Shqiptareve u kerkohet te mos lindin,per serbet ndahen nga 200 euro

Quku

Marakli Krapit
Deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë, ka nxitur reagim nga analistëve dhe ekonomistëve në vend.

Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qyetetarëve që të reduktojnë lindjet, në një komunë me shumicë serbe lindja e fëmijëve nxitet me para të buxhetit të Kosovës.

Kësisoj, në Ranilluk, për çdo fëmijë të lindur ata ndajnë nga 200 euro deri në ditën kur të fillojnë shkollën.

Socilogu, Ibrahim Berisha, e krahason deklaratën e Stavilecit me kërkesat e zyrtarëve të ish sistemit jugosllav për shfarosjen e shqiptarëve duke ua ulur natalitetin.

“Akademik Macura, demografi shovensit serb, këtë pyetje e ka bërë që nga vitet ’70-të të shek. XX. Edhe më herët e kanë bërë parardhësit e tij. Kjo pyetje është bërë nga regjimi serb dhe janë marrë masa kufizuese-heqje nga shtesat fëmijnore të shqiptarëve të varfër dhe të papunë. ثshtë sharë dhe fyer gruaja shqiptare “makinë e lindjes”. Shesheli ka propozuar edhe kastrimin…”, shkruan Berisha duke pyetur pse pikërisht flitet për numrin 7.

Një porosi ndryshe nga qeveritarët e Kosovës, e ka dhënë në vizitën e fundit të tijë në Kosovë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç. Ai u kërkoi serbëve të Kosovës të lindin sa më shumë fëmijë.

“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë dhe kjo duhet të vazhdojë dhe të mos ndalet me asnjë kusht. Rroftë Serbia”, tha Vuçiç teksa inaguroi një spital gjinekologjik në Pasjan.

shembulli.com
 
Titulli: Shqiptareve u kerkohet te mos lindin,per serbet ndahen nga 200 euro

Deklarata e ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci se nuk është mirë që me një rrogë 300 Euro një familje të ketë 7 fëmijë, ka nxitur reagim nga analistëve dhe ekonomistëve në vend.
Mua me duket se u keqekuptu ky shkrim!Ministri,shum mir e thot; se nuk mund ti perballoj asnje familje te kete 7 femije , dhe te jetoj me nje rroge mesatare 300 euro.Jo mos lindeni .....eshte e pa perballshume per cdo familjare kjo e vertet.Fjala e urte thot ,zgjati kembet se te mbrrin joragani.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top