Shqiptarja dridh Serbinë me deklaratën midis Beogradit: Kosova nuk është Serbi

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një konferencë në Beograd, deklaroi hapur se Kosova nuk është Serbi, por shtet i pavarur që në 2008. “Një gardh, një tren dhe një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Prishtinë-Beograd, vunë në rrezik së fundmi arritjen historike të Ballkanit Perëndimor: Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe dialogun Prishtinë Beograd. Konflikti, frika, kërcënimi, dhe provokimi janë rrezik jo vetëm për të ardhmen europiane të Serbisë e Kosovës, por për perspektiven europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk është Serbi. Kosova nuk është as Shqipëria.

Kosova është Republika e Kosovës që nga viti 2008”, tha Bregu. Më tej ish-ministrja e integrimit tha i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë e pranishme në Beograd, në mënyrë që të ndajë opinionet e këndvështrimet mbi ndikimin e Brexit në rajonin tonë. “Jam këtu për shkak të bindjes time se ajo që na bashkon e ato që duhet të ndërtojmë në rajonin tonë mund të realizohen vetëm nëpërmjet dialogut dhe transparencës. Që kjo të ndodhë na duhen mendje të ftohta dhe zemra të ngrohta e jo e anasjellta. Ballkani s'mund të jetojë me skemat e konflikteve se këto të lenë peng i të shkuarës e jo së ardhmes. I vetmi gardh që vendet tona duhet të kenë është zbatimi i ligjit. Nëse duam që rajoni jonë të ketë peshë, duhet të jemi bashkëpunues e jo luftëtar.

Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë, jo në paqe. Lufta nuk është kurrë zgjidhje”, tha Bregu. Më tej Bregu tha se duhet bashkëpunim nga të gjitha palët që rajoni të ecë përpara. "Dhe kushdo deshiron të jetë vetmitar në betejen për nje të ardhme më të mire të atyre që jetojnë në këtë rajon sot, nën kërcënimin e sigurisë, gjendjes ekonomike, terrorizmit dhe qeverive autokratike, lë të pëprara mesazhet e luftës. Por jam e bindur që do të mbetet vetmitar. Nëse vajtimi për të shkuarën përdoret si kërcënim për të ardhmen e këtij rajoni, është e kotë të vrasim mendjen për ndikimin e Brexit apo për filozofi integrimi. Zhvillimi ekonomik dhe bashkepunimi rajonal mund t' i japin peshë dhe ta bëjnë Ballkanin Perendimor te jetueshëm dhe me peshë", tha Bregu.
auto_majlinda-bregu1484813575.jpg
http://www.botasot.info
 
Titulli: Shqiptarja dridh Serbinë me deklaratën midis Beogradit: Kosova nuk është Ser

Dridh?


Dridhe
Dridhe
Oj Fatime!

Na e kan shpif keto lajmet bombastike :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top