Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: KLODIANA LALA

TIRANE-Olga Tofan, një moldave e cila erdhi klandestine në Shqipëri dhe krijoi familje duke sjellë në jetë tre vajza, hedh në gjyq Presidentin e Republikës Bamir Topin, për refuzimin e dhënies së shtetësisë shqiptare.

38198_32.jpg


Gruaja e lindur në Ungheni të Moldavisë, jeton prej 12 vitesh në Fier dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, ende nuk ka mundur dot të bind autoritetet për të pasur një pasaportë shqiptare, çka do t'i lejonte për të bërë një jetë normale me familjen dhe të mos ndihej e huaj në një vend që e ka konsideruar si "tokën" e saj.
Pasi ka dështuar në të gjitha përpjekjet për marrjen e shtetësisë, atëherë kur iu shuan shpresat për marrjen e pasaportës shqiptare, nëna e tre fëmijëve nuk ka qëndruar duarkryq, por ka vendosur të trokasë në dyert e gjykatave për të gjetur një zgjidhje për çështjen e saj.
Pak javë më parë, Olga Tofan depozitoi në Gjykatën e Tiranës, ku si palë e paditur është institucioni i Presidentit të Republikës.
Objekti i kësaj padie është detyrimi i institucionit më të lartë të shtetit për t'i dhënë shtetësinë shqiptare paditëses Olga Tofan.
Dosja civile mban nr.10365 dhe pritet të shqyrtohet nga gjykatësi Flamur Kapllani.
 
Titulli: Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

Mire ja ka bere
 
Titulli: Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

shum e drejt, mendoj se ne cdo shtet te botes kur nje njeri jeton me shum se 10 vjet ne ate vend pa pasur probleme duhet te pajiset me nacionalitet.
 
Pe: Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

Pse Presidenti merret me dhenien e nenshtetsise? Po jepjani mo nje pashaporte kur e dini qe pashaporta shqiptare s'permban noi rendesi aq te madhe.
 
Titulli: Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

Aq kohe sa eshte e martuar me nje shqiptar, ka dhe 3 femije, jeton dhe ne Shqiperi, se shikoj pse ti refuzohet shtetesia, mqs e do.
 
Titulli: Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

Dhe kerkojme drejtsi ne shtetet e tjera ne pastaj .
Kesaj jo vetem qe duhet ti jipet shtetsia por dhe nje demshperblim moral e material e meritoka .
10 000 euro dhe nje dekorate , plus dhe qytetare nderi e Fierit pse jo .
 
Pe: Shtetësia, moldavja padi ndaj Presidentit Topi..

Kur u beme dhe ne te refuzojme nenshtetesi LOL
 
Back
Top