që të pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Në një takim tjetër, Ministri Hoxhaj është pritur nga lideri shpirtëror i myslimanëve me seli në Kajro, Sheikh Al Azhar Ahmed El Taib.
“Shpresoj që së shpejti të gjitha vendet arabe të pranojnë pavarësinë, në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së”, ka thënë El Taib, pas takimit.
Në përmbyllje të vizitës në Egjipt, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësues të Këshillit Transitor të Libisë. Në këtë takim Ministri i ka informuar ata për vendimin e Republikës së Kosovës, e cila ka pranuar këtë këshill si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.
Nga ana tjetër, Faiz Jibril, përfaqësues i kongresit popullor të Libisë ka thënë se politika e Gaddafit tashmë ka marr fund në Libi. Ai ka shtuar se Gaddafi asnjëherë nuk ka përfaqësuar mendimin e shumicës së popullit, por gjithmonë interesat personale.
“Libia është vonuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qenë njëra nga katastrofat më të mëdha të Gaddafit. Jam pajtuar me Ministrin Enver Hoxhaj që të fillojmë vendosjen e kontakteve për të arritur deri të njohja”, ka thënë ai.
Ministri Hoxhaj edhe në ditën e tretë të vizitës ka vazhduar takimet me kandidatë për president të Egjiptit. Ai me këtë rast ka takuar Ayman Nur, njëri nga kandidatët për president. Ministri Hoxhaj ka marr përkrahjen edhe nga ai se Qeveria e Egjiptit do të marr vendimin për njohje pas zgjedhjeve të lira dhe demokratike. /ministria e puneve te jashtme/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top