Shqiptarët “pis milet”

Lauri

Anunnak
Gazeta turke: Shqiptarët “pis milet”. Erdogan i fyer nga busti i Gjergj Kastriotit


Gazeta opozitare turke Zaman i ka bërë jehonë reagimeve të indinjuara të politikanëve shqiptarë përballë kërkesë së djeshme të Erdoganit.

erd2_zpsm1onp8gb.jpg

Zaman përcillte disa nga deklaratat e depuetetit socialist Ben Blushi, si “Shqipëria nuk është një koloni e Turqisë” dhe se “asnjë president i një vend nuk mund t’i kërkojë një vendi tjetër diçka të tilla”. Blishi citoheje dhe për deklarata të tjera si “Nuk e kam parë lëvizjen e Gulenit të vrasë ndonjë. Shkollat që do të mbyllë Erdogani në Shqipëri kanë ndihmuar mijëra studentë” dhe se “Babai ynë nuk është Erdogani, por Ismail Qemali” – tha ai.

Zaman përcillte gjithashtu edhe deklaratat e ish-ministrit socialist të Ekonomisë Arben Malaj, i cili u shpreh se “mbyllja e shkollave në vendin tonë në këmbim të investimeve turke, bëhet për të transferuar telashet e brendshme të Turqisë në vendin tonë. Prania ekonomike turke në Shqipëri mund të jetë e rëndësishme, por për demokracinë do të ishte e dëmshme që të ndërmerreshin hapa të tillë”.

Zaman citonte edhe gazetarin Mero Baze, të cilit i përmendte ndër të tjera shprehjen se “më shumë se sa të jetë Turqia partneri ynë lindorë, duhet të jemi ne miqtë perëndimorë të Turqisë”.

Zaman përmendte edhe simbolet e sikletshme shqiptare në praninë e Erdoganit.
Zaman shkruante se gjatë konferencës së shtyp të përbashkët me homologun Bujar Nishani, qe i pranishëm edhe busti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka luftuar kundër Perandorisë Osmane.

erd3_zpsgpz14idr.jpg

Zaman e mbyllte duke cituar edhe se gjatë fotove të hedhura nga kryeministri Edi Rama, spikaste edhe njëra ku shihej Erdogani të kalonte pranë portretit të Ismail Qemal Bej Vlorës.
/BotaSot.
 
Titulli: Shqiptarët “pis milet”

Por popull kur sjeni vete per veti, cfar pret nga tjeret?
 
Titulli: Shqiptarët “pis milet”

Ne pis milet?

T'i shpallim lufte qe neser Turqise!!!


Jo jo.. neser qenka e diele e kemi pushim. Ta leme per te henen me mire.
 
Titulli: Shqiptarët “pis milet”

Ne pis milet?

T'i shpallim lufte qe neser Turqise!!!


Jo jo.. neser qenka e diele e kemi pushim. Ta leme per te henen me mire.

ahhahahaha te hene pik mjesit .
 
Titulli: Shqiptarët “pis milet”

Pis milet ne?Se kemi ditur ca eshte `pis mileti` deri kur na e mesuan turqit lol
 
Titulli: Shqiptarët “pis milet”

Mua kjo shprehja : "pis milet" me duket e papare,shume e gjetur ahhahahahahaha
 
Back
Top