Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

“Femen“, organizata feministe nga Ukraina, ka “degë” të saj edhe në Gjermani. Bashkëthemeluese e “Femen-Germany” është edhe Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, e rritur në Gjermani.

zanaramadani.jpg

Të gjithë e dimë se për çfarë janë të njohura vajzat nga “Femen”: Ato luftojnë diskriminimin e femrës në atë mënyrë që lakuriqësohen publikisht. Të zhveshura deri në brez, militantet e “Femen” i gjen në shumë aktivitete ku duhet kundërshtuar shfrytëzimin e femrës, ku ato luftojnë kundër prostitucionit ose perceptimit të femrës si mall.

Të gjitha këto, i bën edhe Zana Ramadani. Por ajo që e dallon Zanën nga “amazonat” ukrainase është përkatësia e saj një partie. Zana Ramadani është kryetare e forumit të të rinjve në Wilnsdorf të partisë në pushtet në Gjermani, CDU-së së Angela Merkelit, parti që për nga definicioni, përfaqëson vlerat e krishtera.

Ja se çfarë shkruan revista “Die Zeit”: Marshi i Alexandra Schewtschenko-s (themeluesja e “Femen”, Ukrainë) në Herbertstrasse, të lagjes së njohur të prostitucionit St. Pauli të Hamburgut, u ndoq nga “Femen-Germany”. Por gjermanet kanë megjithatë një rrugë të tyren. Zana Ramadani, bashkëthemeluese e “Femen Germany”, për shembull, është aktive jo vetëm këtë organizatë por prej dy vitesh edhe anëtare e CDU-së. Ajo punon si nëpunëse në një byro avokatie dhe noterie, si dhe studente e shkencave juridike.

Zhveshja në vende publike për të tërhequr sipërfaqësisht vëmendjen është gjë e mirë dhe e bukur sipas Zanës; mirëpo ajo dëshiron të punojë edhe politikisht për të arritur diçka. Të drejtat e grave janë tema e saj. Por, në jetën e saj nuk bën pjesë vetëm synimi i madh për të ndaluar prostitucionin dhe problemin që lidhet me të, tregtinë me qenie njerëzore…

Në marshimin në St. Pauli të Hamburgut, Schewtschenko dhe tetë vajza gjermane, në mesin e të cilave edhe Zana, kishin për qëllim të sfidojnë prostitucionin. Ato parakaluan me gjokse të zbuluara, duke mbajtur flakadanë të ndezur në duar.
Shekulli
Përgatiti:
E.L

Zana_Ramadani1.jpg
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Ksajt i them une luft pa mburoje lol lol kshu duhet luftuar lol lol
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

ato vajzat e "femen" i kam pare ne disa trasmisione, jan vertet te rrezikshme :D, me vjen mire qe po perhapet levizja dhe ne brendesi te Europes. Se disa nga te drejtat qe kerkoni aktivistet ishin shume te rendesishme per rikthimin e dinjitetit te femres.
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Nuk frikesohet arusha me shoshe, jo :p
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Hmmm per mua jane me shume per publicitet o cf do bejne ata se sa nje levizje, ose nje synim i vertete
Palaco me shume do thoja!
 
Po dhe publiciteti eshte pjese e rendesishme per te ndergjegjesuar njerzit dhe per te vene qeverine nen presion ne menyre qe te vendose rregulla me te rrepta kundra diskriminimit te femres. Plus, mund te terheqesh vemendjen e nderkombetareve gjithashtu te cilet mund ti bejne presion qeverise po ashtu.
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Une mendoj se 2 foto nuk jane mjaftueshem per ta ilustruar ose shoqeruar kete lajm kaq te bukur :P.
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Une mendoj qe kjo qenka shtatzene :p
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

E tani cduhet te themi ne bravo mire bere qe u xhveshe lol
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Po dhe publiciteti eshte pjese e rendesishme per te ndergjegjesuar njerzit dhe per te vene qeverine nen presion ne menyre qe te vendose rregulla me te rrepta kundra diskriminimit te femres. Plus, mund te terheqesh vemendjen e nderkombetareve gjithashtu te cilet mund ti bejne presion qeverise po ashtu.

Mahh une sdo e merrja serjozisht nje levizje te tille, e te them se i kam pare edhe ne tv ndersa 'nderhyne' ne nje emision e jane agresive shume
Nejse pune per ta po ia arriten gje e mire eshte.
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

Si nuk bejne nje proteste te tille, per padrejtesi, edhe keto femrat tona forumore?????? :zinxh:
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

si duket kjo goca Zana , edhe me , me dhan lek sdo me pelqente ta shihja te zhveshur :P
 
Titulli: Shqiptarja Zana Ramadani, mbron të drejtat e grave me gjoksin jashtë

me zhveshje... nuk e di sa e kan gjetur menyren e duhur per t'ja arritur qellimit :sdi:
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back