Shqiptarëve po ju thithet truri i dijes!

Bilderberg

Anëtar i ri
SHQIPTARثVE PO JU THITHET TRURI I DIJES!
INTETRVISTث me Dr. Bejtullah Destani - pikë referimi për shumë studjues, historianë e politikanë në Angli, Evropë dhe Botë
(marre nga gazeta Republika, Intervistoi Salih Kabashi )

Më 24 janar në Paris, në një konferencë mbi shembullin unik të sjelljes njerëzore të shqiptarëve ndaj hebrenjve në prag të LDB dhe gjatë saj, mbajtur në një nga sallat e Senatit francez, përjetova gëzimin e rrallë që më solli takimi i papritur me Bejtullah Destanin, studjuesin e botuesin shqiptar nga Kosova, drejtor i The Centre for Albanian Studies në Britaninë e Madhe. Ky historian i ri, i nderuar jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por më shumë në Londër dhe në qarqet intelektuale në Evropë, ShBA dhe më gjerë, është pikë referimi për shumë studjues tashmë me famë në studimet shqiptare në botë. Bejtullah Destani, le të mbahet mend, është një institucion më vete. Ose, me krenari le ta përsëdytim dhe le ta përsëqindim të perifrazuar konsideratën e Noel Malcomit ndaj tij, pa i druajtur aspak teprimit: Bejtullah Destani është enciklopedia e gjallë e mendimit dhe e shkencës shqiptare. ثshtë intelektuali evroshqiptar apo shqiptaro-anglezi më i shquar i ditëve tona. Edhe me punë edhe me sjellje. Një rast të tillë nuk mund ta lija të pashfrytëzuar. Edhepse kisha bërë gati për botim një intervistë të tij dhënë kolegut nga Prishtina, Demir Rushiti, pas një mbrëmjeje të mrekullueshme dhe tepër të begatshme, u morëm vesh dhe, ja, realizuam këtë bisedë gjithësesi impresionante. Përndryshe, Dr. Bejtullah Destani është i njohur i kahershëm i Republikës dhe tepër i dashur i botuesit të saj.
20070806104809bejtullah_destani_203.jpg
DR. BEJTULLAH DESTANI

Republika: اfarë përmban në vetvete tendenca aktuale e disa qarqeve shkencore dhe politike për rishkruarjen e historisë shqiptare?
DESTANI: Mendoj se iniciativat për rishkruarjen e historisë, duhet të përshëndeten, aq më tepër që kjo tashmë ka lindur si nevojë aktuale e kohës. Shqiptarët nuk janë të vetmit, në këtë proces. Shumë vende, veçanërisht kohët e fundit në Evropën Lindore, kanë ndjekur të njëjtën rrugë.
Nuk duhet harruar fakti se historia e një vendi nuk mund të shkruhet sipas dëshirave apo tekave personale të një grupi njerëzish apo të individëve të caktuar. Po kështu nuk mund të rishkruhet as sipas ideologjive, urdhërave apo rregullave standarte me të cilat punon një institucion i caktuar. Tendenca për rishkrimin e historisë, duke e parë nga kënde vështrimi të dirigjuara, nuk ka lidhje me të vërtetën dhe as me historinë. Ajo mbetet një luftë politike ndërmjet klaneve të caktuara, që nuk i shërben vendit dhe shqiptarëve.
Po sjell një fakt për ilustrim. Le të marrim rastin e Kosovës; deri në 1999 Kosova ka qenë nën pushtetin e Serbisë. Nuk po flas për periudhën para 1999, por le t‘u hedhim një vështrim botimeve apo punimeve të bëra nga kjo kohë deri më sot. Nga analiza kritike e bërë në bazë të kritereve standarte të botimeve del se, shumë pak prej tyre janë në nivelin e duhur dhe konsiderohen, deri diku, punime serioze. Të vjen për të ardhur keq për faktin se, pjesa dërmuese e këtyre botimeve, kanë gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e institucioneve përgjesëse, apo organizmave në fuqi. ثshtë e vërtetë se janë ndërmarë projekte për ndërtimin e amjenteve moderne, por për fat të keq nuk janë vetëm ambjentet ato që shkruajnë historinë. Shembulli i kësaj është si të ndërtosh një Ministri të Jashtme, pa diplomatë të përgatitur. Kosova dhe shqiptarët kanë historinë e tyre. Ata janë pjesë e kësaj historie. Por historia duhet shkruar ashtu siç është. Ajo nuk mund të shkruhet e diktuar nga qarqe të caktuara, politike qofshin apo shkencore. Këto qarqe mund të japin ndihmesën e tyre me materialet që ata disponojnë dhe t‘i lenë studiuesit të bëjnë punën e tyre.
Dua të përshëndes, me këtë rast, iniciativën që ka marrë K.Ministri i Shqipërisë, mbi reformimin dhe riorganizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe institucioneve që mvaren prej saj dhe kjo me qëllimin e ngritjes së një qendre albanologjike, të mirëfilltë.
Në Kosovë, reformimi është shumë më i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arsye se, institucionet janë trashëguar nga një sistem dhe shtet që nuk ekziston më, për rrjedhojë institucionet nuk mund të vazhdojnë të jenë funksionalë dhe t‘u përgjigjen nevojave aktuale të Kosovës.

