Shqiptarët pasardhës të ilirëve?! Jo, është thjesht hipotezë

Love

βeℓℓe â๓e
Intervista e historianit Oliver Jens Schmitt, e publikuar pak kohë më parë, në të cilin ai hidhte dyshime mbi prejardhjen e shqiptarëve si pasardhës të ilirëve ka ngritur të tjera pikëpyetje mbi faktet historike dhe mësimin e historisë në bankat e shkollës.

shqiptaret.jpg


Në një shkrim të publikuar në gazetën "Tema", Nexhmedin Spahiu, drejtor i RTK-së në Kosovë, shkruan:

“Do t’ishte më e rrugës në tekstet tona të historisë të shkruhet: Prejardhja e shqiptarëve nuk dihet. Hipoteza më e besueshme është se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve, por për këtë akoma nuk ka fakte të mjaftueshme.”

“Schmitt-i nuk e ka mohuar këtë prejardhje. Ai veç se ka përsëritur atë që e ka thënë edhe Noel Malcolm, se nuk ka argumente të mjaftueshme shkencore se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Ky dyshim nuk do të thotë se është e sigurt që shqiptarët nuk e kanë prejardhjen prej ilirëve, por thjesht nuk dihet shkencërisht nëse e kanë apo nuk e kanë.”

Sa i përket teksteve të historisë, Spahiu thotë se faktet e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët nuk duhet të shikohet si një fakt i mirëqenë, por thjesht si një hipotezë.

Në tekstet tona të historisë nxënësit e studentët tanë mësojnë sikur është fakt i mirëqenë se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Nuk është mirë që nxënësit e studentët tanë si dhe opinioni i gjerë të mos dinë se çfarë është fakt e çfarë hipotezë. Do t’ishte më e rrugës në tekstet tona të historisë të shkruhet: Prejardhja e shqiptarëve nuk dihet. Hipoteza më e besueshme është se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve, por për këtë akoma nuk ka fakte të mjaftueshme.

Për Skënderbeun, Spahiu thotë se ai nuk ka qenë një udhëheqës kombëtar, por vetëm një sundimtar.

“Edhe Skënderbeu nuk ishte udhëheqës kombëtar, por vetëm një sundimtar. Në shekullin XIX ai u shndërrua në një kryehero kombëtar nga rilindësit shqiptarë, me qëllim mitizimi. Madje, lëvizjen e kombformimit shqiptar e quajtën Rilindje Kombëtare, me demek se shqiptarët në kohën e Skënderbeut paskëshin qenë komb dhe tani po lindnin sërish si komb. Por kjo gjë nuk përkon me të vërtetën historike, sepse shqiptarët në atë kohë akoma nuk ishin komb. Në mesjetë nuk kishim të bënim me konceptet që solli modernizmi (epoka e kombeve), siç është urrejtja ndëretnike, interesat kombëtare etj.”
Shekulli
 
Pe: Shqiptarët pasardhës të ilirëve?! Jo, është thjesht hipotezë

Ahahahaha po shyqyr mo na asht mbush toka me historian .....
 
Titulli: Shqiptarët pasardhës të ilirëve?! Jo, është thjesht hipotezë

“Schmitt-i nuk e ka mohuar këtë prejardhje. Ai veç se ka përsëritur atë që e ka thënë edhe Noel Malcolm, se nuk ka argumente të mjaftueshme shkencore se shqiptarët e kanë prejardhjen prej ilirëve. Ky dyshim nuk do të thotë se është e sigurt që shqiptarët nuk e kanë prejardhjen prej ilirëve, por thjesht nuk dihet shkencërisht nëse e kanë apo nuk e kanë.”


Nuk dihet saktesisht !po sigurisht se nuk dihet, pasiqe jemi populli me i vjeter dhe kjo del se jemi pasardhes ilir pra.
 
Back
Top