legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Shqiptaro-amerikani John Goci, i cili jeton në Michigan, thotë për “Zërin” se do ta votojë Hillaryn.
“Arsyeja pse votoj për të është se kur burri i saj ishte në detyrë të gjithë thoshim se ajo ka udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, prandaj gjatë udhëheqjes së burrit të saj ne kishim një lidership të shkëlqyer dhe mbështetja e tij për Kosovën dhe popullin shqiptar është e palëkundur, ashtu siç është edhe nga ana e saj”.
Goci thotë se nuk ka të bëjë aq shumë me atë që Clinton apo Trump janë zgjedhja e partisë, porse për atë se “ne jemi duke votuar për politika të partisë, të cilat do të ndiqen, prandaj unë dua gjyqtarë liberalë në Gjykatën Supreme dhe jo konservatorë”.
Goci thotë se duan edukim publik, një rrjet të sigurisë sociale.
“E pëlqej kujdesin e Obamas, prandaj votoj për demokratët”, ka thënë ai për gazetën.
Mirëpo, shqiptaro-amerikanët shprehen se do ta votojnë edhe kandidatin tjetër Trump. Victor John Vulaj, i cili jeton në SHBA, thotë se do të votojë për Donald Trump.
LEXO EDHE: SHBA, sinonimi i lirisë së Kosovës
“Arsyeja kryesore që votoj për Donald Trumpin është se ai qëndron prapa çdo gjëje që beson. Ai nuk ka interesa speciale në xhepin e tij për t’i thënë se në cilin drejtim të kthehet. Ai është kundër sjelljes së refugjatëve sirianë në këtë vend. Po ashtu, pajtohem me të në ndaljen e të gjitha emigrimeve në këtë vend për së paku një vit. Ai është për një siguri më të fortë në kufij...”, thotë ai për gazetën.
Vulaj thotë se Trump është për rregullimin e spitaleve në këtë vend...
Ndërkaq Rini Zhaku, një shqiptar nga Maqedonia që ka emigruar në SHBA në vitin 1989, thotë se të jesh në gjendje të votosh në SHBA është një privilegj.
“Këtë herë do të jetë e vështirë për të gjithë ne, sepse ne të gjithë e dimë se ish-presidenti Bill Clinton është shpëtimtari ynë dhe hero për secilin shqiptar në botë, por duket se vota ime do të shkojë për z. Trump dhe arsyeja për këtë është politika e tij vendore dhe qasja e tij konservative ndaj sloganit të tij për ta bërë Amerikën sërish të madhe”.
Kjo, ai thotë se, bën të besoj se ka nevojë për një ndryshim në Uashington...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)