Shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
sali_berisha_konference.jpg


Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se sasia e importeve nga jashtë po ulet nga viti në vit, duke sinjalizuar rënie të mëtejshme të konsumit.

Në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, importet totale në sasi ishin sipas doganave rreth 3 milionë e 800 mijë tonë ose 4.5 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është viti i dytë rresht kur volumi i importeve bie. Në vitin 2010 madje tkurrja ishte edhe më e fortë, gati 12 për qind.

Shifrat tregojnë se rënia e importeve ka prekur thuajse të gjitha produktet, që nga ushqimet bazë dhe deri tek lëndët e para. Por rënia ka qenë më e fortë tek ato produkte, të cilat përdoren për konsum direkt. Sipas doganave importi i mallrave të gatshëm për konsum final u ul në dhjetë muajt e parë të 2011-ës me mbi 11 për qind, duke sinjalizuar për një rënie të mëtejshme të konsumit.



Ndryshon sjellja e konsumatoreve

Ekspertët thonë se rënia e konsumit është e lidhur me dy shkaqe kryesore. Së pari kriza ka ndryshuar sjelljen e konsumatorëve, të cilët hezitojnë të shpenzojnë dhe po priren më shumë drejt kursimit për shkak të pasigurive. Në dy vitet e fundit rritja e depozitave në banka ka qenë të paktën 2 herë më e lartë se sa ritmi i rritjes në vitet e mëparshme.

Edhe pse një pjesë e kësaj rritje është e lidhur me transferimin e kursimeve nga emigrantët për shkak të situatës jo të mirë financiare në disa vende fqinje, sërish Banka e Shqipërisë thotë se ajo reflekton edhe ndryshimin e sjelljes së individëve. Megjithatë hezitimi dhe pasiguritë nga kriza nuk janë shkaku i vetëm që po frenon konsumin.

Banka e Shqipërisë thotë se gjatë vitit të kaluar një pjesë e familjeve mund të jenë përballur më rënien e të ardhurave. Familjet e varura nga dërgesat e të afërmve të tyre në emigrim janë ato më të prekurat. Që pas 2007-ës transfertat e emigrantëve kanë rënë mesatarisht me 7-8 për qind në vit dhe vazhdojnë të tkurren me ritme të larta.

Por rënia e të ardhurave mund të ketë prekur edhe të tjera familje veç atyre që varen nga emigrimi. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të cilave u referohet edhe Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, pagat reale në ekonomi u ulën me 1.8%, veçanërisht për ata që punojnë në sektorin privat, pasi bizneset ose kanë frenuar rritjen e pagave ose i kanë rritur ato më pak se inflacioni. Konsumi është përbërësi kryesor i kërkesës në ekonomi, duke zënë 60 për qind të saj. Rënia e konsumit është shkaku kryesor se pse rritja ekonomike ka rënë në nivelet më minimale të 20 viteve të fundit.​

Burimi: TemA
 
Titulli: Shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak

Mire qe ulet konsumimi por fotoja e Sales ç'do ketu !!!
Apo dhe ky nuk konsumon me !!!
 
Pe: Titulli: Shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak

Mire qe ulet konsumimi por fotoja e Sales ç'do ketu !!!
Apo dhe ky nuk konsumon me !!!

Sepse ky Zotria ne foto e ka rrenuar SHQIPERIN, edhe esht fajtori kryesor i "DRAMES SHQIPTARE".

Kalofsh Mire !
 
Titulli: Shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak

u cmimet ne stratosfere njerezit mezi jetojne Hajde lajm hajde .Boje pra shoku sali rrogen minimale 500 euro e shikoje a harxhojne njerezit apo JO .
 
Back
Top