Shtate zonat me te bukura te Tiranes

WxP

Staf në FV.AL
Edhe zonat më të bukura të Tiranës. Pas shkrimit të para pak ditëve më parë tek ‘Shekulli’ mbi zonat më të shëmtuara në Tiranë, disa arkitektë bëjnë një tjetër përzgjedhje për vendet më të bukura. Në të cilat sa herë kalojmë, sa herë i kundrojmë, ndiejmë kënaqësi e krenari që jemi banorë të Tiranës. Gjithsend që në kompleksitetin e tërësinë e cilësive të tyre përbërëse, kulmojnë më tepër, duke u bërë pikërisht këto më përfaqësueset e kryeqytetit.
Shenjuese deri në atë masë, saqë jo pak herë largojnë edhe shijet pështjelluese në lagje-labirinthet plotëse dhe me shumë probleme. Ndaj turistëve apo shqiptarëve që jetojnë përtej Tiranës, por sidomos atyre që e jetojnë përditë kryeqytetin me të mirat e të këqijat e tij, me shëmtitë dhe bukuritë e tij, përzier këto edhe fare pranë e pranë. Janë zona që edhe i kanë shpëtuar ‘mbingopjes’ së ndërtimeve fare pak metra poshtë tyre.
Tre arkitektë, përfaqësues të studiove të ndryshme arkitekturore: Aldo Merkaj, Gjergji Caca, Gjovalin Shytani bëjnë më poshtë përzgjedhjet dhe analizat e tyre, këtë herë ‘për mirë’. Për ta, Tirana nuk ka “vdekur”, përkundrazi, ajo gëlon dhe është e “uritur” për t’u zhvilluar drejt një koncepti të qëndrueshëm. Mjafton që të hyjmë pikërisht në zonat më të bukura të saj, brenda “arterieve” (bulevardeve) dhe “venave” (akset kryesore, dytësore, terciale, këmbësore, etj.) për të gjetur se ku ka ngecur ky mekanizëm. Mjafton të shohim panoramat që e rrethojnë për të gjetur potencialet zhvillimore. Tirana sot ka një zonë qendrore të saj me sipërfaqe rreth 30km², si dhe gjashtë zgjatime ose zona që e rrethojnë atë. Kryeqyteti ndien nevojën për një koncept të ri, të mirëmenduar dhe të mirëtrajtuar në të gjitha aspektet: urbanistiko-planifikues, arkitektonik, mjedisor, ekonomik, social-kulturor, si dhe “konservues”.


“Të ruajmë Tiranën e Sahatit dhe Xhamisë! Fatkeqësisht, pazarin e vjetër se kemi më. Të ruajmë Tiranën e Brazinit, Di Fausto, Bozio etj, edhe pse fashiste, të konservojmë Tiranën e Kolevicës, Pistolit, Velos, اomit, Luarasit, Lufit, Fajës, Myftiut, Kolanecit etj, edhe pse komuniste, si dhe Tiranën që nisëm në vitet ’90 dhe po zhvillojmë sot, me qëllim vazhdimësie edhe për ata që do të vijnë pas nesh e me radhë”, do të përmbledhë arkitekti Gjergji Caca.
Dhe ky ‘metropoli i pambaruar’, ‘sfidë më vete’, sipas tre arkitektëve, ndahet në skema të ndryshme, të cilat po të menaxhohen me kujdes, nuk do të përfundojnë në zona që rëndom arkitektët i quajnë si “Republika të Amullisë Urbane”. Trendi i tregut të sotëm grupon dhe rendit disa prej tyre, ku duke përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe të këqija që mbartin, dallohen si parësore:

Qendra e Tiranës
Qendra e re e Tiranës për momentin plotëson vetëm funksionin e qarkullimit më të lehtë rrugor nga çka pasur më parë dhe një rritje artificialisht e ambjentit të gjelbër. Sigurisht, nuk mund të flitet për këtë shesh me hipoteza përfundimtare, por e rëndësishme është që nevojat e qytetarëve janë plotësuar më së miri. Ajo çfarë e bën qendrën e Tiranës t’i largohet përkufizimit të një qendre të mirëfilltë qyteti, është mosplotësimi i kritereve të argëtimit të qytetarëve dhe një qendre “agora”, pra një sheshi ku qytetarët shkojnë për t’u çlodhur dhe për të vrarë kohën. Nuk mohohet që ka disa nga institucionet më vitale të jetës së banorëve, si: Biblioteka Kombëtare, Muzeu Historik Kombëtar,Bankae Shqipërisë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, por këto institucione kanë treguar që sa vjen e po bëhen më pak të dobishme për jetën e përditshme. Qendra e re e Tiranës nuk ka për momentin një destinacion të caktuar, por është një zgjidhje shumë e mirë e problemeve të qarkullimit rrugor. Kjo vjen për shkak të multidimensionalitetit që ka qyteti i Tiranës, për shkak se zona të caktuara mund të plotësojnë nevojat e banorëve të saj dhe pa qenë nevoja që të udhëtojnë deri në qendër. Të shpresojmë që në projektin e radhës qendra të plotësojë dhe nevojat më sipër të qytetarëve dhe që unaza e vogël të jetë ajo që do të mbajë peshën e qarkullimit rrugor dhe trafikut.

