LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Shqiptarët janë më të frikësuarit në rajon për ndikimin e inteligjencës artificiale. Një studim i fundit i realizuar nga ‘Balkan Barometer’, një projekt i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, zbuloi se 46% e shqiptarëve kanë shqetësime të theksuara për këtë teknologji.
Studimi që përfshiu vendet e Ballkanit Perëndimor, tregoi se Shqipëria është në krye për nivelin e frikës nga ndikimi i inteligjencës artificiale, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovinë, dhe Mali i Zi.
Inteligjenca artificiale tashmë po ndikon në shumë fusha, nga ekonomia te edukimi, por frika e shqiptarëve buron kryesisht nga mungesa e informimit dhe shqetësimet për humbjen e vendeve të punës.
Një teknologji e aftë për të automatizuar shumë procese, frika kryesore lidhet me humbjen e vendit të punës duke ulur nevojën e tregut dhe kompanive për fuqi punëtore.
Gjithashtu, AI mund të favorizojë shumë biznese të mëdha të cilat kanë kapacitet financiar për të investuar në këtë teknologji, duke nxitur pabarazi dhe duke dëmtuar konkurrencën për bizneset e vogla, të cilat zënë peshën më të madhe në mbulesën e sipërmarrjeve në vend.
Sipas raportit, shqetësimet për AI lidhen edhe me ndikimin e saj në privatësinë personale dhe kontrollin që kompanitë e mëdha teknologjike mund të kenë në jetën e përditshme.
Nga ana tjetër, përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të ndihmojë në sektorët publikë, si në shëndetësi apo edukim, duke shkurtuar dhe shpejtuar procedurat burokratike me anë të digjitalizimit.
Studimi vë në dukje se ndërgjegjësimi mbi përfitimet dhe rreziqet e kësaj teknologjie është thelbësor për të ulur frikën.
Gazeta Tema