Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Kresha

A pretty face can never trick me
Kreu komunal i Gjakovës, Pal Lekaj, ishte të premten nikoqir i kreut të kishës katolike, ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergjit. Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit kanë konstatuar se shprehja tolerancë fetare midis shqiptarëve është më shumë se aq, sepse komuniteti i fesë myslimane dhe ai katolike i përkasin të njëjtit komb dhe janë të një gjaku e të një trungu dhe jetojnë bashkërisht. “Nuk kemi nevojë të zbulojmë metodologji të reja, sepse jetojmë bashkë, jemi të një gjaku e trungu, me raporte të mira e vëllazërore”, ka thënë imzot Dodë Gjergji.

“Shqiptarët e fesë katolike dhe ata të fesë islame nuk kanë dallime kombëtare, por janë pjesë e bashkësisë së Kosovës. Ne që të dyja komunitetet fetare kanë qenë dhe janë shtytëse të proceseve të lirisë dhe pavarësisë, të demokracisë dhe integrimit të shtetit të Kosovës në familjen e madhe evropiane”, ka thënë kreu i kishës katolike imzot Gjergji.

Ndërkohë kryetari Lekaj ka thënë se “komuna e Gjakovës përherë ka qene dhe do të mbetet shembull i bashkëpunimit, dashurisë dhe respektit reciprok në mesë të dy komuniteteve fetare. Kisha katolike në Gjakovë dhe Bashkësia Islame në këtë komunë, përherë u kanë paraprirë proceseve pozitive dhe kanë qenë shtytëse të tyre për një jetë të përbashkët, pa dallim feje”, ka thënë kryetari Lekaj. Ai ka kërkuar nga Ipeshkvi i Kosovës që bashkërisht me prijësit e fesë islame të jenë prezentë me popullin dhe me një vullnet të mirë të ndihmojë atë dhe shtetin e Kosovës që sa më parë të lulëzojë demokracia dhe të rritët mirëqenia dhe prosperiteti, që janë indikatorë kryesorë për integrim në Bashkësinë Evropiane.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dedë Gjergji, ka komentuar edhe idenë që në shkollat e Kosovës të futet si lëndë mësimi fetar. “Nuk mund të ndaj mendimin e Kishës nga ai personal. Dhe nuk mund të veproj ndryshe”, ka thënë imzot Gjergji, duke shtuar se “këtu të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm”, ndërkohë që ka shtuar se “feja mësohet në kishë ose xhami”. /Marrë nga www.koha.net/
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Insh-Allah sa ma shpejt kejt Shqiptart e Kosoves bohen Musliman .
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Mesimet fetare ne shkolle?! Do te ishte e papranueshme dhe shume e demshme per Kosoven.
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Se harrova te komentoj sa i perket futjes se mesimit fetar neper shkolla , do ishte shum mir .

por po kundershtojn kta katolikt , se po e din qe kur tfillojn me fol diqka lidhje me fen katolike nuk rrin asnje nxans apo 2-3 nxansa , e per ate po kan frik , ose edhe ata 2-3 nxansa pak qe po jan neper klasat ne shkollat e Kosoves mos po bohen Musliman .
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Bravo u qofte, keshtu duhet t'ja japum krahun njeri tjetrit edhe sa i perket futjes se lendes fetare ne shkolla. Pres me padurim...!
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Sa i padrejte eshte ai zoti juaj, lere qe ju vendos ne nje toke qe nuk i perkisni por ju ben padrejtesira te tjera si dhenja e emrit shqiptar dhe kufizimi i trurit.
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

Bravo u qofte, keshtu duhet t'ja japum krahun njeri tjetrit edhe sa i perket futjes se lendes fetare ne shkolla. Pres me padurim...!

E per c'fare duhen Lendet fetare neper shkolla ? C'fare mund ti mesojne brezit te ri ? apo prralla me parajse dhe me xhindre .
 
Titulli: Shqiptarët kanë fe të ndryshme, por vetëm një komb

E per c'fare duhen Lendet fetare neper shkolla ? C'fare mund ti mesojne brezit te ri ? apo prralla me parajse dhe me xhindre .

o t'i cojme ne Vatikan, qe ta shohin me sy se nese nuk behen myslimane atehere i pret nje e perdhunim i rende nga prifterinjt....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top