Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqiptarët të pakënaqur nga puna, paguhen pak e punojnë edhe në fundjavë

Aktualitet
Shqiptarët të pakënaqur nga puna, paguhen pak e punojnë edhe në fundjavë
1579619384668.png


60% e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë janë të pakënaqur me punën e tyre. Sipas një sondazhi EP & Partners Consultancy ku morrën pjesë e 1 528 persona me pozicione pune në qytetet të ndryshme të dy vendeve, rezulton se 51 përqind e te anketuarve janë të pakënaqur, 9 përqind shumë të pakënaqur, 32 përqind të kënaqur dhe 8 përqind shumë të kënaqur.


Çdo pjesëmarrës iu përgjigj 19 pyetjeve, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikuese dhe 11 me perceptimin e të anketuarve mbi punën.

lg.php
Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.

Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30 – 39 vjec.

57% po shohin mundësi të ndërrojnë punën në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, dhe mundësi karriere.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.

Gjithashtu, dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës / festave zyrtare. Konkretisht 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë, 17% shpesh dhe 31% ndonjëherë. Në institucione publike ndodh më rrallë, konkretisht në 55% të rasteve dhe në vetëm 5% të rasteve, gjithmonë.

Mapo.al
 
Last edited by a moderator:
Pike se pari jane te pakenqaur nga pagesat.
Sdi ne Kosove por ne Shqiperi pagesat jane vertet shumica e tyre skandaloze.
Nderkohe qe cmimet prekun stratosferen.
 
Brenda dites nuk pasurohesh, do fillosh me pak dhe pastaj make your way up.
Megjithate e kuptueshme qe rrogat jane qesharake ne Shqiperi.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top