Shqiptari masakroi gruan me thikë, vëllai i bën thirrje të dorëzohet

32_16629-620x620.jpg
Autoritetet greke vijojnë kërkimet për shqiptarin i cili vrau bashkëshorten e tij greke në sy të fëmijëve dhe më pas u arratis duke marrë me vete djalin 4 vjeç. Klodi Lesi 35 vjeç, i njohur me emrin Xhejms në në Halkidiki të Selanikut, masakroi bashkëshorten e tij duke e qëlluar me thikë shtatë herë, pasi 41-vjeçarja e kishte përjashtuar nga biznesi i saj.

Shqiptari 35-vjeçar punonte prej kohësh në biznesin e familjes së gruas së tij. Pas njohjes ai ra në dashuri dhe u bashkuan në martesë, nga e cila patën dy fëmijë të moshës katër dhe gjashtë vjeç. اarjet në marrëdhënie nisën disa muaj më parë, kur gruaja 41-vjeçare vendosi të tërhiqej nga martesa dhe e dëboi shqiptarin nga biznesi familjar.

Ky vendim e ka tërbuar 35-vjeçarin,i cili ndërmori aktin ekstrem për të vrarë shtetasen greke. Mediet greke shkruajnë se ai e qëlloi 7 herë me thikë viktimën dhe goditja fatale ishte kur e goditi në kokë me forcë, aq sa thika u thye në kafkën e 41-vjeçares. Pasi e qëlloi, ai u largua duke marrë me vete të birin katër vjeç.

I pyetur nga gazeta “Protothema”, vëllai i viktimës thotë se shqiptari mund të jetë ndihmuar nga një shoku i tij për t’u larguar nga Greqia. Fatbardh Lesi pranon se çifti kishte konflikte dhe se ishin në prag divorci. Ai i bën thirrje vëllait që të dorëzohet dhe të dorëzojë edhe djalin 4-vjeçar që ka marrë me vete pas largimit nga policia. Menjëherë pas krimit, policia ndërmorri përforcime në kufirin greko-shqiptar pasi dyshohet se Klodi Lesi mund të arratiset ën vendin tonë.
shqiptari-greqi-443x620.jpg
Klodi Lesi është një figurë e njohur për policinë, pasi ai ka një të kaluar kriminale në rastet e trafikut apo shpërndarjes së drogës dhe për posedim të armëve. Nga hetimet mësohet se ai kishte ikur me taksi, duke marrë me vete fëmijën katër vjeç dhe, siç informoi policia, është parë për herë të fundit në autostradën Moudania të Selanikut.
Shekulli
 
Titulli: Shqiptari masakroi gruan me thikë, vëllai i bën thirrje të dorëzohet

Dhe cdo her ne mes kush e vuan me shum jan femijet!
 
Titulli: Shqiptari masakroi gruan me thikë, vëllai i bën thirrje të dorëzohet

Manjak njeri ..u martu me interes dhe ja si i erdhi fundi...femijet harrojn me kohe, por ajo e shkreta gru se ka vdek ne ate menyr makaber.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiptari masakroi gruan me thikë, vëllai i bën thirrje të dorëzohet

Mire qe ndryshoi emrin Xhejmsi se per tjerat shpellar paska ngel :/
 
Titulli: Shqiptari masakroi gruan me thikë, vëllai i bën thirrje të dorëzohet

Tragjedi ne familje kjo . Ngushllime viktimave !
Te gjithe jane viktima ne kete rast . nje vdiq , nje ne burg dhe dy jetim !
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top