Republika: A ka kapacitet të mjaftueshëm studiuesish, për të nisur një proces i tillë dhe sa rrezik ka që historia deri më tani e shkruar, të ndërrojë vetëm emrin dhe ngjyrën e shkruesve?
DESTANI: Po qe se i referohemi vetëm Kosovës, atëherë më duhet të pohoj faktin se, momentalisht, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual për fillimin e këtij procesi sa të rëndësishëm aq dhe delikat. Këtë e vërteton fakti se një tubim shkencor që organizohet, i nënshtrohet patjetër ndikimit të qarqeve të caktuara politike.
Për të filluar procesin e rishkrimit të historisë, është shumë e rëndësishme të trajnohen studiues të rinj e sidomos njohës të gjuhëve të rralla si latinishtja, osmanishtja dhe greqishtja e vjetër. Për këtë, Qeveritë nuk mund të ketë justifikim se nuk kanë potencialin e duhur financiar, për të trajnuar një numër të kufizuar studiuesish. Në të kundërtën, nuk do të ndryshojë asgjë përveç autorëve dhe formateve të librit.

Republika: Si e shpjegoni faktin që tekstet më të thelluara të historisë së Kosovës p.sh., vitet e fundit po shkruhen jashtë trevave shqiptare dhe, në shumë raste nga studiues joshqiptarë?
DESTANI: ثshtë për të ardhur keq, por është e vërtetë edhe pse kjo nuk është rastësi dhe, nuk duhet të na habisë. E njejta gjë ka ndodhur edhe njëqind vjet më parë, kur studiues të ndryshëm, austriakë, gjermanë, anglezë apo francezë, kanë qenë më seriozë dhe më bindës, se librat e shkruar për të njejtën periudhë kohore, nga studiues shqiptarë, 50-të apo 100 vjet më vonë.
Mundësia që një libër, le të themi për Luftën e Dytë Botërore, të botohet në Londër, Paris apo Vjenë, ka të gjitha premisat që të jetë më serioz dhe më i kompletuar, duke patur parasysh mundësinë dhe lehtësinë e hulumtimeve në arkiva dhe biblioteka, që janë shumë më të pasura se arkivat apo bibliotekat vendore, në Tiranë apo Prishtinë. Por po qe se grumbullohen burimet nga arkiva të pasura, atëherë mundësia e shkrimit të historisë së kësaj periudhe, mund të jetë shumë më e avancuar dhe serioze, duke theksuar këtu faktin se një studiues shqiptar ka vullnetin dhe përkushtimin e duhur për të shkruar për vendin e tij, cilësi që ndoshta nuk i ka një një studiues i huaj.
Nga ana tjetër unë e shoh si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me studiues dhe institucione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Po kështu e shoh të vlefshme qenien në kontakt të vazhdueshëm, me ato institucione apo individë të njohur, që kanë shkruar apo trajtuar historinë shqiptare. Organizimi i konferencave apo simpoziumeve shkencore të përbashkëta, apo ftimi i tyre për të marrë pjesë dhe ligjëruar, në organizimet që mbahen brenda vendit, është një shkëmbim përvoje, shumë i vlefshëm.

Republika: Ju personalisht keni bërë emër në fushën e studimeve e të botimeve dhe konsideroheni ndër shpresat e shkencave historike shqiptare. اfarë mendoni se duhet të bëhet, që të kemi një histori që do të thotë të vërtetën dhe, do t‘u shërbejë brezave?
DESTANI: Siç e përmenda dhe më lart, përgatitja e kuadrit të nevojshëm, kërkimor dhe hulumtues, është e një rëndësie primare. Veç kësaj, nuk duhet të nxitohemi për të shkruar me shpejtësi maratonike, atë pjesë që i takon historisë së luftës së fundit të Kosovës. Duhet të pritet derisa të hapen arkivat për luftën e fundit, në mënyrë që të trajtohet sa më mirë dhe sa më seriozisht, lufta çlirimtare e Kosovës. ثshtë e vërtetë se në vend ka mjaft burime për këtë, por këto nuk janë plotësisht të mjaftueshme. Trajtesa politike ndërkombëtare, ze vendin e saj në historinë e një vendi.
Mendoj se është koha e duhur që studiuesit shqiptarë të fillojnë dhe të grumbullojnë materialet dhe dokumentat e nevojshme, që trajtojnë historinë shqiptare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti.
Fillimisht duhet të grumbullohen burimet e dorës së parë, shtypi i përditshëm apo periodik, revistat e ndryshme, materiale nga librat, dorëshkrimet dhe dokumenta nga arkivat e ndryshme, të kryeqyteteve të Evropës dhe SHBA-së.
Veç kësaj, me rëndësi është sigurimi i kushteve të punës dhe fondeve të nevojshme për këtë ndërmarrje kaq serioze, si dhe mos përzierja e ideologjive të ndryshme në histori.
Së fundi duhet të jemi të hapur dhe kritikë ndaj vetes, për t‘a parë dhe pasqyruar të vërtetën ashtu siç është, pa ngjyra emocioni apo përulje. Vetëm kështu do të lemë në duart e brezave të ardhshëm, thesarin e këtij vendi, të vërtetën e historisë së lavdishme, që ka populli ynë.