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’
Në vitin 2000 ansambli i Bulevardit u njoh nga shteti si Ansambël Monumental i patjetërsueshëm. Arkitektët e cilësojnë si segmentin rrugor më të gjatë dhe arterien që shfrytëzohet më shumë. Por edhe elegant për nga arkitektura e një tërësie ndërtesash apo mjedisesh në të dy anët si Kompleksi Ministerial, Galeria Kombëtare e Arteve, parku ‘Rinia’, Kullat Binjake, Piramida, Kryeministria e deri tek Korpusi universitar në fund të tij, arkitekturë e stilit barok dhe ëndërrimtar të arkitektëve italianë të periudhës fashiste; Brazini dhe Florestano Di Fausto. Këta u munduan dhe ia arritën të krijojnë një baraspeshë midis përbërësve urbanë, midis arkitekturës së re dhe asaj të mëparshme.
Së fundi, në pamje të parë duket sikur është një bulevard që shfrytëzohet vetëm për protesta, mitingje në kohë elektorale, duke qenë se trafiku i madh gati-gati e paralizon lëvizjen e këmbësorëve në këtë bulevard, por si një arterie e rëndësishme plotëson nevojat e qarkullimit të këmbësorëve në zonat që ndan ky bulevard. Pra, si përfundim, Qendra e Tiranës dhe Bulevardi Kryesor janë një mjet shërbimi në jetën e përditshme dhe jo mjet argëtimi, që për një projekt të përkohshëm përbën më të mirën për banorët.

Ish-Blloku
Qendrat e argëtimit, si për shembull: qendrat tregtare, lojërat argëtuese, baret, restorantet, dyqanet luksoze, që në të gjitha shtetet përreth Shqipërisë i gjen në qendër, specifikisht në Tiranë i gjen në ish-Bllok ose periferi. Zona e ndaluar përpara viteve ’90 për qytetarët, tashmë është ‘zemra’ e Tiranës së re post-komuniste. Për shkak të vilave të ish-udhëheqësve komunistë, të shndërruara tanimë në vende shërbimesh (shumica locale) dhe sidomos edhe për shkak të gjelbërimit të pamasë që gëzon ish-Blloku, cilësohet si zona më e parapëlqyer për t’u frekuentuar në Tiranë. Nga ana pamore edhe ndër më të bukurat, përpos ndotjes së madhe akustike.

Tek Toptanët
Infrastruktura është zhvilluar tej mase dhe në zonën ku shtrihen rrugët “George W. Bush”, “Murat Toptani” dhe “Abdi Toptani” apo dhe zona e quajtur “pallatet 9-katëshe”. Ajo çka e bën këtë zonë shumë të dëshiruar është: ndërtimi i strukturave të reja si “TID Tower”, “Kompleksi Murati”, “Gjergji Center” apo “Torre Drin” i jep mundësinë banorëve të zonës që të kenë në afërsi të tyre të gjithë aktivitetet për të zhvilluar një jetë normale dhe të mos shkëputen prej zonës për shkak të mungesave të aktiviteteve. Përveç këtyre, dy minuta larg gjenden institucione që janë shumë domethënëse në jetën e përditshme si: Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Bashkia e Tiranës, Kalaja e Tiranës, Galeria Kombëtare e Arteve apo dhe kinemaja. Jo vetëm kaq, po kjo është një nga zonat me më shumë gjelbërim në Tiranë, ku ndodhen parku i vogël para parlamentit, parku përballë Bibliotekës kombëtare apo parku i vogël mbrapa TKOB, i cili ka një prespektivë që do ta rregullojë akoma më shumë këtë zonë me karakteristikat që thamë më lart. Të mos flasim për rrugën “Abdi Toptani”, që është ndër rrugët më të njohura pedonale në Tiranë dhe mbart ndër aktivitetet më të veçanta.

