Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të premten në mbrëmje, është publikuar lista e Shtatë mrekullive të reja të natyrës. Gara për përzgjedhjen e këtyre mrekullive filloi në vitin 2007, nën organizimin e fondacionit “New7Wonders”.

Votimi ka zgjatur deri më 11.11.2011, ndërsa ka përfunduar në orën 11:11 minuta. Për publikimin e rezultateve është pritur simbolikisht ora 7:07 e mbrëmjes, që sipas orës sonë i bie 20:07 minuta. Shtatë mrekullitë e reja të natyrës janë:



1. Pyjet e shiut të Amazonës
Këto pyje shtrihen në një sipërfaqe prej 7 milionë kilometra katrorë dhe gjenden në Amerikën Jugore. Rajoni i mbuluar me pyje përfshinë sipërfaqen prej 5.5 milionë kilometra katrorë. Në rajonin e Amazonës jetojnë nëntë kombe, ndërsa Amazona përbën gjysmën e pyjeve të shiut në botë. Përveç kësaj, në rajonin e Amazonës jeton numri më i madh i llojeve të bimëve dhe kafshëve. Lumi Amazona, i cili rrjedhë nëpër xhungël, është lumi i dytë më i gjatë në botë, ndërsa gjëja më interesante është se nuk ekziston asnjë urë në lumin që përshkon Amazonën.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



2. Gjiri Halong
Gjendet në Vietnam, ndërsa është i veçantë për 1969 ishuj të vegjël të cilët gjenden në madhësi dhe forma të ndryshme që përfshijnë një sipërfaqe prej 1500 kilometra katrorë. Në disa nga ishujt gjenden kanjone dhe shpella te mrekullueshme, derisa të tjerët janë të “banuara” nga fshatra peshkatarësh të cilët kapin mbi 200 lloje të peshqve në ujin e cektë. ثshtë interesant edhe për faktin se brenda shumë ishujve gjenden liqene me ujëra të ëmbla.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



3. Ujëvarat Iguazu
Në ishujt Iguazu gjenden ujëvarat më të mëdha në botë. Shtrihen në 2700 metra, në formë gjysmë rrethore. 275 ujëvara të vogla përbëjnë një ujëvare të madhe e cila quhet “fyti i djallit” e që ka një rënie deri në 80 metra! Gjendet ndërmjet kufirit të Brazilit dhe Argjentinës, ndërsa është e rrethuar me parqe nacionale të shteteve përkatëse. Në këto ujëvara jetojnë qindra lloje të bimëve dhe kafshëve të rralla.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



4. Ishulli Jeju
Jeju është ishull vullkanik dhe përveç formës së pazakontë, është interesant edhe për numrin e kulturave bimore që rriten në të. Për shkak të tokës vullkanike, në të rritet gati gjithçka që mund të mbillet. Gjendet në Kore. Ky është ishulli më i madh i këtij shteti, por edhe provinca më e vogël. Kap një sipërfaqe prej 1846 kilometra katrorë. Pika qendrore është Hallasan, pika më e lartë malore në Korenë e Jugut, ndërsa ka edhe vullkanin i cili gjendet në një lartësi mbidetare prej 1950 metra. Përreth vullkanit kryesorë gjenden edhe 360 kratere tjera.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



5. Parku Nacional Komodo
Parku Nacional Komodo ka marrë emrin sipas njërës prej kafshëve më të pazakonta që jeton aty. Quhet edhe si zvarraniku kuçedër dhe sikur të mos ecte me katër këmbët - e jo si zvarranik - do të dukej shumë i ngjashëm me krokodilët. Përveç zvarranikëve interesantë, në të gjenden edhe një numër i madh i kafshëve ujore. Parku shtrihet në një sipërfaqe prej 1817 metra katrorë, përfshinë ishullin Komodo si dhe dy ishuj më të vegjël, Rinc dhe Padar.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



6. Lumi nëntokësorë Puerto Princesa
Lumi nëntokësorë gjendet 50 kilometra larg qytetit Puerto Princesa në Filipine, ndërsa është i gjatë 8.2 kilometra. Gjendet në Parkun Nacional River dhe derdhet në detin jugor të Kinës. Nëpër shpellat nëntokësore nëpër të cilin rrjedh gjenden edhe shumë stalagmite dhe stalaktite. ثshtë lumi më i gjatë nëntokësorë në botë. Në parkun nacional ku gjendet ky lum jetojnë majmunë, zvarranikë dhe ketra.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


7. Mali Table
Gjendet në Afrikën e Jugut dhe është i jashtëzakonshëm për faktin se nuk ka shumë maja malesh, por një pllakë gati të rrafshët e cila është krijuar gjatë 6 milionë vitesh të erozionit. Në këtë mal jetojnë 1470 lloje kafshësh, ndërsa është specifik edhe për shkak të “kopshteve të vogla me lule”.

[video=youtube;F7Gbm-qrww4]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=F7Gbm-qrww4[/video]

B:telegrafi
 
Pe: Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

qe te shtata shum te bukura te mahnitshme dhe te vecanta .
 
Pe: Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

5. Parku Nacional Komodo kjo icik e frikshme.
 
Pe: Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Sa gjera te papara ka ne bote , hajde kur do dalim ne pension te udhetojme dhe te shohim boten :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top