Republika: Si i shihni studimet e sotme historike në Kosovë?
DESTANI: Studimet historike në Kosovë janë akoma shumë larg, për qenë studime të mirëfillta. Mungesa e seriozitetit të duhur tek këto studime, vihet re në faktin se, shumica e tyre nuk mund të përballen me kritikën botërore, për të mundur të botohen më pas në gjuhë të huaja, me qëllim njohjen e këtyre punimeve, në qarqet shkencore ndërkombëtare. Studiuesit e Kosovës kanë akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Nuk duhet të vetëkënaqemi me arritjet e deritanishme, por të jemi kërkues ndaj vetes dhe t‘a vemë veten përballë niveleve studimore evropiane.
Bashkëpunimi i institucioneve të historisë së Kosovës me institucionet e Shqipërisë dhe Maqedonisë është shumë i nevojshëm. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment se, historia e Kosovës është pjesë e historisë së Shqipërisë dhe si e tillë duhet të trajtohet nga historianët shqiptarë.


APEL PثR DY QEVERITث TONA DHE PثR MECENثT SHQIPTARث!

Republika: Pas Pavarësisë së Kosovës, a mund të pritet kthimi në vend i atyre që janë shquar për punë rezultative në Evropë e gjetkë? A do të pranonit ju vetë, bie fjala, të ktheheshit në Prishtinë dhe të organizoni e të drejtoni ndërmarrje punësh shkencore? اfarë kushtesh, do të duhej të plotësojë në këtë rast, Qeveria e Kosovës.
DESTANI: Shqiptarëve nuk ju ka munguar asnjëherë kapaciteti intelektual, por intelektualëve ju ka munguar përkrahja e shtetit, për të realizuar atë që është më e vlefshme dhe në të mirën e vendit. Mungesa e kësaj përkrahje vazhdon dhe sot me përmasa të mëdha. Nëse bëhet një analizë studimore mbi emigrimin e intelektualëve, të cilët për fat të keq, vazhdojnë të mos e gjejnë veten në vendlindje, atëherë do të kuptohet qartë se shqiptarëve po ju thithet truri i dijes dhe ky është një nga gabimet më të mëdha, që po bëjnë qeveritë shqiptare.
Që të mund të rikthehet një intelektual, duhet t‘i sigurohen kushtet e nevojshme për të punuar dhe studiuar. Nëse dikush ka patur sukses jashtë vendit të tij, atje ku konkurenca është shumë më e madhe, është primare që, ai të jetë i suksesshëm në vendin e tij. Për këtë, mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një projekt për kthimin në vend të intelektualëve shqiptarë.
Së pari duhet të garantohet mundësia e punës dhe e pagesës. Krahas këtyre, duhet të sigurohen kuadrot, kushtet dhe ambjentet e nevojshme studimore, për të realizuar projektet e ndryshme, për të cilat ka nevojë vendi. Studiuesve do të duhej, t‘u mundësohej ballafaqimi me burimet e ndryshme botërore, të fushës së studimit të tyre.
Përsa më përket mua, mendoj se do të ishte kënaqësi të punoja në vendin tim, megjithëse më e rëndësishme për mua është të punoj për vendin tim, paçka vendit se ku jetoj. Nuk mund t‘a mohoj faktin se kam shumë nevojë për ndihmë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe asaj Shqiptare si dhe e donatorëve privatë kudo që ndodhen dhe që ju dhemb vendi i tyre. Qendra që unë drejtoj është e vetmja qendër e llojit të saj në Perëndim dhe si e tillë ka nevojë për mbështetje financiare. Në të kundërt nuk do të mund të realizohen ato dhjetëra projekte të gatëshme të historisë shqiptare. Kjo do të ishte ndihma më e madhe që i është dhënë ndonjëherë historisë shqiptare. Vendet fqinjë, si Greqia p.sh. ka shumë qendra për studime helenike, në shumë vende të botës, të cilat kanë buxhete marramendëse, pasi kanë mbeshtetjen e shtetit dhe të biznesit grek, ndërkohë që Qeveritë dhe afaristët shqiptarë nuk janë në gjendje të financojnë të vetmen qendër të studimeve shqiptare në Perëndim.
Të mos harrojmë se pa studiuar të kaluarën nuk mund të kemi një të ardhme të ndërtuar mbi baza të shëndosha. S.K.

#
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top