Shqiptari Almen Abdi nga Prizreni gol vendimtar dhe dërgon - Zürich në Champions Leag

A

arbnooor

Champions Leagua në mesin e 32 skuadrave që kanë siguruar biletën në këtë garë më prestigjioze. Bashkë me Abdin në Champions Leagua do të jenë edhe futbollistët Adrin Nikçi e Admir Mehmedi, që në ndeshjen me letonezët nuk janë aktivizuar fare.
Një mbrëmje e paharruar për kampionët zviceranët, Zürich, të cilët shënuan një fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Ventspilsit nga Letonia, në kuadër të ndeshjes së kthimit të play-offit në Champions Leagua në futboll. Shqiptari nga Prizreni, Almen Abdi, i lindur në vitin 1986, që luan në pozitën e mesfushorit, ishte trim i mbrëmjes, me golin e tij të shënuar në minutën e 90-të ia siguroi një fitore të madhe skuadrës së tij, Zürich, për çka ngriti në këmbë të gjithë adhuruesit në stadium. Ai u inkuadrua në minutën e 64-të në lojë dhe bëri një lojë maestro.
25abdi.jpghttp:



Një fitore aq e rëndësishme e siguruar nga një futbollist shqiptar që ia hapi rrugët të hyjë në fazën e grupeve të Champions Leagua së bashku me dy shqiptar të tjerë, Adrin Nikçin e Admir Mehmedin, që në ndeshjen me letonezët nuk janë aktivizuar fare. Zürich bënë historinë, inkuadrohet në fazën e grupeve të Champions Leagua, në mesin e skuadrave më të mëdha evropiane. Në minutën e 6-të, futbollisti dinak, Vonlanthen, më një shpejtësi reagon dhe për mrekulli plason topin në rrjetën dhe 1:0 për skuadrën e Zürich. Pas dy minutave lojë, letonezët barazojnë rezultatin nëpërmjet futbollistit Tigirlas. Zviceranët gjithnjë sulmojnë nëpërmjet Alphonse dhe Vonlanthen, por edhe të futbollistëve të tjerë në kërkim të golit të epërsisë. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat baras, 1:1. Pjesa e dytë ishte ajo që mrekulloi. Zürich gjatë kësaj periudhe të lojës hyn i qetë, duke pasur parasysh fitoren e ndeshjes së parë si mysafirë me shifra 3:0. Rezultati 1:1 momentalisht i konvenonte dhe i dërgonte në Champions Leagua. Mirëpo, Zürich objektiv e kishte fitoren që të bëjë edhe më madhështore para adhuruesve inkuadrimin në Champions Leagua. Në minutën e 55-të, Margairaz, pati një rast të mirë shënimi, por pa sukses. Pas pesë minutave edhe Alphonse rrezikoi, por jo edhe të kalojë në epërsi skuadrën e tij.
Pikërisht në minutën e 64-të trajneri i zviceranëve inkuadron në lojë futbollistin shqiptar Almen Abdi në vend të Xavier Margairazit. Abdi është një nga kreatoret e fitores, që i dha zemër lojës së kampionëve zviceran. Sa kalonin minutat, Zürich sa më pranë Champions Leaguas dhe në mesin e 32-të skuadrave që siguruan pjesëmarrjen në Champions Leagua. Kur pritej në çdo çast të përfundojë ndeshja, krye-heroi ndeshjes Almen Abdi, si mjeshtër i vërtetë kalojë në epërsi Zürich dhe 2:1. Atmosferë e papërshkrueshme në stadium dhe gëzim i paparë në mesin e adhuruesve zviceran, pse jo edhe shqiptar që një futbollist shqiptarë bëri mrekullinë në çastet e fundit. Zürich në Champions Leagua. Abdi pas ndeshjes ka thënë se ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme kur ka shënuar golin dhe e pabesueshme. Ai ndihet krenar që më skuaadrën e tij bënë historinë dhe hynë në Champions Leagua, duke e shpaguar tërë mundin e punës dhe lojërave që ka treguar skuadra zvicerane.
Zürich- Ventspils 2:1 (1:1)
Shikues: 9050.
Gjyqtarë:Hauge (Norvegjia).
Shënues: Vonlanthen (6'), Abdi (90') për Zürich dhe Tigirlas (8') për Ventspilsin.
Zürich: Leoni; Stahel, Tihinen, Rochat, Lampi; Aegerter, Tico; Vonlanthen, Margairaz (Abdi 64'), Djuric (Gajic 78'); Alphonse (Hassli 84').
Ventspils: Tschesnoëski; Baimatoë (Schpakow 62'), Saëcenkows, Ndeki, Kacanows; Kosmacows; Alexejs Wisnakows (Rugins 55'), Butriks (Dedov 72'), Schirkin, Tigirlas; Rimkus.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top