Shtatë muaj burg dhe gjobë për komisionerët e Ruzhdies

eGo0sTyle

System Engineer
n-e-Zones-se-Administrimit-Zgjedhor-KZAZ44-300x201.jpg

Shtatë muaj burg dhe gjobë me nga 450 mijë lekë kanë marrë pesë komisionerët e maxhorancës në komunën Ruzhdie, pas shkeljeve të bëra në qershor të 2009-s. Pas 30 seancash të njëpasnjëshme, ditën e djeshme ka marrë fund gjyqi ndaj komisionerëve të Ruzhdies për procesin zgjedhor parlamentar të vitit 2009. Gjyqi u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit. Ky i fundit, sipas burimeve nga gjykata, ka përfunduar me dënimet ndaj 8 komisionerëve që braktisën detyrën gjatë procesit zgjedhor dhe një personi që votoi 2 herë. Kështu, trupi gjykues ka vendosur të dënojë me nga 7 muaj burg dhe gjobë me nga 450 mijë lekë pesë komisionerët e maxhorancës, ndërsa me nga 150 mijë lekë gjobë tre komisionerët e opozitës. Ndërkohë që institucioni i Drejtësisë shpalli fajtor dhe një person që gjatë votimit në Ruzhdie të Fierit votoi jo një herë, sipas rregullit, por dy herë. Gjykata e dënoi këtë shtetas me 100 mijë lekë, që hodhi dy vota gjatë votimit për të zgjedhur Parlamentin në vitin 2009. Të akuzuarit kryesorë janë: Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj, zëvendëskryetar dhe anëtarët e komisionit, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj. Ndërkohë të akuzuarit, përfaqësues të opozitës, janë: Qazim Aliaj, Pëllumb Fejzaj, Ervin Myftaraj, si dhe një qytetar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Më 28 qershor, braktisja e detyrës nga komisionerët e majtë solli si rezultat zhvillimin e zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me shkelje të paprecedent procedurale në Qendrën e Votimit Nr. 3052. Kujtojmë se fshati Ruzhdie është fshati më i vogël i qarkut Fier, me rreth 1200 banorë. Për të votuar janë regjistruar 590 votues. Në përfundim të procesit në kuti u gjetën 512 vota. m.r
Bulqize – Dje është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit të ri të Bashkisë Bulqizë. Të pranishëm kanë qenë 17 këshilltarë, 10 të koalicionit të djathtë “Aleanca për qytetarin”, 6 të koalicionit të majtë “Aleanca për të ardhmen” dhe një këshilltar i pavarur. Pas zhvillimit të procedurave për konstituimin, është kaluar në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak. Socialistët folën me nota të ashpra ndaj këshilltarit të G99-s, të PSD-së dhe PDK-së, të cilët votuan dje djathtas.

Panorama.
 
Back
Top