Shqiptarët ikin, muhaxhedinët vijnë

Lauri

Anunnak
SHQIPTARثT IKIN, MUHAXHEDINثT VIJNث, USHTRIA KOMBثTARE MBLEDH LESHTERIKث Nث DET

mqx3_zpsc6berdg9.png


Fillon të ekzekutohet plani për kthimin e Shqipërisë në Kalifat të Zi. Kështu kanë bërë sulltanët e Stambollit pesë shekuj për të prishur struktorën e popullsisë. Dhe vini re, muhaxhedinët që i sjellin në Shqipëri me mijëra, këta luftëtarë iranianë të mirëstërvitur për veprime luftarake, i strehojnë në Tiranë, mesa duket që Qeveria ti këtë si kontingjent për tu mbrojtur nga populli i vet. A nuk ju duken tashmë qeveritarët tanë si fytyrë palarë pas kësaj që po bëjnë. Sepse a nuk e dini se Ushtria jonë, si të ishte çeta pezake partizane e Bab Myslymit, nuk ka tanke, nuk ka avionë, nuk ka artileri të rëndë, nuk ka raketa dhe Mimi Kodheli në krye të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet dukshëm si një kumandare çetash vullnetare. Kjo ministre, që as nuk e ka konceptin për ushtrinë, thënë hapur një Tabula Rasa, e ka kthyer ushtrinë në një batalion pune që mbledh kanaçe e leshterikë në breg të detit. Ne tashmë me të vërtetë e kemi një ushtri: muhaxhedinët.

mux1_zpsfhtl9rju.png

E çfarë ishin armët kimike përpara muhaxhedinëve? Asgjë? Pse tani hesht populli. Pse tani heshtin shoqatat e pjerdhura. Asnjë zë. Asnjë protestë. Asnjë gazetë nuk e ngre si problem. Ua kanë mbyll gojën me shtupë, me një shuk dollarësh dhe eurosh. Shqiptarët arratisen nëpër botë, se nuk kanë punë e asnjë mundësi jetese, vdesin fëmijët e të rinjtë për mungesë mjekimesh e ilaçesh, futen në burg të varfërit për një faturë dritash e këta sjellin muhaxhedinët (si palestinezët që sillte Enveri aty nga viti 1970). Të cilët natyrisht duan edhe kushte shumë të mira, madje në kryeqytetin shqiptar, apartamente të reja po edhe një xhami tjetër të madhe e duan me siguri. Se këta muhaxhedinët nuk mund ti çosh ta zëmë në Kukës, as në Pukë, as në Memaliaj, as në Gramsh, as në Librazhd...jo more, ç' është ajo punë, i do qeveria afër.

Qeveri idiote si kjo, deri me sot, nuk kishte parë Shqipëria. Shënojeni edhe këtë idiotizëm të pacak si një prej sukseseve tuaja delirante. Dhe lexoni çfarë shkruan më 4 mars 2016, AWD News.com në një lajm nga Bagdati me titull:
"Grupi themelues i terroristeve anti iranian organizata Muhaxhedinëve e Kalq MKO është bashkëpunëtore me shtetin e ISIS". Ata shtojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadam Hiseinit dhe kanë bërë masakra mbi popullsia e Kurdistanit të Irakut.

Ja një lajm i plotë i datës 4 mars 2016 dhënë nga agjensitë e lajmeve nga Bagdati:
(Baghdad, Irak) - Sipas burimeve mirë të informuara të sigurisë, sot në mëngjes Policia Federale e Irakut ka neutralizuar një sulm vetëvrasës nga një grup të terroristëve MKO( Muhaxhedinet) që kishin si target një mbledhje e klerikëve të shquar sunni.
Edhe pse yëdhënësi i policisë irakiane ishte e gatshme për të shkuar në hollësi të mëtejshme, por rrëfimet e mëparshme të bëra nga anëtarët e arrestuar ISIS tregojnë shkallën e madhe për të cilën MKO është duke bashkëpunuar me të ashtuquajturin Shtet Islamik. Maryam Rajavi, presidenti i vetëshpallur i muxhahidinëve Popullore të Iranit, ka urdhëruar grupimin e tij për të zhvilluar marrëdhënie të ngushtë me komandantët në terren ISIS.
Vëzhguesit besojnë se për shkak të përvojës ushtarake të MKO-së në luftërat guerile dhe kryerjen i një numër të operacioneve terroriste kundër civilëve, pjesë e këtij grupi terrorist të shërbejnë si mjete të vlefshme për ISIS në vrasjen e figurave kryesore të Irakut.
Mediat e Katarit dhe Saudite të financuara, shtuar propagandën e tyre të egër kundër ushtrisë irakiane dhe forcave popullore në mes rritur spekulimet e një sulmi e një suksesi të madh nga terroristet e MKO.

Frustruar me pengesat e fundit ushtarake, Riadi kërkon të vazhdojë të nxisë luftën etnike në Irak duke kryer sulme terroriste - Duke përdorur qofte ISIS dhe MKO-për likuidimin udhëheqësve kryesor suni dhe pastaj duke treguar me gisht sikur këto veprime i ka kryer në ushtria irakiane.

Tani mesa duket i erdhi rradha ti dalë tymi Shqipërisë. A ka ndonjë këshilltar qorr në kryeministri t'ia përkthejë këto shkrime atij që drejton Qeverinë dhe Shqipërinë si të ishim një vend i botës së tretë e shqiptarët i trajton si qytetar të dorës së dytë.
Tani pyetja shtrohet, a do të punësohen muhaxhedinët si garda pretoriane kryeministrore dhe a do të bëjmë një reformë që të votojnë edhe muhaxhedinët.
Për popullin shqiptar kush po pyet...nga sytë këmbët....aq më tepër kur populli nuk pyet për vetveten.

KOLEC TRABOINI 7 gusht 2016
 

Attachments

  • mqx3_zpsc6berdg9.png
    mqx3_zpsc6berdg9.png
    342.1 KB · Shikime: 0
  • mux1_zpsfhtl9rju.png
    mux1_zpsfhtl9rju.png
    656.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Shqiptarët ikin, muhaxhedinët vijnë

SHQIPTARثT IKIN, MUHAXHEDINثT VIJNث, USHTRIA KOMBثTARE MBLEDH LESHTERIKث Nث DET

mqx3_zpsc6berdg9.png


Sepse a nuk e dini se Ushtria jonë, si të ishte çeta pezake partizane e Bab Myslymit, nuk ka tanke, nuk ka avionë, nuk ka artileri të rëndë, nuk ka raketa dhe Mimi Kodheli në krye të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet dukshëm si një kumandare çetash vullnetare. Kjo ministre, që as nuk e ka konceptin për ushtrinë, thënë hapur një Tabula Rasa, e ka kthyer ushtrinë në një batalion pune që mbledh kanaçe e leshterikë në breg të detit. Ne tashmë me të vërtetë e kemi një ushtri: muhaxhedinët.

@Neve e hape temen ne nje moment perfekt, ne lidhje me ushtrine e muhaxhedineve ne Tirane.
http://www.forumivirtual.net/lajme-nga-shqip-ria-54/ushtria-pastron-plazhet-apel-pushuesve-61190/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • mqx3_zpsc6berdg9.png
    mqx3_zpsc6berdg9.png
    342.1 KB · Shikime: 0
  • mqx3_zpsc6berdg9.png
    mqx3_zpsc6berdg9.png
    342.1 KB · Shikime: 0
Back
Top