Shqiptaro-amerikania vjen si turiste, dyshohet për gripin e derrit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Një grua 49-vjeçare me origjinë nga rrethinat e Sarandës e ardhur me pushime nga اikago e Amerikës e dyshuara e parë si bartëse e virusit të gripit të derrit. Pas ekzaminimit paraprak në spitalin e Sarandës, ajo është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Me sa duket gripin e derrit e kemi tashmë kaq pranë. Jo më larg se mbrëmjen e së mërkurës në spitalin "Petro Nako" të Sarandës është paraqitur një grua me shqetësime që vetë dhe mjekët që e kanë ekzaminuar atë në kushte spitalore i ka futur në dyshime. Tatjana M. 49 vjeç, me origjinë nga një fshat i Sarandës dhe rezidente në اikago të Amerikës është paraqitur mbrëmjen e të mërkurës për këshillim mjekësor në spitalin e Sarandës, pasi kishte një temperaturë dyshuese 37.5 gradë. Dyshimet se ky nuk ka qenë një grip i thjeshtë janë thelluar më tej gjatë ekzaminimit, sipas drejtorit të shëndetit publik të Sarandës, mjeku Jani Qirjaqi. Dhe kjo ka bërë që ekipi i mjekëve të Sarandës të vendosë për ta dërguar të sëmurën në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
*shqip*
 
Back
Top