Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lekë në muaj

Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore.

varferia-300x1921.jpg


Sondazhi, cilësia e të cilit konsiderohet shumë e lartë, zbuloi se afro 37 për qind e familjeve shqiptare disponojnë të ardhura mujore prej më pak se 9,630 lekë, një shifër kjo poshtë minimumit jetik, duke sugjeruar se varfëria është rritur me hapa marramendës gjatë viteve të fundit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 20 për qind e Njësive Ekonomike Familjare kanë të ardhura mes 9,600 dhe 15,600 lekë në muaj, ndërkohë që vetëm 1.2 për qind e familjeve kanë të ardhura prej më shumë se 95 mijë lekë në muaj.

Instituti i statistikave kreu një vrojtim të ngjashëm në vitin 2007, ku zbuloi se familjet nën minimumin jetik qenë reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të bumit, por nuk ka kryer asnjë studim të tillë që nga ajo kohë, kur Shqipëria është prekur nga kriza ekonomike botërore.

Vrojtimi Social Europian bazohet në një metodologji të hartuar nga një ekip shkencëtarës socialë europiane. Në Shqipëri janë përzgjedhur me kritere rigoroze kampionimi 1500 vetë dhe janë mbledhur 1200 përgjigje.

Afërsisht gjysma e popullatës shqiptare sipas vrojtimit rezulton e papunë në kërkim aktiv për punë ose e papunë që dëshiron të punojë por beson se nuk ka punë të disponueshme. Vrojtimi ka nxjerrë statistika shumë të ndryshme nga ato zyrtaret në Shqipëri, të cilat thonë se më pak se 13 për qind e shqiptarëve janë të papunë në kërkim të punës.
G.shqip
 
Titulli: Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lek

Ato 1.3 miliard dollaret qe fluturuan gjat periudhes 2005-2010 ishin te Shqiptarve,te grabitura nga sistemi. Kaq pak jan te rregjistruara nga GFI.
2012 ka shenuar nje rikthim 15 vjeçar per ekonomine e familjeve Shqiptare,bilanci ishte si i '97.
Shqiptaret ti thon boll ketyre njerzve qe abuzojn me Pushtet duke i vjedhur cdo dite,ti thon STOP njerezve qe shiten si Biznesmene duke u favorizuar nga pushteti apo duke pastruar parate e tyre.

Gazetaret nderkombtare te Washingtonit posedonin nje liste shum te gjate me njerez qe kishin depozita bankare ne ishullin Kayman (parajse fiskale),gazetat Shqiptare raportonin qe ne ate liste jan dhe 2 emra Shqiptare. Nese kjo liste nuk esht zhdukur,emrat do behen te ditur... ndoshta dhe ato Shqiptaret. (emra qe sdo i kemi te degjuar kurre ndoshta,pastrim i PASTER)
 
Titulli: Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lek

Eh keto te dhena diheshin me kohe..ka vite qe Shqiperia eshte ne kete gjendje me keta politikan qe kemi..
I mjeri popull.
 
Titulli: Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lek

Diheshin por në vend të përmirësohet më keq po bëhet, për jetesën dhe të ardhurat e shqipëtarëve..
Vërtet të mjerët njerëz që kur Sala vete kalon fundjavën nëpër vilat e tij bregetare, njerzit e shkretë venë punojnë si qeni dhe ato ditë që duhet të qetësoj kockat .. se duhet tu japin bukë të hanë femijëve..
Medet për Shqipërinë dhe shqiptarët..
 
Titulli: Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lek

Shqiptaret me memorje me te shkurter se peshku i arte ...... Per mua mire tju behet se nga koka e kane .....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shqiptarët, një popull i mjerë,37 për qind e familjeve,më pak se 10 mijë lek

qfare ti beshe ne temat ku duhet diskutuar nuk diskutohet edhe anasjelltas...
Me duket se jemi ne nje forum fetar dhe bejme gara
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top