Shtatzëni pa Vitaminë C? Fëmija del budalla..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
vitamin-c.jpg


Një mangësi e vitaminës C gjatë shtatzënisë, mund të dëmtojë seriozisht zhvillimin e trurit të fëmijëve. Dëme këto, të cilësuara si të pakthyeshme dhe që nuk mund të korrigjohen pas lindjes, edhe nëse pas saj fëmija nis dhe e merr atë rregullisht.

Një paralajmërim ky për të gjitha nënat e reja, përmes një studimi të publikuar në revistën shkencore “PLoS ONE”, dhe i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Kopenhagës.

I cili pohon konkretisht se një marrje e pamjaftueshme e Vitaminës C gjatë shtatzënisë, ajo rrezikon seriozisht zhvillimin e trurit të fetusit.

vitamin_c.jpeg


Dihet se të gjitha vitaminat janë të rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit. Secila ka rolin dhe peshën e saj në përgjithësi për funksionet vitale të trupit.

Megjithatë, ka disa vitamina, prania ose mungesa e të cilave, mund të ketë një ndikim shumë të dukshëm.

I tillë është edhe rasti i vitaminës C, e cila nëse është e mangët gjatë shtatzënisë, mund të dëmtojnë seriozisht trurin e foshnjës suaj./noa
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top