Shqiptari prostituon gruan prej 10 vjetësh

Love

βeℓℓe â๓e
timthumb.php


Pas 10 vjetësh vuajtje, një 30-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund heshtjes, duke denoncuar në polici bashkëshortin e saj. Për 10 vjet ajo ka duruar, jo vetëm dhunën dhe presionin, por burri që ajo dashuronte e ka detyruar të punojë si prostitutë.

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 35-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka trafikuar gruan me të cilën e kishte edhe dy fëmijë.

Sipas hetimeve është bërë e ditur se burri nuk trafikonte vetëm gruan e tij, por kishte nxjerrë në rrugë edhe vajza të tjera shqiptare.

Ai u arrestua të premten në oborrin e pallatit ku jetonte, të cilin e përdorte si bazë për biznesin e prostitucionit.

Denoncimi në polici është bërë nga një qendër e shërbimit social, ku punonjësit e kësaj qendre kishin vënë re se në apartamentin ku jetonte shqiptari me gruan dhe fëmijët, ishin dëgjuar të qara, të bërtitura, ulërima dhe zhurma përplasjesh brenda banesës.

Shqiptari pasi e kishte vënë re se ishte pikasur nga policia, kishte planifikuar të largohej nga Italia drejt Shqipërisë para se të arrestohej.

Por, ka qenë gruaja e tij, ajo që ka komunikuar në kohë me punonjësit social, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, gjë e cila çoi në arrestimin e 35-vjeçarit.
Milano Post/ Shekulli
 
Titulli: Shqiptari prostituon gruan prej 10 vjetësh

Sa mban kjo toke
 
Back
Top