Shqiptari nga Gostivari, që shkroi 180 letra për ri-atdhesim

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shqiptari nga Gostivari, që shkroi 180 letra për ri-atdhesim


-letra-Rexhep-Ajeti.jpg


Shqiptarët nga trojet shqiptare në Jugosllavi, të cilët emigruan për arsye politike në Shqipëri, u keqtrajtuan në mënyrën më të pabesueshme nga regjimi komunist i E.Hoxhës. Në kampet e Llakatundit, Semanit, si dhe në Shijak, ata kaluan në disa procese keqtrajtimesh e denigrimesh.

Nga kjo sjellje, shumë prej tyre kërkuan të riatdhesohen në Jugosllavi sepse regjimi i E.Hoxhës po u rezultonte më i keq se ai i Titos. Mjafton të vëresh letrat e shumta që shqiptarët emigrantë dërgojnë drejt udhëheqjes komuniste për të kuptuar se në çfarë mizerje ishin futur ata.

Një rast i rrallë që dëshmon dëshpërimin e tyre ishte ai i 78 vjeçarit Rexhep Ajet Tahirit, nga Toplica e Gostivarit, i cili i shkruan plot 180 letra Enver Hoxhës në mënyrë që ta lejojë të largohet nga kampi i Semanit e të riatdhesohet. Tahiri kishte ardhur në Shqipëri më 15.1.1949. Nga viti 1957 e deri në vitin 1961 kur shkruan letrat e fundit, ai jetonte në kampin e Semanit. Megjithëse shkroi 180 letra, Partia e Punës nuk ndryshoi qëndrim për sjelljen e saj, ndaj emigrantit nga Gostivari.


G. Minerva
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top