Bilderberg
Anëtar i ri
Prokurorja e Përgjithshme do të miratojë kërkesat e shërbimeve të huaja për përgjimet. Përgjimet do të realizohen nga SHISH-i, Policia e Shtetit dhe SHKB-ja e Ministrisë së Brendshme. Në Shqipëri do të përgjohet edhe për llogari të shërbimeve të huaja informative apo policore. Përgjimi i individëve të dyshuar apo që janë nën hetim nga shërbimet e huaja informative apo policore mund të bëhet vetëm nëse prokurori i Përgjithshëm do të miratojë kërkesën për përgjim, që do të depozitohet prej tyre.
Pas miratimit do të jenë sektori i përgjimeve në SHISH, seksioni i përgjimeve në Policinë e Shtetit dhe ato të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme që do të realizojnë këto përgjime për llogari të shërbimeve të huaja.
Një gjë e tillë është vendosur pas propozimit të Këshillit të Ministrave dhe miratimit nga Parlamenti me Ligjin numër 9885 datë 3.3,2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin numër 9157 datë 4.12, 2003 për përgjimin e telekomunikimeve”. Sipas nenit 19 të këtij ligji, me kërkesë të shërbimeve të huaja informative/policore dhe me miratimin e prokurorit të Përgjithshëm, sektori i përgjimeve në SHISH ose seksioni i përgjimeve të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme mund të realizojë sipas rastit përgjimin, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për llogari të Shërbimit Informativ apo policor të huaj.
Përgjimet me vendim gjykate
Ndryshimet në ligjin për përgjimet e telekomunikacioneve, të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me dekretin numër 5669, datë 21 mars 2008, flasin edhe për përgjimet që mund të realizohen, nëse do të autorizohen nga gjykata.
Kështu, në nenin 23 të këtij ligji thuhet se prokurori i Përgjithshëm ose prokurori i autorizuar prej tij, me akt zyrtar, bashkëshoqëron dhe komunikon vendimin e gjykatës në sektorin e përgjimeve. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, proceset teknike të përgjimeve të komunikimeve, nëpërmjet pajisjeve të telekomunikacionit, për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226 të Kodit të Procedurës Penale, kryhen në mjediset e zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, në përputhje me ligjin. Përgjimet e autorizuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda kushteve të sigurisë teknike, të transferohen në pajisjen e instaluar në mjediset e zyrës së prokurorit të Përgjithshëm brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Përgjimet nga Policia e Shtetit
Ndryshimet dhe shtesat në ligjin për përgjimet e telekomunikacioneve të miratuara nga Parlamenti më datë 3 mars 2008 dhe që është dekretuar rreth tri javë më pas nga Presidenti i Republikës, zyrtarizojnë të drejtën për të përgjuar organeve të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Të dyja këto struktura tashmë do të kenë dy sektorë të posaçëm përgjimi, që do të përgjojnë për llogari të Policisë së Shtetit dhe SHKB-së së Ministrisë së Brendshme. Dhënia e kompetencës për të përgjuar dy strukturave të sipërpërmendura shkaktoi polemika të shumta gjatë muajit janar, kohë në të cilën u prezantua projektligji i qeverisë për ndryshimet në ligjin e përgjimeve. Ky projektligj, tashmë i kthyer në ligj dhe i dekretuar nga policia, i ka hequr të drejtën ekskluzive organit të Shërbimit Informativ Shtetëror për të realizuar përgjimet. Specialistë dhe ish-drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror, në prononcimet e tyre e cilësuan absurd dhe shkatërrimtar projektligjin e propozuar nga qeveria për ndryshimet dhe shtesat në ligjin për përgjimet e telekomunikacioneve.
(Albania) 21.04.2008

Redaktimi i fundit: