Shqiptari nga Kosova vesh Lionel Messin

fshatari

Anetar
thumbnail.php


43-vjeçari, Muhamed Hasani nga Prishtina, ka pasur rastin të krijojë veshje për yje të modës, kinematografisë dhe sportit.
I fundit në listën e gjatë të emigrantit kosovar që jeton në Barcelonë prej gjashtë vitesh, është futbollisti më i mirë në botë, argjentinasi Lionel Messi, i cili gjatë pranimit të këtij çmimi ka mbajtur veshur kostumin e dizajnuar nga Muhamet Hasani.
“Një telefonatë e papritur nga menaxheri i Mesit bëri që unë ta kem rastin për ta veshur lojtarin më të mirë të botës. Mu dha rasti që të merrem me Messin dhe t’ia dizajnoj një palë rroba të veçanta për natën e madhe, kur ai do të shpallej lojtari më i mirë i botës për vitin 2009”, tha Hasani.
Hasani u largua nga Kosova drejt Londrës në moshën 21-vjeçare dhe prej gjashtë vitesh jeton në Barcelonë, ku është menaxher i zyrës së firmës së njohur italiane të modës “Ermenegildo Zegna”. Përveç Messit, në duart e tij kanë kaluar edhe shumë sportistë tjerë të njohur në mesin e të cilëve kanë qenë Johan Krojf, Rafael Nadal, Karlos Moja, Pau Gasol, e shumë të tjerë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top