Liqeni Artificial
Shumë zona në Tiranë i kanë mbijetuar luftës së qytetarëve të saj për të ndërtuar pa kriter në dëm të mjedisit të gjelbër. Një nga zonat, e cila përpos shkatërrimit të herëpashershëm ka marrë mbi vete vëmendjen e të gjithë kryebashkiakëve që kanë qenë në Bashkinë e Tiranës, si dhe fondet më të mëdha, është zona e Liqenit të Tiranës. Që prej ndalimit të hedhjeve të inerteve, të ujërave të zeza në liqen apo nisja e punës për aktivizimin e kanalit që lidh liqenin e Farkës me atë Artificial të Tiranës. Kësisoj ekosistemi është kthyer në balancë në këtë liqen. Përveç liqenit, edhe zona territoriale është ndër më të pastrat që mund të gjesh në qytet. Jo vetëm sepse ka parkun, por që prej më shumë se dy vitesh nuk lejohet asnjë automjet privat. Smogu dhe tymi gjithashtu janë rralluar shumë.

Parku i Aviacionit
Zonë tjetër është Parku i Aviacionit. Një nga zonat në të cilat ndërtimet nuk janë bërë pa kriter, përkundrazi, ka një arkitekturë uniforme në komplekset e shumta të pallateve që gjenden në atë zonë. Punimet infrastrukturore janë përmirësuar shumë dhe është harruar tymi që krijohej para tre vitesh për shkak se nuk kishte asnjë centimetër të asfaltuar. Tani aty gjen një park, i cili përveç pjesëve të gjelbëruara, të cilat krijojnë një panoramë të bukur nga ana estetike, ka krijuar mundësinë e shumë aktiviteteve dhe shërbimeve për banorët e zonës.

Kodra e Diellit
Në perëndim të liqenit kemi të ashtuquajturën zonën “Kodra e diellit”, e cila ka një njëtrajtësim me kopshtin botanik dhe duket si vazhdim i tij për shkak të mjediseve të gjelbërta. Karakteristikë tjetër, përveç mjedisit të gjelbër për këtë zonë, është infrastruktura e pasur. Për shkak të infrastrukturës, largësia nga kjo zonë deri në qendër të Tiranës është jo më shumë se pesë minuta. Arkitektura e kësaj zone është huazuar nga arkitektura amerikane, e cila ndërthur ndërtesat e ulëta private (vilat) dhe ndërtesat e larta. Një tjetër karakteristikë e zonës është sistemi i menaxhimit, i cili është privat dhe mbulon të gjitha nevojat që ka zona dhe që menaxhimi publik i qytetit nuk i mbulon dot.


Edhe zona e Farkës
Një nga zonat e tjera, e cila së fundmi preferohet nga qytetarët e Tiranës për të jetuar është zona e Farkës. Farka është një nga fshatrat më të afërt me Tiranën, i cili në vitet e fundit është zhvilluar me shpejtësinë më të madhe se çdo zonë tjetër në Tiranë dhe pritet të zgjerohet e të zhvillohet akoma më shumë. Sigurisht s’mund të flasim për ambjentin natyral, sepse kjo zonë i ka pasur gjithmonë ambjentet e gjelbërta, të cilat për fat të mirë akoma nuk janë shkatërruar nga dora e njeriut. Pamja nga liqeni i Farkës dhe ngamalii Dajtit i jep një vlerë akoma më të madhe kësaj zone. Por përveç kësaj, kohët e fundit kanë filluar dhe janë në plan të fillojnë një seri ndërtimesh, të cilat përgjithësisht konsistojnë nëvilaprivate dhe këto jo në mënyrë të çrregullt, por të menaxhuara nga kompani të ndryshme shqiptare dhe të huaja.

Piramida
Piramida ishte kryefjala e politikës në të gjithë vitin që kaluam, por për fat të keq nuk ishte kryefjala e specialistëve të fushës; arkitektëve ose inxhinierëve. Për këta të fundit Piramida përbën një shfaqje unike në arkitekturën moderne shqiptare. Unikale në stilin e saj dhe në Evropë. Pjesë e gjithë siteve në botë, ku tashmë Tirana identifikohet edhe me Piramidën, kulminante nga pikëpamja turistike për simbolikën e veçantë që mbart, kujtesë e të shkuarës sonë kolektive, identitetit tonë, pak të njohur nga pjesa tjetër e botës. Bën pjesë në trashëgiminë tonë kulturore dhe historike si monument kulture që nga viti 2006. Por edhe me plot 15 000 m2 park rreth e qark saj, mu në qendër të Tiranës. E ndërkohë që po kërkohet shembja e saj, arkitektët vërejnë edhe një tjetër aspekt. Ajo çka i intereson banorëve nuk është vetëm Piramida si objekt, por Piramida si zonë, si vendi ku ata mund të rrinë me orë të tëra duke biseduar ose duke soditur aktivitetet e shumta që zhvillohen aty. Prishja apo mosprishja e Piramidës nuk i intereson askujt. Arsyeja që duhet të analizojmë është neglizhimi që pushteti lokal e qendror i kanë bërë gjithë këto vite kësaj ndërtese, duke u marrë me çështje përtej saj. E rëndësishme është që objektit aktual, Piramidës t’i bëhet një rikonstruksion i plotë, e të kthehet në një funksion tjetër.


Tirana A, Tirana B, Tirana C…
Në këndvështrim më gjithpërfshirës, zonat më të bukura të Tiranës mund të grupohen edhe kësisoj:
Zona “A”.
Pjesa e kodrave nga Sauku e deri në Pezë shihet kryesisht si zonë me banesa individuale të përziera me biznese shërbimi kryesisht, si dhe me “natyrë” më të pranishme dhe më të ndjeshme në zonë. Kjo është dhe zona më e qetë dhe relaksuese për momentin në Tiranë e cila shoqërohet me faturën e vet.
Zona “B”
Pjesa e “Trekëndëshit”; Ish-Blloku- stadiumi ‘Selman Stërmasi’- Liqeni. Kryesisht kjo zonë është e orientuar drejt një simbioze Biznes-Banim, edhe këtu cilësia e ndërtimit dhe infrastruktura është e kënaqshme. Ndërsa dendësia e lartë dhe largësia nga “natyra” e ulin sado pak nivelin e cilësisë së të jetuarit. Vlen të përmendet në këtë zonë gjallëria e jetës së natës, si dhe “motori” ekonomik që e shoqëron.
Zona “C”
Pjesa nga Lana e në drejtim të kodrave të Selitës. Kjo zonë si karakteristike ka banimin miks me banesa njëfamiljare dhe shumëfamiliare, duke dominuar këto të fundit. Cilësia e jetesës fillon e ulet në krahasim me dy zonat e para, por është më e leverdisshmja për një buxhet familjar mesatar. Krahasuar me dy të parat rekreacioni vjen drejt zhdukjes.
Zona “D”
Zona e kufizuar nga Zogu i Zi – shkolla “V. Shanto” – Unaza e Madhe. Kjo si zonë tenton të qëndrojë në lartësinë e zonës “C”, por mungesa e terreneve rekreative si dhe zhvillimi kaotik në pjesën që kufizon Unaza e Vogël dhe ajo e Madhe i jep zonës një vëmendje më të ulët.
Zona “E”
Pjesa e bulevardit Zogu I – Bregu i Lumit dhe zonat përreth këtij aksi zhvillimi. ثshtë një nga zonat me potencial të madh për zhvillim, po aq sa edhe zona “A”, por që momentalisht për vlerat e saj përveç disa pjesëve të vogla (kryqëzimi i Stacionit Të Trenit etj.) tenton të jetë rreth një buxheti mesatar.
Zona “F”
Zona Veri-Lindore dhe Lindore e Tiranës. Kompleksiteti i kësaj zone duke përfshirë shtrirjen e saj, si dhe polifunksionalitetin (Zona e Spitaleve, Tregu, Shkolla e Bashkuar, Uzina e Auto-Traktorëve, etj.) e bëjnë sa atraktive, por edhe kaotike. Nëse ndërtimet, si civile dhe ato infrastrukturore, kontrollohen me kujdes në zonat si ajo e Malit të Dajtit apo zona e “Ali Demit”, këto mund të transformohen në qendra të vërteta urbane e në këtë mënyrë Tirana do të kthehej vërtet në një zonë policentrike./shekulli/
 
Titulli: Shtatë zonat më të bukura të Tiranës

me gjith respektin qe kam per Tiranen si kryeqytet.... duhet te pergenjeshtroj bukurine e saj.... Eshte bere per tu shkruajtur me "t" te vogel tirana....
nje qytet quhet i bukur kur ka atraksion, terheqje spontane.... tani qe po shkruaj gati sa spo ma mer frymen nje 15 katesh qe kam perball... dhe per me teper ne qender te tiranes...
Pa perjashtim te gjitha zonat duke filluar nga parku i liqenit artificial e deri tek ato qe kane disa vlera historike vuajne nga "azma kronike" ,mungesa e diellit dhe betonizimi.
Shiko fotografinë 1402831
tirane-noa-nga-lart.jpg

dalloni ndonje identitet , apo rregullsi urbane ne kete katrahur...? fatkeqsisht kjo pamje i njan grumbullit te mizave te kalit qe grupohen posht nje bishti pa qime.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top