polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Dikur qendra më e madhe e populluar me shqiptarë në botë, Shkupi është mbipopulluar me maqedonas. Nga më shumë se 50 për qind deri në vitet e 60-ta, kryeqendra e Maqedonisë tani është e populluar me vetëm 25 për qind shqiptarë.
Faji është te politika maqedonase, e cila u kishte mundësuar maqedonasve nga pjesët rurale të Maqedonisë lindore të bëhen banorë të kryeqendrës. Pikërisht nga kjo politikë, shqiptarët në të ardhmen duhet të krijojnë një vizion për ringjalljen e Shkupit. Profesori dhe demografi Asllan Selmani sqaron se si politika maqedonase e humbi përqindjen e shqiptarëve të Shkupit. “Në vitet e 60-ta kur u ndërtua ‘Hekurana’ në Shkup kishin ardhur rreth 13 mijë maqedonas nga pjesa lindore, gjegjësisht gjysma e Kriva Pallankës është në Shkup. Me një vendim të asaj kohe se kush nuk ka punë të përhershme nuk mund të banojë në Shkup, qeveria kishte pamundësuar vendosjen e shumë shqiptarëve që dëshironin të qëndronin në kryeqendrën e Maqedonisë”, tha Selmani. Sipas tij, faktori kryesor për këtë dyndje të madhe të maqedonasve nga provinca në Shkup ishte koncentrimi industrial.
“Shkupin do ta humbnim si Manastirin me politikën e tillë, por falë natalitetit të ulët të maqedonasve kjo nuk do të realizohet. Tani nga rreth 5 mijë nxënës që regjistrohen në shkollë fillore, 2500 janë shqiptarë”, tha Selmani.
Sipas tij, një fenomen që duhet të ndiqet në të ardhmen është vendosja në Shkup e shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore. Shqiptarë nga Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Kërçova etj, që punojnë në Shkup duhet të investojnë aty ku kryejnë veprimtarinë e tyre me qëllim që ta balancojnë përqindjen e shqiptarëve me të maqedonasve.
“Mendoj të banoj në Shkup pasi këtu edhe punoj. Nëse do të investoja në vendlindjen time, shpenzimet për udhëtim dhe humbja e kohës do të ishte shumë e madhe. Shtëpinë në Tetovë nuk ma merr askush, qëllimi është ta shpëtojmë Shkupin nga dyndja maqedonase”, tha Agim Emrullahu nga Tetova që punon në administratën shtetërore në Shkup.
Aktualisht Shkupi sipas profesorit Selmani ka rreth 150 mijë shqiptarë, e jo siç pohojnë maqedonasit rreth 120 mijë. Gjithashtu, përkundër gjithë këtyre ardhjeve të maqedonasve nga pjesa lindore, Shkupi mbetet qendra me më shumë shqiptarë në Maqedoni.
“Nëse vazhdon rritja e natalitetit në këtë mënyrë, pa pasur ndonjë migracion, atëherë Shkupi do të arrijë mbi 50 për qind me shqiptarë diku pas rreth 30 viteve”, thekson Selmani, i cili pohon se kjo periudhë do të shkurtohet nëse më shumë shqiptarë do të vendoseshin në kryeqytet.
Analistë të ndryshëm politikë theksojnë nevojën që politika shqiptare në Maqedoni gradualisht të ndryshojë kahen duke e konsideruar Shkupin si kryeqendra që duhet të kthehet sërish.
Universitetet koncentrohen në Shkup
Me shpërndarjen e fakulteteve të ndryshme të USHT-së nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë u humb koncentrimi i këtij universiteti vetëm në Tetovë. Duke parë përfitimin dhe garën më serioze mes studentëve, edhe UEJL ka vendosur qendrën kryesore të saj ta bartë në Shkup. Së shpejti në afërsi të Sarajit, UEJL do të ndërtojë një kompleks të ri gjigant që do të mblidhte studentë nga Lugina e Preshevës, Kosova dhe Maqedonia. Mbetja e shumë prej këtyre studentëve në kryeqendrën e Maqedonisë, lidhjet e tyre, krijimi i familjeve të reja do ta përshpejtonte rritjen e përqindjes së shqiptarëve në ish-kryeqendrën e Dardanisë.
BDI e PDSH selitë t’i vendosin në Shkup
Dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH duhet që selitë e tyre kryesore t’i vendosin në Shkup, duke iu qëndruar përballë partive politike maqedonase. Edhe pse BDI pat deklaruar se zyrat kryesore do t’i ketë në Shkup, sërish të gjitha aktivitetet e saj i bën nga selia e saj në Reçicë të Vogël. Shumica e partive të tjera më të vogla që kanë kuptuar rëndësinë për të garuar nga Shkupi selitë e tyre i kanë vendosur në kryeqendrën e Maqedonisë, aty ku janë të gjitha institucionet shtetërore, Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria.